Heshtja kriminale e Bashkisë së Tiranës
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...

Shqipëria sa vjen e po bëhet një vend i preferuar nga të huajt për të jetuar e punuar.
Numri i të huajve që kanë marrë leje qëndrimi në Shqipëri është rritur ndjeshëm në vitin 2023, sipas të dhënave të INSTAT, me dominim të shtetasve të Kosovës, Italisë dhe Turqisë.
Ndërsa italianët vijnë kryesisht për të punuar, apo studiuar, turqit kryesisht për të punuar, shtetasit e Kosovës vijnë më shumë për arsye të bashkimit familjar. Në Shqipëri po vijnë dhe shtetas indianë, që janë të gjithë për të punuar.
Sipas INSTAT, në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.460 banorë, duke pësuar rritje me 18,2%, krahasuar me vitin 2022. Rreth gjysma e tyre janë në Shqipëri për të punuar.
Numri i të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt me 63,8%, kundrejt femrave me 36,2%. Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22,7%, krahasuar me vitin 2022.
Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023, respektivisht me 3.712, 3.375 dhe 1.693 banorë.
Të huajt me origjinë nga Evropa rezultojnë 15.223 banorë në vitin 2023 dhe përbëjnë 70,9% të të huajve gjithsej, kundrejt 73,3% që përbënin në 2022.
Punësimi është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2023 me 48,3%. Në vitin 2023 janë evidentuar 6.630 të huaj të parregullt në territorin e vendit, ku pjesën më të madhe të tyre, rreth 44,0%, e zënë të huajt me origjinë nga Afganistani dhe Siria.
Të huajt në Shqipëri
Gjatë vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi përbëhet nga 13.691 meshkuj dhe 7.769 femra.
Grup-mosha dominante e të huajve me leje qëndrimi është 30-39 vjeç, e cila përbën 22,5% të të huajve gjithsej me leje qëndrimi.
Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22,7%, krahasuar me vitin 2022. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Kosova dhe Italia përbëjnë 28,5% të aplikimeve gjithsej në 2023.
Të huajt në Shqipëri sipas kontinenteve
Të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri sipas vendit të origjinës kryesohen në vitin 2023 nga vendet e Evropës, duke zënë 70,9% të të huajve gjithsej. Të huajt me origjinë nga Evropa janë 15.223 persona, duke shënuar një rritje me 14,5%, krahasuar me 2022. Të huajt me origjinë nga Azia janë 3.784, duke shënuar një rritje me 43,3%, krahasuar me 2022. Të huajt me origjinë nga Amerika, Afrika dhe Oqeania janë 2.453, duke pësuar një rritje me 10,8%, krahasuar me vitin 2022.
Të huajt në Shqipëri sipas vendit të origjinës
Në vitin 2023, të huajt me origjinë nga Kosova janë 3.712 banorë, duke shënuar një rritje me 31,2%, krahasuar me 2022, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.375 banorë, duke shënuar një rritje me 14,5%, krahasuar me 2022.
Gjysma vijnë për të punuar, italianët dhe studiojnë
Në vitin 2023 të huajt me leje qëndrimi për arsye punësimi zënë 48,3% të të huajve gjithsej, ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 22,2%, arsyet të tjera me 13,3%, arsyet për qëllime humanitare me 12,4% dhe arsyet për studime 3,7%.
Te të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia, përveç arsyes për punësim (49,0%) vihet re edhe një dominim i arsyes për studim (17,7%).
Të huajt me origjinë nga Kosova kryesohen nga arsyet për bashkim familjar (43,5%) dhe arsyet të tjera (32,4%).
Të huajt me origjinë nga Turqia kryesohen nga arsyet për punësim (71,1%) dhe arsyet për bashkim familjar (25,8%).
Të huajt me origjinë nga SHBA dhe India dominohen nga arsyet për punësim, respektivisht me (62,6% dhe 95,7%).
Të huajt e parregullt
Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm rezultojnë 6.630 persona në 2023, kundrejt 8.335 personave në 2022.
Të huajt e parregullt sipas vendit të origjinës në 2023 kryesohen nga vende si Afganistani me 1.610 persona, Siria me 1.305 persona, Pakistani me 969 persona, Bangladeshi me 792 persona, Somalia me 475 persona dhe Maroku me 156 persona./ Monitor
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të...
Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave aj...
Këtë të mërkurë, vendi ynë pritet të jetë në ndikim të mas...
Ditën e sotme në vend kanë mbizotëruar vranësirat si dhe k...
Këtë të martë priten reshje mesatare dhe të dobëta në ...
Gjatë kësaj jave, vendi ynë pritet të ndikohet nga kus...
Sportistja me origjinë shqiptare, Eva Buzo me profesio...
Këtë të diel, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndiki...
Një birrë apo një gotë verë nuk bën dëm: kjo bindje ka zën...
Mjeku i njohur, Erion Dasho ka folur gjatë një interviste ...
Ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët në të gjithë t...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Për ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kus...
Ditën e sotme moti pritet të jetë i kthjellët e orët e plo...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë në tremujorin...
Ditën e sotme moti pritet të jetë i kthjellët me orë të pl...
Në një nga ato ditë të nxehta, me vapë përvëluese e di...
Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të...
Për javën që presim, vendi ynë pritet të ndikohet nga ...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...