Përjashtohet nga radhët e policisë ish-drejtori i DVP Shkodër
Ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Gentian Berberi është...
Ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Gentian Berberi është...

Në një nga ato ditë të nxehta, me vapë përvëluese e diellin që shkëlqen sikur do t’i vërë flakën botës, duhet të takohesha me një vajzë, e gjitha për çështje pune. Në pamje të parë dukej e sertë, moskokëçarëse, sikur s’i interesonte asgjë, vajzë e fortë, por nëse e shikoje në sy thellë brenda tyre fshiheshin trauma të mëdha, e shumë vuajtje.
Gjatë bisedës në një moment e shikoj me sy të trishtuar dhe uli kokën, i filluan lotët, s’po kuptoja, isha në një situatë të vështirë. Ai muri i akullit kishte rënë ishte thyer, ajo tashmë e kishte zbuluar veten përballë meje, për herë të parë në atë bisedë ajo shfaqi emocione. Në mendjen time kisha krijuar imazhin e një njeriu pa ndjenja. Me shumë delikatesë i thashë që dukesh shumë e "ashpër në retorikë", e gjitha kjo lidhur me temën e diskutimit për çështje pune.
Po e nis nga fillimi më tha, meqë arrite të kuptoje në sytë e mi dhimbjet e mia. Ajo ishte mbi të tridhjetat, pra kishte jetuar mbi 3 dekada, nëse mund t’i quaje jete. E reja me sy të bukur, me fytyrë engjëllore vinte nga një fshat i thellë malor, në veri te vendit. Me shtat të hollë, e me flokë të gjata. Vinte nga një familje e njohur në zonën e saj për bujari dhe besë. Ajo ishte fëmija i fundit e një familjeje me 7 anëtarë: mami babi, motrat dhe vëllezërit.
“Nëna ime ka qenë shumë e bukur, me flokë pis të zeza të gjata, e me sy të shkruar, kështu e kujtoj nëpër kujtime vegjëlie, por ama fytyrën dhe trupin e saj nuk i kujtoj dot pa shenja të nxirë. E di Glidonë, kujtimi i parë që kam në kokën time dhe nuk do ta harroj kurrë, është kur babi më dhunonte nënën me rripin e pantallonave, pse dreka nuk ishte gati. Në atë kohë të gjithë ishim të vegjël, në pamundësi për ta shpëtuar nënën nga tortura, më pas kujtoj që kjo u bë diçka e zakonshme në shtëpinë tonë.
Madje më paradoksalja edhe për gabimet që bënim ne si fëmijë nëna duhet të dhunohej. Nuk ka cep të asaj shtëpie që nuk është larë me gjakun e nënës sime. Prandaj nuk kam fuqi dhe guxim të shkoj në vendlindje. Në atë kohë unë nuk shikoja ëndrra me kukulla të bukura, apo me veshje të reja, në atë kohë unë kisha vetëm makthe dhe lutesha që një ditë e gjitha ajo të merrte fund. Ëndërroja që nëna të mos dhunohej më, të shikoja gëzim në fytyrën e saj dhe jo më lot, të mos kishte ulërima, doja një jetë të qetë edhe pse në fakt nuk e dija çfarë do të thoshte qetësi”, tha ajo.
“Fëmijët që rriten me dhunë do të bëhen patjetër dhunues, sepse ai është modeli që ata kanë marrë në jetë. Një herë edhe vëllai e kapi motrën për flokësh vetëm pse nuk i dha një gotë me ujë. E di pse e bëri? Sepse ai ishte burrë dhe ajo duhej që t’i bindej. Ne vajzat dhe gratë e shtëpisë duhet të bënim çfarë thonin "burrat" pasi ne për atë punë ishim, për të shërbyer. Fatmirësisht, vëllezërit u larguan nga ai vend, emigruan dhe aty filluan të emancipohen, të mësojnë vlerat dhe respektin për gruan.
E kështu kaluan ditët, kaluan vitet mes dhunës, torturës, ulërimave, të bërtiturave, fyerjeve, sharjeve dhe mallkimeve. Mua babi s’më ka dhunuar kurrë fizikisht, ama nga ana psikologjike më ka shkatërruar, nuk di të sillem me njerëzit, butë, qetë, kam frikë ndonjëherë mos bëhem si ai.
Motrat e mia u martuan me burrat që zgjodhi babai, nuk i la të shkolloheshin, pasi sipas tij gruaja është për të lindur fëmijë e për të bërë punë shtëpie, me pak fjalë shërbëtore e burrit. Kur u bëra adoleshente doja të ndiqja shkollën. Fshehurazi nëna dhe motrat më thonin shkollohu dhe largohu nga ky vend, shpëto veten, bëhu e zonja për veten që të mos varesh nga askush.
Aq shumë më ishin ngulitur në kokën time ato fjalë, sa mësoja çdo ditë e më shumë. Më pas babi donte të më martonte, ishte koha e rebelimit. E kërcënova, i thashë do largohem nga shtëpia, dua të shkollohem, të jem e pavarur. Plasi "lufta" në shtëpi, fatmirësisht edhe vëllezërit i kisha pro që të shkoja në shkollë.
Pas shumë peripecive arrita të bind familjen, u largova, erdha në Tiranë për në fakultet. Isha shumë naive, shumë e drejtë, shumë e sinqertë, nuk dija të bëja hile, nuk isha dinake. Shpesh më përdorën, sepse Glidona në këtë jetë të jesh e drejtë dhe e sinqertë është mëkat. Nuk doja shumë nga kjo jetë, kërkova ngushëllim, dashuri, mbështetje, por në të vërtetë atyre që ju besova më shumë, ma ngulën thikën thellë në shpirt. Mirë që e ngulën por edhe e përdrodhën që dhimbja të ishte e madhe. Ndaj sot jam bërë si copë akulli, e pandjeshme.
Babi kërkon edhe sot të më martojë, por unë i shoh burrat si armiq. Edhe ata që kam njohur shëmbëlltyrë e tij më kanë rezultuar. Nuk kam mundësi të ndryshoj fatin tim. Para disa javësh, nëna ime, tashmë e plakur, ishte dhunuar sërish, e këtë herë për fajin tim. Babi i kishte kërkuar llogari pse unë nuk pranoj të martohem, e kishte dyshime se nëna më mbështet në këtë vendim.
U ndjeva në faj, qava, mendova të vrisja veten, nuk dija ç’të bëja tjetër. I kam kërkuar nënës disa herë të largohet nga shtëpia, të vijë të jetojë me mua, pasi kam një pagë të mirë, një punë të mirë dhe mundem ta mbaj, por ajo nuk pranon. Thotë se babi im ishte fati i saj dhe ajo duhet t’i nënshtrohet.”
Por a e kemi në dorë ne fatin?
Ndërkohë që ajo fliste, nga sytë e mi kullonin lot. Sa më ngjante historia e saj me atë të shumë të tjerave! Por a kam unë në dorë t’i ndihmoj?
Pasi e dëgjova për gati dy orë bisede, mes lotësh, dhimbjesh e shumë vuajtjesh më tha: “A mos vallë jam bërë njeri i keq? Kështu etiketohem, ajo të shkel me këmbë, ajo nuk ka mëshirë, por njerëzit s’e dinë se të qenit e fortë në karakter, e akullt dhe të hiqem si e pandjeshme, më ka bërë jeta, vuajtjet që kam kaluar.
Askush s’e di sa herë jam plagosur, sa herë kam kërkuar të zhdukem nga kjo botë”.
Gjatë këtij diskutimi arrita të kuptoja që ajo kishte ndërtuar një zhguall të forte, që askush të mos e lëndonte më, por në brendësi të zhguallit fshihej një vajzë e vogël e pafajshme, e cila nuk kërkonte asgjë tjetër në këtë jetë, përveçse pak dashuri.
Pasi fshiu lotët më pyeti: A mos vallë jeta më bëri "burrë"?
Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të...
Për javën që presim, vendi ynë pritet të ndikohet nga ...
Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të...
Frikën e parë që njeh e konkretizon sapo vjen në jetë ...
Këtë fundjavë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atm...
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte at...
Për të enjten, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte...
Disa raste të evidentuara me “Ethet e Nilit” janë regj...
Ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kusht...
Policia njoftoi të martën se dy gra humbën jetën në Shqipë...
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së S...
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shefja e dep...
Të martën pritet që moti të jetë kryesisht i kthjellët...
Për këtë javë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qën...
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Të premten vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Të enjten, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga e njëjta si...
Të martën, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...