web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperatura deri në 39°C/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

9 Gusht 2024, 07:00, Sociale CNA

Temperatura deri në 39°C/ Parashikimi i motit për ditën e

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave ajrore të nxehta, si shkak i ndikimit të anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët me orë të plota me diell, por do të ketë edhe vranësira të pakta deri mesatare nga orët e mesditës e pasdites vonë në relievet kodrinore - malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.

Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu dhe në mënyrë tepër të izoluar do të jenë në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe male era fiton shpejtësi 10-13 m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në relievet malore 14 deri në 35°C;

Në zonat e ulëta 17 deri në 39°C;

Në zonat bregdetare 19 deri në 37°C./ CNA





Lajmet e fundit nga