Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e sotme
Kjo e diel do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme at...

Dy ditë më parë në qytetin e Pogradecit u mbajt eventi më interesant në gjithë Shqipërinë, i njohur si Maratona e Bebeve.
Në edicionin e saj të dytë në qytetin liqenor, gara mes bebushave kulmoi këtë organizim, krahas aktiviteteve të ndryshme që u organizuan në 3 ditë radhazi. Një pjesëmarrje e madhe e rreth 100 bebushave të cilët kanë garuar në tre kategori, duke përfshirë bebet që ecin këmba-dorazi, bebet që kanë nisur të ecin dhe bebet që vrapojnë.
Për organizatorin, Eritan Kamolli, ky është një aktivitet i cili është zhvilluar edhe vitin e kaluar, por fakti që ka patur interes shumë të lartë nga prindërit, u soll edhe këtë vit por me ditë të shtuara. Kamolli tregon se ky nuk do të jetë viti i fundit, pasi po mendohet që të zgjerohet grupmosha e fëmijëve, dukë përfshirë edhe gara mes moshës 5-10 vjeç.
"Është një aktivitet që ne e kemi filluar që vitin e kaluar dhe këtë vit, duke parë interesimin e madh të prindërve, menduam ta shtrinim në tre ditë. Është një aktivitet ku marrin pjesë rreth 100 bebusha, të moshave të ndryshme dhe ata garojnë me motivin për tu kënaqur, argëtuar dhe shijuar këtë atmosferë të bukur. Sigurisht që nuk do të jetë viti i fundit, ne mendojmë që ky aktivitet do vazhdojë dhe të zgjerohet edhe më shumë në ditë dhe në kohë. Ne mendojmë që vitin tjetër të futim edhe maratonën e grupmoshave, nga mosha 5 deri në 10 vjeç, në mënyrë që të bëhet më e bukur edhe për prindërit edhe për fëmijët që ndjejnë kënaqësi në këtë aktivitet."
Pjesë e jurisë së eventit ka qenë edhe kampionia kombëtare e vrapimit, Pavlina Evro, e cila është shprehur mjaft e emocionuar dhe e kënaqur për pjesëmarrjen e saj në këtë aktivitet. Ndër të tjera, Evro tregon rëndësinë e madhë që kanë këto aktivitete për shkak se janë kontribues në brezat e ardhshëm.
"Padyshim që është një maratonë e këndshme për arsye se janë fëmijë nga 6 muajsh deri 24. Kjo është një parapërgatitje për brezat e ardhshëm që ne nesër ti shohim pas shumë vitesh në maratonën "Enkelana Night". Ne prindërit gjithmonë i drejtojmë fëmijët atje ku duan dhe ku kanë hapësira, e natyrshëm aty ku kanë kënaqësi për të bërë atë që duan. Padyshim që u ndjeva e emocionuar, edhe kur vraponin, edhe kur unë ndava çmimet. Është emocion i veçantë sepse ata janë fëmijë shumë të vegjël."
Dy nga bebushat fitues janë Nina Taçi dhe Aron Vako të cilët arritën të kapnin këmba dorazi vijën e finishit të parët. Me bebushat e tyre në krah, prindërit kanë treguar emocionet e veçanta që kanë përjetuar në këtë mbrëmje.
"Ndihemi shumë të lumtur. Djali fitoi në kategorinë e tretë, këmba dorazi. Aktivitete shumë të bukura e të këndshme për fëmijët tanë."
"Jam shumë i lumtur. Është hera e parë që merr pjesë pasi është edhe e vogël. Atmosfera e jashtëzakonshme, jemi të kënaqur, goca mori çmim të parë. E mendoja që do dilte e para dhe ja doli."
Ky event kaq i vecantë dhe unik në Shqipëri, tashmë kthyer në një traditë në qytetin e Pogradecit, ka terhequr vëmendjen e prindërve për fëmijët e tyre. Gjithashtu ky event mund të zbulojë edhe kampion të së ardhmes./ CNA
Kjo e diel do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme at...
“E vendosur midis detit Jon dhe maleve madhështore, ...
Të shtunën presim që vendi ynë do të vijojë të ndikohe...
Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të masa...
Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave aj...
Popullsia e re që doli nga të dhënat e Cens 2023 trego...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte t...
Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vran...
Këtë javë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relati...
Pasditen e së shtunës, Bulqiza është përfshirë nga një...
Disa qindra automjete shqiptare dhe të huaja ndodhen n...
Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte at...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe te...
Teksa retorika politike brenda vendit po kërkon “tradh...
Dita e mërkurë do të vijojë të jetë në ndikim të masav...
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më t...
Gjatë kësaj jave vendi ynë pritet të përjetojë “ferrin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...