web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperaturat deri në 41 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

14 Gusht 2024, 07:14, Sociale CNA
Temperaturat deri në 41 gradë celsius/ Moti për ditën e
Foto ilustruese

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe  alternime vranësirash në relievet kodrinore –malore nga ku do të pasohen me reshje shiu  të dobta në formë pikash gjatë orëve të nxehta të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi 5-9m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 22 deri 40°C, në zonat e ulëta  23 deri 41°C, në zonat bregdetare 24 deri 40°C./ CNA





Lajmet e fundit nga