Kthjellime dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për këtë të diel
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...

Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat fason në zonat Durrës, Sukth e Shijak po punësohen në stabilimentet e rritjes së shpendëve. Lilo Seraj, nga kompania e prodhimit të vezëve “Ovvital”, tha se këto lëvizje po shtojnë rekrutimet e punonjësve të kualifikuar.
“Problemet me fuqinë punëtore prej 3-4 vitesh kanë qenë të vazhdueshme. Përveçse mungon fuqia punëtore, edhe ajo pjesë që është e gatshme, është e pakualifikuar.
Për shkak të problematikave që po has sektori fason, këtë vit kemi prurje në burime njerëzore pak më të kualifikuara dhe besoj një pjesë e sektorëve që po hasin vështirësi do të sistemohen me fuqinë punëtore që po rrjedh nga fasonët”.
Më herët, kryetari i Shoqatës Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe, pohoi se për muajin janar 2023, nga fabrikat e këpucëve dhe veshjeve fason në qytetet, si: Shkodër, Vau i Dejës, Has, Laç, Fushë-Krujë, Krujë, Elbasan, Gramsh dhe Bilisht u shkurtuan 3,000 vende pune.
“Situata është kritike, për të mos thënë apokaliptike nga mbyllje të përditshme të bizneseve dhe shkurtime të vendeve të punës. Kemi raport lufte ekonomike me rreth 500 vende pune në jave në të gjithë Shqipërinë (nga data 4 janar 2024 deri më sot, rreth 3,000 vende pune të shkurtuara)”, u shpreh ai më herët.
Sipas tij, shkak i shkurtimeve të vendeve të punës është rënia e kursit të këmbimit dhe si pasojë, humbja e konkurrueshmërisë, mungesa e theksuar për likuiditet të bizneseve për të rinovuar impiantet prodhuese dhe blerjen e lëndëve të para dhe diversifikimin e klientelës aktuale evropiane.
Z. Prençe nënvizoi se zonat më të prekura janë ato rurale, në të cilat ndikimi social është më i lartë.
Problematikë e mprehtë për sektorin vijon të mbetet edhe mungesa e fuqisë punëtore në fabrikat grumbulluese dhe përpunuese të bimëve mjekësore.
Filip Gjoka, nga “Filipi Co”, pohon se zgjidhje e vetme ka mbetur punësimi i punonjësve indianë, pasi fuqia vendase ka emigruar.
“Sektori po has shumë vështirësi edhe me mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit.
Kjo po sjell jo vetëm lënien e tokave djerrë, por edhe rënien e sasisë së bimëve të grumbulluara në zonat malore, për shkak të shpërnguljes apo largimit në emigracion të banorëve, por edhe mungesës së fuqisë punëtore në fabrikat grumbulluese dhe përpunuese.
Zgjidhja e vetme mbetet punësimi i të huajve. Deri tani, kompania jonë ka punësuar 10 punonjës nga India. Rendimenti i tyre në punë është i kënaqshëm.
Pritet që për muajin tjetër të vijnë edhe 20 punonjës të tjerë nga India”, tha ai.
Për të mbajtur fuqinë punëtore, bizneset janë detyruar të rrisin herë pas here pagat e punonjësve. Orges Liperi thotë se shtimi i kostove nga rritja e pagave ka ndikuar në kosto më të larta për produktin final.
“Po hasim vazhdimisht probleme për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Për të parandaluar boshllëkun e radhës që mund të krijohet nga largimi i punonjësve, kemi rritur pagat dhe mbajmë të punësuar më shumë sesa nevojiten, duke rritur koston për produktin përfundimtar”, nënvizon drejtuesi i kompanisë “Albanian Trading Company” sh.p.k.
Ndërsa Kujtim Zere, drejtues i kompanisë “Albanian Herb”, shton se sektori do të mund ta përballonte edhe një vit koston e fuqisë punëtore, për shkak të rritjes së pagave dhe të mungesës së tyre.
“Zona e Belshit është mjaft e pasur me kultivim të bimëve mjekësore dhe aromatike, një burim jetese për banorët e zonës. Por shumica e tyre kanë emigruar në Greqi për të kryer punë të ngjashme apo në Itali me të njëjtën pagë. Kjo është vërtet e çuditshme!/ Monitor.al
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Ditën e sotme në vendin tonë priten reshje, në përgjit...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga periferia e...
"Treguesit e punësimit u përmirësuan gjatë vitit 2023, por...
Ditën e sotme vendi ynë do të të jetë nën ndikimin e k...
Ditën e martë pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi...
Ditën e hënë dhe martë pritet mot i vranët dhe interva...
Për javën e ardhshme, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimi...
Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gji...
Gazetari dhe moderatori Erion Kristo ka falenderuar të gji...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e ...
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Që kur Shkolla e Parë Shqipe u çel 137 vite më parë, arsim...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e një...
Një analizë e BIRN-it e qindra videove të postuara nga për...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrue...
Këtë të martë, mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i fro...
Denoncimet për ngacmimet seksuale në vendin e punës në Shq...
Kalimet e herëpashershme të disa qendrave me vlera të lart...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...