Temperatura mbi 20 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e ...

Gazetari dhe moderatori Erion Kristo ka falenderuar të gjithë shqiptarët për kontributin që kanë dhënë në lidhje me rastin e Ina Kasimatit e cila është rikthyer në Vlorë, pas betejës me sëmundjen.
ZYSH INA U KTHYE NË ATDHE
Ina Kasimati zbriti dje në areoportin "Nënë Tereza", për t'u nisur më pas për në Vlorën e saj.
E gjitha kjo u mundësua nga qindra qytetarë të cilët u angazhuan për të bërë të mundur kthimin e saj në Shqipëri. Ina ishte shumë e emocionuar, teksa preku tokën e saj. U nis më e fortë se kurrë për në Vlorë, pasi Ina nuk e njeh dorëzimin. Na përqafoi, na përshëndeti dhe së bashku me djalin e saj, u nisën për në shtëpi.
Ina ka qenë shumë e emocionuar që shqiptarë të shumtë, të njohur e të panjohur, e plotësuan dëshirën e saj për t'u kthyer në Atdhe.
Ju është shumë mirënjohëse dhe falënderuese.
E ndikuar nga gjithë kjo çfarë bëmë për Inën, ajo do të vazhdojë më shumë se asnjëherë të luftojë për jetën, pasi mësuesja e Çajupit, e do jetën.
Ina zbriti në Shqipëri më 8 mars, në ditën e gruas, si për të treguar forcën që bart kjo qenie, për të qenë e fortë, e pamposhtur, luftarake, e krenare.
Sqarim:
1. Charteri mjekësor që solli zysh Inën në Shqipëri pati një kosto prej 20.900 eurosh. Kjo pasi charteri me të cilin ishte dakordësuar në fillim, nuk mund të fluturonte kur Ina kërkonte të kthehej. Na u desh të komunikonim me një kompani tjetër.
1.1 Pagesa e charterit mjekësor ende nuk është bërë, pasi transferimi i parave nga gofundme, kërkon procedura dhe kohë. Ndërsa Ina nuk mund të priste më. Duhej të kthehej patjetër, siç i kishte kërkuar edhe mjekja që e ndiqte. Prandaj gjej rastin të falënderoj kompaninë, Arlo Travel & Blu Tour Operator, të cilët na mirëkuptuan duke i kryer vetë pagesat, me mirëkuptimin që sapo paratë të kalojnë në llogari, ne do të kryejmë pagesën e nevojshme.
2. Sa i takon pjesës tjetër të parave. Me kërkesë të vetë Inës, ato do të kalojnë në llogarinë e të vëllait, i cili do i përdorë për nevojat e Inës, (pasi ka nevoja shumë) dhe të djalit të saj të vogël Amantit. Kjo është dëshira e Inës. Për gjithë sa thashë, janë të dokumentuara për çdo transparencë të mundshme, që tek interesat e gofundme e të transfertave, dhe udhëtimi me charter. Ina ka qenë dhe është në dijeni të çdo veprimi.
3. Falënderoj pafund edhe Dhurata Hysa dhe Skender Brataj të cilët mundësuan ambulancën, së bashku me ekipin mjekësor në gatishmëri për të transportuar Inën në Vlorë.
Zoti ju bekoftë të gjithëve për çfarë keni bërë. Zoti i dhëntë Inës forcë për të luftuar e për të qenë mirë.
P.S. Teksti u shkrua nga gazetari dhe luftëtari i së mirës Osman Stafa .
Nga ana ime, falënderoj në veçanti të gjitha autoritetet që na ndihmuan për të kryer procedurat e nevojshme dhe për përkushtimin e tyre human: drejtuesit e policisë, të ministrisë dhe të aeroportit. Si dhe Fjori Sinoruka që ishte me ne.
Por falënderimi më i zjarrtë shkon për qindra shqiptarë zemërartë që nuk u kursyen. Ua dua zemrën!
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e ...
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Që kur Shkolla e Parë Shqipe u çel 137 vite më parë, arsim...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e një...
Një analizë e BIRN-it e qindra videove të postuara nga për...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrue...
Këtë të martë, mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i fro...
Denoncimet për ngacmimet seksuale në vendin e punës në Shq...
Kalimet e herëpashershme të disa qendrave me vlera të lart...
Edhe këtë të diel moti parashikohet i paqëndrueshëm, me mb...
Një mbërthim nga fronti okluz prej orëve të mesnatës b...
Ditën e premte vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Kriza demografike, që ka përfshirë Rajonin e Ballkanit dhe...
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirav...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kus...
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrue...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet n...
Ditën e diel reshjet do të ulin intensitetin, por do t...
Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...