Rrebeshe shiu dhe reshje dëbore/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e një...

Që kur Shkolla e Parë Shqipe u çel 137 vite më parë, arsimi në Shqipëri ka evoluar duke përjetuar ulje-ngritjet e zhvillimeve politike dhe demografike.
Nga viti 1990 deri në vitin 2022 numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar është reduktuar me 50% prej emigracionit të lartë të të rinjve dhe rënies së lindjeve, referojnë të dhënat zyrtare nga Ministria e Arsimit. Në të njëjtën periudhë, armata e mësuesve është reduktuar më pak me vetëm 15%. Kjo do të thotë se raporti nxënës për mësues është përmirësuar.

Nga 20.6 nxënës për një mësues në vitin 1990, në vitin 2022 në ciklin 9-vjeçar ishin 11.4 nxënës për mësues, gati gjysma e para 32 viteve. Kjo ecuri në sektorin e arsimit do duhet të përkthehej në cilësi dhe në një ambient më motivues për mësuesit, por nuk po ndodh kështu.

Aktualisht mësuesit kanë pagën mesatare më të ulët se paga mesatare në sektorin publik dhe nga ana tjetër, arritjet mësimore të nxënësve shqiptarë në testin ndërkombëtar PISA shënuan nivelin më të ulët në dy dekada në vitin 2022.
Mësuesit në ciklin 9-vjeçar nga disa qytete të vendit i pohuan “Monitor” se nuk ndihen të motivuar financiarisht teksa është rritur vështirësia në punë nga ndryshimi i shpeshtë i kurrikulave mësimore, rënia e respektit ndaj figurës së mësuesit dhe përballja me fenomene të kohës në shkolla si përdorimi i drogës, bullizmit etj.

Në vitin 2023, diferenca ndërmjet pagës mesatare në sektorin publik dhe pagës mesatare në arsim u thellua më tej. Paga mesatare bruto e një mësuesi në ciklin 9-vjeçar ishte rreth 71 mijë lekë në vitin 2023, ose rreth 14% më e ulët se paga mesatare në sektorin publik prej 82 mijë lekësh. Në vitin 2022 kjo diferencë ishte 11 %.
Qeveria aplikoi një reformë për rritjen e pagave e cila në vitin e parë të saj nuk mori në konsideratë mësuesit. Pagat për administratën qendrore gati u dyfishuan, por për arsimin ato u rriten vetëm 7%. Kjo diferencë ka rritur demotivimin për mësuesit të cilët po pakësohen gjithnjë e më shumë në zonat periferike të vendit.
Në Portalin e Mësuesit janë qindra vende të lira që nuk mund të plotësohen me profilet kryesore, kryesisht në shkollat e Veriut.
“Po bëj gati 40 vite në arsim në lëndën e matematikës. Aktualisht paga e ime me të gjitha kategoritë dhe kualifikimit është vetëm 10 mijë lekë më e madhe se pastrueses së shkollës dhe nuk ka asnjë diferencë me mësuesit e tjerë me vështirësi më të ulët të tilla si arti pamor dhe sporti, ndërkohë që ngarkesa mësimore është e lartë”, thotë mësuesja e matematikës N.M.

Lënda e matematikës ka vështirësi dhe si e tillë duhet të trajtohet edhe në pagë. Ka qenë një pagesë 1200 lekë në muaj që mësuesi i matematikës merrte shumë se të tjerët, por edhe kjo është hequr tashmë. Paga neto që marrin mësuesit në arsimin para universitar është 50-60 mijë lekë në muaj.
Kjo pagë tashmë konkurrohet edhe nga profesione elementare, pas rritjes së pagës minimale. Reforma e pagave që aplikoi qeveria nuk ka prekur mësuesit. Rritja e pagës për administratën qendrore nga 30 deri 96% ndërsa për mësuesit u paga u rrit vetëm 7% ketë vit, shumë kjo e mjaftueshme për të përballuar vetëm rritjen e inflacionit.
Ekspertët e arsimit pohojnë se niveli i ulët i pagave në arsim bëhet shkak për prurje të dobëta në mësuesi në të ardhmen. Me pagat aktuale asnjë gjimnazist i mirë mësime nuk do të preferonte të studionte në degët e mësuesisë./ Monitor.al
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e një...
Një analizë e BIRN-it e qindra videove të postuara nga për...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrue...
Këtë të martë, mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i fro...
Denoncimet për ngacmimet seksuale në vendin e punës në Shq...
Kalimet e herëpashershme të disa qendrave me vlera të lart...
Edhe këtë të diel moti parashikohet i paqëndrueshëm, me mb...
Një mbërthim nga fronti okluz prej orëve të mesnatës b...
Ditën e premte vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Kriza demografike, që ka përfshirë Rajonin e Ballkanit dhe...
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirav...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kus...
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrue...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet n...
Ditën e diel reshjet do të ulin intensitetin, por do t...
Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të ...
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqë...
Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bazri dhe Fitore Kallundra, shqiptarë të Kosovës dhe prona...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...