Ulen temperaturat, reshje shiu deri pasdite/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të të jetë nën ndikimin e k...

"Treguesit e punësimit u përmirësuan gjatë vitit 2023, por struktura sipas grupmoshës e të punësuarve tregon se ka një tkurrje të fortë të të rinjve dhe një rritje të punësimit te personat në moshë pensioni mbi 64 vjeç", raporton INSTAT.
Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023 sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Të dhëna të detajuara nga INSTAT tregojnë se punësimi në këtë kategori ra me -7.7%. Me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur është kulmi i turizmit, në tre tremujorët e tretë numri i të punësuarve të grup moshës 15-29 vjeç erdhi në rënie.
Rënia e punësimit në moshat e reja u shoqërua me rritje jo të zakonte të punësimit të pensionistëve (grup-mosha mbi 64 vjeç). Sipas INSTAT punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023 nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit 2022. Të dhënat tregojnë se, ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në 3 mujorin e fundit të vitit 2022.
Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve ka më shumë të punësuar mes pensionistëve. Punësimi i të rinjve po has në vështirësi vitet e fundit duke reflektuar një rikthim të papunësisë edhe pse tregu i punës ka shfaqur kërkesë të fortë sidomos pas pandemisë.
Në një kohë që popullsia e vendit po tkurret nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë i të rinjve, duhet të rriteshin hapësirat për punësimin e të rinjve, por nuk po ndodh kështu.
INSTAT raportoi se krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 0,6 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, ky tregues është ulur me 0,02 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup moshën 30-64 vjeç është 7,9%. Në terma vjetorë ky tregues është rritur me 0,3 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0,4 pikë përqindje.
Në tremujorin e katërt të vitit 2023 shkalla e punësimit të të rinjve ishte 43,1%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e punësimit të rinjve është ulur me 1,5 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e tretë 2023 është ulur me 1,7 pikë përqindje. Ndërsa për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2023, shkalla e punësimit është 77,5%.
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,6% të të rinjve ekonomikisht joaktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 1,4%, klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,8% të popullsisë ekonomikisht joaktive të kësaj grupmoshe./ Revista Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të të jetë nën ndikimin e k...
Ditën e martë pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi...
Ditën e hënë dhe martë pritet mot i vranët dhe interva...
Për javën e ardhshme, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimi...
Moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë në të gji...
Gazetari dhe moderatori Erion Kristo ka falenderuar të gji...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e ...
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Që kur Shkolla e Parë Shqipe u çel 137 vite më parë, arsim...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e një...
Një analizë e BIRN-it e qindra videove të postuara nga për...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrue...
Këtë të martë, mbi vendin tonë pritet kalimi gradual i fro...
Denoncimet për ngacmimet seksuale në vendin e punës në Shq...
Kalimet e herëpashershme të disa qendrave me vlera të lart...
Edhe këtë të diel moti parashikohet i paqëndrueshëm, me mb...
Një mbërthim nga fronti okluz prej orëve të mesnatës b...
Ditën e premte vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Kriza demografike, që ka përfshirë Rajonin e Ballkanit dhe...
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirav...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...