Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të përballen me probleme dhe vështirësi në jetën e tyre të përditshme. Përfaqësues të tyre thonë se, në kushtet e rritjes së kostos së jetesës, mbështetja financiare që u jep shteti është e vogël dhe se vazhdojnë të kenë vështirësi në lëvizje dhe marrjen e shërbimeve të nevojshme. Në Shqipëri regjistrohen gati 170 mijë persona me aftësi të kufizuar por, përfaqësues të shoqatave thonë se numri i tyre është edhe më i madh.
Sajmir Ustabeqiri është një nga ato mijëra persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri, të cilët vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe probleme në jetën e tyre të përditshme. Sajmiri thotë se kjo e ka shtyrë atë të krijojë shoqatën e para-tetra plegjikëve në Shkodër, një shoqatë ku sot janë të grupuar rreth 420 persona me aftësi të kufizuar.
“Pa dalur prej shtëpisë fillojnë problematikat për personat me aftësi të kufizuar. Duan të shkojnë diku, po nuk dihet a ka rampë apo jo, sa respektohen vendparkimet për personat me aftësi të kufizuar, apo sa u japin të drejtat që u takojnë”.
Vitet e fundit, thotë Sajmiri, është vështirësuar edhe më shumë jeta e personave me aftësi të kufizuar për shkak të zhvillimeve brenda dhe jashtë vendit, pasi mbështetja financiare, që ata përfitojnë nga shteti, nuk u mjafton për të përballuar jetesën, ndërkohë që shumë prej tyre kanë nevoja të ngutshme dhe të përhershme për shërbime sociale dhe shëndetësore.
“Ka qenë edhe periudhë e keqe për shkak të COVIDIT, luftës në Ukrainë, kriza e çmimeve, kanë bërë që të jenë të frenuar pasi ndryshuan gjërat në të gjithë botën. Si shembull, 118 mijë lekë të vjetra merr një kujdestar. Një person që jeton vetëm me 118 mijë lekë të vjetra kush shkon për t’i bërë shërbim?”.
Në Shqipëri rreth 6.2 % e popullsisë kanë një aftësi të kufizuar, ndërsa gati 170 mijë persona figurojnë të regjistruar me aftësi të kufizuar. Por ekspertët thonë se, ky numër është edhe më i madh, pasi një pjesë e prindërve, për shkak të paragjykimeve, nuk pranojnë t’i regjistrojnë të afërmit e tyre si persona me aftësi të kufizuar.
“Po t’i referohemi organizatave të ndryshme që punojnë me personat me aftësi të kufizuar si dhe Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar, ata deklarojnë se është shumë më i lartë numri i personave me aftësi të kufizuar në krahasim me atë që është i deklaruar”.
Përveç problemeve shëndetësore, personat me aftësi të kufizuar përballen më së shumti me vështirësi në lëvizshmërinë e tyre pasi, në pjesën më të madhe të qyteteve, infrastruktura urbane është e papërshtatshme për ta. Kastriot Faci, i cili drejton shoqatën “The Door”, thotë se është e rëndësishme që personat me aftësi të kufizuar të mbështeten me mjete lëvizëse. Kjo shoqatë ka shpërndarë deri tani 1072 karroca me bateri dhe skutera që ndihmojnë për integrimin e personave me aftësi të kufizuar.
“Personat me aftësi ndryshe, për të jetuar një jetë sa më të lirë, kanë nevojë për mbështetje pikërisht me mjete të tilla jo vetëm në Qarkun e Shkodrës, ku ne operojmë, por në të gjithë Shqipërinë. Është një problematikë shumë e madhe, që pushteti qendror dhe ai vendor nuk arrijnë ta zgjidhin për t’i dhënë mbështetje pikërisht këtyre personave, per t’i krijuar atyre akses dhe lëvizshmëri me mjete ndihmëse”.
Ndryshimet e shpejta dhe fenomenet e reja me të cilat po përballet shoqëria shqiptare pritet të ndikojnë edhe në të ardhmen e personave me aftësi të kufizuar. Ndaj, përfaqësues të shoqatave apelojnë për t’i paraprirë këtyre zhvillimeve.
“Për kohën që ne po kalojmë, duke parë dhe largimin në masë të forcës punëtore të të rinjve, do të ballafaqohemi me probleme të moshës së tretë, pikërisht ata më të moshuarit, baballarët dhe nënat e këtyre njerëzve që po largohen. Kështu që, mendoj se do të jetë një sfidë për ne, për të gjithë shërbimin social, për pushtetin lokal, për pushtetin qendror, që t’i shërbejmë pikërisht këtij komuniteti, të cilit i shtohet edhe mosha e tretë”.
Shqipëria ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar (PKVPAK) 2021–2025. Megjithatë, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të përballen me pengesa në marrjen e shërbimeve dhe realizimin e të drejtave për aksesueshmëri në lëvizje, informim, punësim, kujdesin shëndetësor, apo pjesëmarrjen në jetën politike dhe publike./ VOA
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po ...
Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sekto...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndi...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Djali i Monika Mulajt ishte në vitin e dytë të universitet...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Në brigjet e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera e...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira dhe reshj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...