Teza serbe e “Mercenarëve të UÇK-së” dhe marrëzitë e zëdhënësve të saj në Tiranë
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...

Nëse kanë një meritë kryesore turistët që kanë vizituar Shqipërinë në vitet e fundit është ajo e nxitjes së traditës.
Ata po bëhen ambasadorë të papritur të kulturës së vendit. Nga panairet e shumta të zejtarisë te koncertet e muzikës folklorike, përfshirë degustimet e kuzhinës tradicionale dhe te netët shqiptare në hotelet e shumta të bregdetit, turistët kërkojnë gjithmonë e më shumë identitetin e vërtetë shqiptar.
Nëse ulen në një bar kërkojë pije vendase. Në restorant, kërkesa e parë që ata bëjnë është një gatim tradicionale, apo produkte vendase.
Agroturizmet u bënë një prej destinacioneve të preferuara të turistëve, duke nxitur investimet si për zgjerim ashtu dhe për hapjen e njësive të reja, me një efekt zinxhir në zhvillimin e gjithë zonës.
Interesi i të huajve nxiti restorantet që të krijojnë pjata që pjatat tona reflektojnë identitetin e një kombi të pasur në histori dhe kulturë.
Sipas vlerësimeve në TripAdvisor, turistët e huaj japin nota të larta për përvojat e agroturizmit në Shqipëri dhe për ushqimin tradicional. Vizitorët theksojnë se agroturizmi ofron një eksperiencë autentike dhe të pasur kulturor, ku mikpritja e lokalëve dhe atmosfera rurale krijojnë një ambient të ngrohtë dhe të relaksuar.
Ushqimi tradicional, i përgatitur me përbërës të freskët lokalë dhe receta të trashëguara, reflekton trashëgiminë kulinare mesdhetare dhe ballkanike, duke i dhënë një shije unike çdo vakti. Në përgjithësi, këto përvoja shihen si një nga atraksionet kryesore që e bëjnë Shqipërinë të dallueshme në rajon.
Ky potencial i lartë për zhvillimin e turizmit rural dhe avantazh konkurrues i Shqipërisë rrezikohet nga një braktisje masive e fshatrave.
Të dhënat që Monitor përpunoi, bazuar në rezultatet e Censit të INSTAT për vitin 2023 gjetën që popullsia në zonat rurale, duke përjashtuar Tiranën ka rënë me 25% në krahasim me Censin 2011.
Ndërsa rënia ishte e pritshme dhe e pashmangshme për vetë zhvillimet demografike të zhvendosjes në qytet dhe emigracionit, ritmet e zbrazjes së shumë fshatrave janë të frikshme.
Për 36 njësi administrative kryesisht në Veri, rënia e popullsisë ishte nga 50 deri në 84%, në 48 njësi administrative popullsia ka rënë nga 40-50%, në 80 njësi administrative, popullsia ka rënë me 30-40% dhe në 72 njësi, rënia ishte ndërmjet 20-30%.
Me këto ritme, shumë fshatra në një periudhë afatmesme do të mbeten pa banorë.
Krahas tendencës natyrale demografike janë dhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar në këtë zbrazje të shpejtë. Ndonëse Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, që ende kontribuon në 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 2% që është mesatarja europiane, sektori mbetet jo konkurrues.
Në vite nuk janë zgjidhur probleme të tilla si copëzimi i tokave, që pengon mekanizimin dhe ekonominë e shkallës, infrastruktura, sistemet e ujitjes, duke e bërë bujqësinë jo konkurruese. Sot në treg është më e lehtë të gjesh domate nga Turqia, Greqia etj sesa nga Shqipëria.
Deficiti tregtar i produkteve ushqimore sa vjen e po thellohet, duke “detyruar” turistët të ushqehen me importe. Mungesës së konkurrueshmërisë i shtohet dhe niveli i ulët i subvencioneve në krahasim me rajonin, apo ndërprerja e fondeve të huaja të IPARD si rrjedhojë e dhënies së tyre pa meritë.
Reforma territoriale është një tjetër arsye që “përzuri” banorët e fshatrave. Një përpjekje për decentralizim në vitin 2014 transferoi përgjegjësinë për sigurimin e shërbimeve te publiku nga qeveria qendrore tek autoritetet vendore.
Banka Botërore ka analizuar se shumë autoritete lokale nuk kanë qenë në gjendje të fitojnë kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe për të siguruar këto shërbime në mënyrë të vazhdueshme, duke rezultuar në ofrim të pamjaftueshëm dhe cilësi të ulët.
Ofrimi i shërbimeve publike ishte i mangët në zonat rurale dhe ndikoi në thellimin e mëtejshëm të pabarazive.
A mund të zhbëhet çfarë është bërë gabim?! Turizmi është një shans i madh. Në Curraj të Epërm në zonën e Tropojës, ku nuk ka as rrugë, turistët e kanë gjetur shtegun për tu ngjitur, duke nxitur kthimin e banorëve që kanë restauruar kullat dhe ofrojnë ushqim tradicional.
Por turizmi i vetëm nuk mjafton. Ashtu si turistët kanë eksploruar edhe shtigjet më të vështira, qeveria duhet të gjejë rrugët për ti bërë zonat rurale më tërheqëse, që ky potencial të mos humbasë./ Revista Monitor
Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gj...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga mot i paqendrueshëm, m...
Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante...
Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita...
Dita e premte do të jetë me mot të qëndrueshëm! Parashikoh...
Tregu në Çole të Vlorës vijon të mbetet në një gjendje të ...
Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm një stallë...
Parashikohet rritje graduale e vlerave Barike duke sjellë ...
Marrëveshja për pensionet e firmosur me Shqipërinë, do ti ...
Jona Leka i përfundoi studimet 11 vite më parë në Mjekësi,...
Banorët e lagjeve "28 Nëntori" dhe "Hajro Çakërri" në qyte...
Reshjet e dëborës të rëna ditën e djeshme në Korçë, të sho...
Dita e sotme do të jetë me mot të qëndrueshëm! Era nga kua...
Dita e sotme do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshë...
Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Eko...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ish-deputeti, Ervin Salianji me anë të një statusi në rrje...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imz...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar në rrjete...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...