web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthjellime dhe vranësira/ Moti për ditën e sotme

15 Mars 2026, 08:11, Sociale CNA

Kthjellime dhe vranësira/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme moti parashikohet relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në male në orët e mesditës deri pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites moti parashikohet sërish i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të izoluara në formë pikash në relievet malore veri e lindje në orët e mesditës dhe pasdites.

Era juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në bregdet, lugina dhe male hera-herës deri 15m/s.

Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga