Sërish ditë me shi/ Sa parashikohen të shkojnë temperaturat për sot
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet ...

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uron të gjithë besimtarët për një muaj Ramazani sa më të paqtë e të begatë!
"Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror.
Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj.
Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar. Është një mundësi e artë për të shprehur falënderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve.
Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.
Allahu (xh.sh.) thotë në Kur’an: 'O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.'
(Sureja El-Bekare, ajeti 183)Ky mesazh hyjnor na rikujton se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.
Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë.
Lusim Allahun Fuqiplotë që të na japë forcë, përkushtim dhe sinqeritet për ta jetuar këtë muaj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përfituar nga mirësitë dhe begatitë e tij të shumta.
Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!",-uron kreu i KMSH-së./CNA
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet ...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht ...
Depërtimi i masave ajrore relativisht të ftohta dhe të tha...
Depërtimi i masave ajrore relativisht të ftohta dhe të tha...
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është mbledhur sër...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet ...
Stuhia i ftohtë i dimrit Koral, po përfshin pjesën më të m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike krye...
Shtyhet edhe një herë tjetër Censi i Bujqësisë në vend. So...
Ditën e sotme reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesi...
Një grup qytetarësh korçarë kanë ndërmarrë një iniciativë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, m...
Landi Sadiraj është një dixhej i verbër, i njohur për pasi...
Fshati Llakatund, në Vlorë, po përjeton një periudhë të vë...
Fshatrat e fushës së Maliqit gjatë muajit janar po vuajnë ...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...