web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nismë qytetare për gjelbërimin dhe ndriçimin e një prej rrugëve kryesore në Korçë

17 Shkurt 2025, 21:25, Sociale CNA

Një grup qytetarësh korçarë kanë ndërmarrë një iniciativë të re për përmirësimin e hapësirave publike në Korçë. Kjo nismë synon të shndërrohet në një lëvizje të vazhdueshme, e cila do të kontribuojë në mënyrë aktive për qytetin dhe qarkun në përgjithësi.

Projekti aktual përqendrohet në mbjelljen lineare të një prej rrugëve më të frekuentuara, e cila lidh unazën e sipërme të qytetit me zonën turistike të Malit të Moravës. Deri më tani, kjo rrugë ka qenë krejtësisht e zhveshur, e ekspozuar ndaj faktorëve atmosferikë si era dhe dielli, veçanërisht gjatë verës.

Ndaj, ndërhyrja synon të krijojë një mjedis më të mbrojtur dhe estetikisht të këndshëm. Ardit Konomi, iniciator i kësaj nisme, ka treguar për Cna Tv më shumë detaje lidhur me këtë organizim të veçantë.

Nismë qytetare për gjelbërimin dhe ndriçimin e një

"Ky është një projekt i iniciuar nga një grup qytetarësh që funksionon gjithmonë. Ne tani po përpiqemi ta bëjmë si një lëvizje e cila do të jetë vazhdimisht e angazhuar në punë të tilla që janë kontribut direkt për qytetin në qarkun e Korccës në përgjithësi. Projekti që po zbatojmë në këtë drejtim është mbjellja lineare e gjithë rrugës që është dhe shëtitore, shumë e frekuentuar nga njerëzit, që lidh pjesën e unazës së sipërme të qytetit me zonën turistike të Moravës. Rruga ka qenë e zhveshur krejtësisht, e ekspozuar ndaj faktorëve atmosferikë, ndaj erës, diellit në periudhën e verës dhe e kemi bindje që kjo ndërhyrje do ta shndërrojë krejtësisht."

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i projektit sipas Konomit, është ndriçimi publik i kësaj rruge me ndriçues solarë, të cilët do të sigurojnë pavarësi energjetike dhe do të shmangin kostot e larta të konsumit të energjisë.

Nismë qytetare për gjelbërimin dhe ndriçimin e një

"Deri në këtë fazë që jemi, jemi duke menduar edhe ndriccimin publik të kësaj rruge, me ndriccues me panel solar për të patur pavarësi nga rrjeti energjitik dhe për të shmangur konsumet dhe kostot e hidhura."

Për mbjelljen e pemëve janë përzgjedhur disa lloje të kulturave autoktone, si bliri, rrapi, mështekna, panja, akacia, si dhe disa specie halorësh si bredhi dhe pisha. Përzgjedhja është bërë në mënyrë që pemët të ofrojnë një larmi të madhe në ngjyra, aroma dhe formë gjatë gjithë vitit, duke krijuar një peizazh të këndshëm për kalimtarët dhe vizitorët.

Nismë qytetare për gjelbërimin dhe ndriçimin e një

"Është parashikuar të bëhet me disa lloje kulturash që janë autoktone të vendit duke filluar që nga bliri, rrapi, mështeknat, panja, akacie, pak halorë si bredhi e pisha. Janë përzgjedhur në mënyrë të tillë që të jenë edhe variabël, që lidhen me mënyrën si gjethojnë, si rriten, të ngjyrave e aromave dhe njëkohësisht të krijojnë atë peizazh që ne synojmë të arrijmë."

Një aspekt shumë pozitiv i kësaj iniciative ka qenë angazhimi i jashtëzakonshëm qytetar, që është shfaqur si në kontributin financiar, ashtu edhe në punën fizike për hapjen e gropave dhe mbjelljen e fidanëve. Disa biznese gjithashtu i janë bashkuar kësaj nisme, duke treguar mbështetjen e tyre për projekte të tilla me vlerë për komunitetin.

Nismë qytetare për gjelbërimin dhe ndriçimin e një

"Ka patur angazhim të jashtëzakonshëm qytetar, ky është lajmi më i mirë në gjithë këtë histori. Ka patur angazhim që vjen që nga kontributi financiar e deri tek kontributi fizik për të hapur gropat për procesin e mbjelljes e me rradhë. Disa biznese i janë bashkuar kësaj nisme, biznese që kanë qenë vazhdimisht të angazhuar në iniciativa të tilla qytetare."

Në fazën e parë të projektit, do të mbillen rreth 400 pemë, ku disa prej tyre janë fidanë të rritur 4-5 vjeçarë, për të siguruar një efekt të menjëhershëm vizual dhe të lulëzimit që këtë pranverë. Pas kësaj, synohet që iniciativa të vazhdojë edhe në pjesën tjetër të këtij aksi, i cili lidh fshatin Mborje me qytetin e Korçës dhe shërben si një rrugë unazore e rëndësishme për qytetarët.

 

Nismë qytetare për gjelbërimin dhe ndriçimin e një

"Në këtë fazë të parë do të ketë afërsisht 400 pemë, ka fidanë të rritur 4-5 vjeccarë në disa raste sepse duam që atë efektin qoftë pamor e qoftë të lulëzimit, ta arrijmë që këtë pranverë. Mandej po mendojmë që një pjesë tjetër të këtij aksi të frekuentuar që lidhet me fshatin Mborje e me qytetin e Korccës që përdoret si tip unaze nga qytetarët, ta vazhdojmë."

Ky projekt është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit mes qytetarëve dhe bizneseve për të krijuar një mjedis më të bukur, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm për të gjithë. Gjatë kësaj fundjave, kontribuesit do të vazhdojnë me mbjelljen e pemëve, ndërsa pjesë e këtij bashkëpunimi do të jetë edhe gazetari Elvi Fundo me kontributin e tij në dhurimin e dhjetra rrënjëve të llojeve të ndryshme./CNA 

 

 





Lajmet e fundit nga