Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...

Bujqësia në juglindje të vendit po përballet me një krizë të thellë, e cila ka çuar fermerët drejt dëshpërimit dhe falimentimit. Pavarësisht investimeve të mëdha që ata bëjnë çdo vit, mungesa e tregut për produktet e tyre dhe konkurrenca e fortë nga importet kanë bërë që shumë prej tyre të mbeten pa asnjë fitim.
Pëllumb Kazaferi, fermer me 33 vite përvojë në bujqësi, shpreh për CNA zhgënjimin e tij të madh, duke treguar se këtë vit nuk ka mundur të shesë prodhimin e tij. Ai dhe familja e tij kanë investuar miliona lekë në mbjelljen dhe mirëmbajtjen e të mbjellave, por mungesa e blerësve i ka detyruar të hedhin qindra kuintalë qepë në lumë.
"Janë hedhur 25 milion lek, nuk kemi marrë asgjë. Nuk e llogaritim fare punën tonë , se po ta llogaritim vete 50 milion. Janë 700 kuintal qepë , 300- 400 kuintal i kemi lënë në arë dhe po i hedhim tani në lumë. Ne kemi 6 muaj që po i mbajmë këtu, nuk na pyeti asnjë tregtar. Na kanë patur vetëm për të votuar, gjithë jetën. Çfarë bëhet kështu? I kam mbajtur fëmijët me zor, se ata nuk donin të rrinin. Fëmijët i kemi për vete jo që të ikin e të shërbejnë nëpër botë. Çfarë të themi? Asnjëlloj ndihme! Punuan fëmijët , i hodhëm lekët të gjitha, tani kemi hyrë në borxh. Prap erdhi koha për të mbjellë, kemi mbjellë."
Mungesa e mbështetjes nga shteti është një tjetër faktor që ka rënduar situatën. Fermeri tregon se dikur kishte një ndihmë ekonomike, por tani edhe ajo i është ndërprerë, duke e lënë pa asnjë përkrahje. Ndërsa borxhet rriten dhe situata bëhet gjithnjë e më e vështirë, ai dhe shumë fermerë të tjerë diskutojnë çdo ditë largimin nga vendi.
"Jemi të falimentuar fare, s'kam as lopë as dhen, një ndihmë ekonomike që kisha ma prenë. Shteti nuk na ndihmon dot. Ketu janë të tëtë për tu ndihmuar por ne e pësuam jashtëzakonisht keq së i hodhëm të tëra. Ngarkojmë zetorin dhe i hedhim. Këta na kanë vënë në një situatë jashtëzakonisht të keqe. Nuk dimë si të bëjmë! Ne kemi hequr dorë nga shteti seçse ai na ka lënë, kemi hequr dorë edhe nga politika. Po mos me dhe, ik mos më hajde më fare."
Në këtë realitet të vështirë, zhgënjimi ndaj institucioneve është i madh. Sot, ai dhe shumë fermerë të tjerë ndihen të braktisur. Për vite me radhë, ai ka parë sesi çmimi i produkteve bujqësore bie, ndërsa tregu mbushet me mallra të importuara nga Serbia, Maqedonia dhe Kosova, të cilat fermerët shqiptarë nuk arrijnë t’i konkurrojnë.
"Kam 33 vite si fermer. Më keq se sivjet nuk kemi parë asnjëherë, ne i kemi shitur me 170- 200 lek të vjetra para 10 viteve kurse sivjet nuk erdhi asnjë tregtar. Ka hyrë mall nga jashtë, nuk e konkurojmë dot ne serbin. E bëjme dot ne me Serbinë, Maqedoninë, Kosovën? Vjet morëm njady lek dhe e bëmë bujqësinë si puna e kumarit. Morëm 10 milion lek vjet hodhëm e 10 milion të tjera sivjet, i lamë të tëra. Mbahen kështu fëmijët? Debate çdo natë në familje se diskurojmë për të ikur nga ky vend."
Nëse nuk merren masa të menjëhershme për të garantuar një treg të qëndrueshëm dhe për të mbështetur prodhimin vendas, bujqësia shqiptare rrezikon të zbrazet nga fermerët, ndërsa fshatrat e juglindjes do të boshatisen gjithnjë e më shumë./CNA
View this post on Instagram
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Fshati Zvirinë në Bashkinë Maliq është mbuluar nga pirgje ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e m...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i kthjellët e me v...
Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga...
Kjo e diel parashikohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht m...
Qarkullimi anticiklonar dhe ndikimi i masave ajrore relati...
Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arri...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Toka ka përjetuar janarin më të ngrohtë në histori. Të dh...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një 78-vjeçar humbi jetën në vendin e punës paraditen e dj...
Pensionistët në Vlorë janë shprehur të zhgënjyer dhe të dë...
Reshjet e shiut të herëpashershme, por lokale dhe me inten...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri...
Këtë të diel moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më ...
Për ditën e sotme mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht m...
Në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës. Në akset ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...