Mos harroni çadrat/ Reshje shiu në të gjithë territorin
Vendi ynë në orët e para të mëngjesit do të jetë me al...

Një valë ekstreme e të nxehtit dimëror, bëri që vendet anembanë Europës të përjetonin një festë të Vitit të Ri të pazakontë. Rekorde të reja ditore të temperaturës për muajin janar u regjistruan në të paktën tetë vende: Bjellorusi, Çeki, Danimarkë, Letoni, Lihtenshtajn, Lituani, Holandë dhe Poloni.
Në shumë raste temperaturat nuk thyen thjesht rekordet e vjetra, por i lanë ato shumë pas. Në një ditë të zakonshme janari në Varshavë, Poloni, temperaturat mezi do të shkonin mbi zero gradë. Por qyteti përjetoi së fundmi temperaturën 19?, duke e thyer rekordin e janarit të mëparshëm me 5.1?.
Rekordet e reja këtë muajt e regjistruan në mijëra stacione meteorologjike në shumë vende të tjera, si 25.1? në aeroportin e Bilbaos në Spanjë, 0.7? më ngrohtë se rekordi i mëparshëm i vendosur vitin e kaluar. Edhe zona të mëdha të Europës Qendrore dhe Lindore përjetuan temperatura 10-15? më të larta sesa mesatarja për këtë periudhë të vitit.
Dhe kjo situatë ka vazhduar gjatë gjithë javës së parë të këtij muaji. Kur Europa përjetoi valë të të nxehtit ekstrem korrikun e vitit të kaluar, vdiqën më shumë se 20.000 njerëz. Fatmirësisht, valët e të nxehtit të dimrit janë shumë më pak vdekjeprurëse, por ato ende mund ta prekin shoqërinë njerëzore dhe ekosistemet natyrore në shumë mënyra.
1. Nevojitet më pak energji për ngrohje
Në Europë, vdekjet për shkak të motit të ftohtë, janë më të shumta në numër se ato të shkaktuara nga temperaturat ekstreme të larta. Vetëm në Britani ndodhin 10 herë më shumë. Dimrat më të ngrohtë do të reduktojnë vdekshmërinë e tepërt nga i ftohti. Dhe për shkak të krizës aktuale të kostos së jetesës, shumë njerëz janë lehtësuar sepse një valë e pazakontë e të ngrohtit në mesin e dimrin, nënkupton se nevojitet më pak energji për të ngrohur shtëpitë e tyre.

Kërkesa për energji elektrike ndikohet nga faktorë të tilla si ora e ditës, dita e javës dhe faktorë socio-ekonomikë si pandemia e COVID-19 apo lufta në Ukrainë. Diferencën e bën edhe moti. Për shembull, në Poloni dhe Holandë kërkesa ishte dukshëm më e ulët se mesatarja, veçanërisht pasi 1 janari ishte ditë e diel. Po ashtu shtrirja e valës së të nxehtit gjithashtu, nënkuptonte se vendet mund të rimbushnin disa nga rezervat e tyre të gazit dimëror.
2. Rendimente të reduktuara për disa kultura bujqësore
Megjithatë, periudhat e ngrohta të dimrit nuk kanë gjithmonë një ndikim kaq pozitiv. Për shembull, mungesa e dëborës në male ndikon direkt te bujqësia, dhe mund të zvogëlojë rendimentin e të korrave, pasi bora krijon një batanije izoluese që parandalon depërtimin e ngricave në tokë.

Kjo do të thotë se bora mund ta rrisë lagështinë e tokës më shumë sesa reshjet, duke përmirësuar kështu kushtet e rritjes së mëvonshme të kulturave të ndryshme. Shkrirja e madhe e borës në pranverë i mbush rezervuarët, dhe lejon prodhimin e energjisë në hidrocentrale.
Por shkrirja e papritur e borës mund të shkaktojë përmbytje. Edhe ndryshimet kalendarike të këtyre ngjarjeve do të kërkojnë përgatitje dhe përshtatje për të mundësuar një furnizim të qëndrueshëm me ujë atje ku kemi nevojë. Temperaturat më të larta do të krijojnë sezone më të gjata të rritjes në shumë rajone. Por nuk është gjithmonë kështu. Një studim i kohëve të fundit tregoi se për kullotat alpine një sezon i hershëm i rritjes (pika kur bora shkrin plotësisht) çon në plakjen dhe nxirjen e barit në pjesën e mëvonshme të verës.
3. Ekonomia e resorteve dimërore është në vështirësi
Vala e të nxehtit detyroi vendpushimet e skive nëpër Alpe të mbyllen, pikërisht në kohën që duhet të jetë periudha e tyre më e ngarkuar e vitit. Në janar, shpatet pritet që të kenë një mbulesë të mirë me borë. Por këtë vit pamë fusha të gjelbra me bar. Kjo situatë e godet shumë ekonominë lokale, ku shumë njerëz mbështeten në turizmin e sporteve dimërore.

Ngjarje të tilla si Botërori i skive alpine në Adelboden, po mbështeten te dëbora artificiale, e cila shkakton një kosto të mëtejshme mjedisore duke e rritur sasinë e karbonit në resortet e skive, gjë që kërkon një furnizim të madh me ujë. Në fakt, Lojërat Olimpike dimërore të Pekinit përdorën ekuivalentin e ujit të pijshëm ditor për 900 milionë njerëz për të gjeneruar borën artificiale që kërkonte.
4. Kafshët janë jashtë sinkronizimit me klimën
Ne njerëzit jemi ndoshta me fat, pasi jemi në gjendje të përshtatemi. Disa resorte dimërore kanë hapur tashmë shtigje për biçikleta malore në dimër për të ofruar turizëm alternativ, por jeta e egër dhe ekosistemet nuk mund të përshtaten kaq shpejt.
Në male shumë lloje kafshësh si ptarmigan dhe lepujt e malit, e ndryshojnë ngjyrën e tyre për dimër për t’u kamufluar në borën e bardhë. Koha e këtij ndryshimi përcaktohet nga gjatësia e ditës, dhe jo nga temperatura ose sasia e borës. Kur është më ngrohtë, këto krijesa janë më të rrezikuara të bien pre e grabitqarëve.

Gjatë shekullit të kaluar ekstremet e të nxehtit në Evropë janë rritur në intensitet dhe frekuencë. Si ngrohja e përgjithshme, ashtu edhe ngjarjet e valëve të të nxehtit i janë atribuar në mënyrë të vendosur njerëzve. Parashikimet sugjerojnë se këto tendenca do të vazhdojnë, dhe se valët e të nxehtit si në verë ashtu edhe në dimër do të bëhen më ekstreme, do të zgjasin më shumë në kohë, dhe do të ndodhin më shpesh. Ne duhet të mësojmë të përshtatemi me këto ndryshime në të gjitha stinët, dhe të mendojmë për ndikimet mbi gjithë planetin tonë.
Vendi ynë në orët e para të mëngjesit do të jetë me al...
Një 17-vjeçare ka treguar vuajtjet e vëllait të saj të...
Një histori e trishtë është rrëfyer ditën e sotme nga Alma...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
E diel, 15 janar 2023 Gjatë orëve të paradites ultësira p...
Lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme janë ndjerë në vendin që...
Shqipëria përgjatë të shtunës do të jetë në mbizotërimin e...
Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të kushteve at...
I gjithë territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e moti...
Masat e ftohta me origjinë veri-verilindore tashmë kan...
Qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e kontinent...
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se për shkak t...
Moti ka bërë kthesë 360 gradë. Ditët me diell ia kanë lënë...
Venecia është një nga qytetet më piktoreske në Europë. Për...
Do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ter...
Në Shqipëri, emigrimi i të rinjve po kthehet në një shqetë...
Orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë me alte...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
E diel, 8 janar 2023 Kushtet e qëndrueshme atmosferik...
28 vjeçari nga Italia, që ushtron profesionin e eskort...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...