Reshje shiu dhe dëbore/ Moti për sot dhe nesër
Do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ter...

Venecia është një nga qytetet më piktoreske në Europë. Për fat të keq, kjo bukuri i ka kushtuar shtrenjtë, pasi miliona turistë vërshojnë në qytet çdo vit, duke i zhvendosur banorët.
Në një përpjekje për të lehtësuar presionin, autoritetet e qytetit po shqyrtojnë një tarifë hyrjeje për udhëtarët ditorë, shumë prej të cilëve zbarkojnë nga anijet masive të lundrimit.
Venecia ka përjetuar rregullisht vitet e fundit protesta kundër turizmit të shfrenuar.

Firence është një tjetër qytet që shumë turistë e kanë të vështirë t'i rezistojnë falë arkitekturës së saj të bukur të Rilindjes dhe muzeve të klasit botëror. E keqja, megjithatë, është se vizitorët e kanë të vështirë të takojnë vendas, pasi pjesa më e madhe e qytetit është e pushtuar nga turistët. Autoritetet dhe banorët e Firences janë të dëshpëruar nga përballja me turizmin e tepruar.

Është e rrallë të kesh për vete Shkallët Spanjolle të Romës (në foto), ose ndonjë pikë referimi tjetër të famshme. Atraksionet e shumta historike dhe kulturore të kryeqytetit italian e bëjnë atë një magnet të vërtetë turistik - në vitin 2019, Roma regjistroi rreth 26 milionë prenotime fjetjeje. Autoritetet kanë kërkuar të menaxhojnë më mirë masat duke kufizuar hyrjen në shatërvanin e Trevit dhe duke mos lejuar njerëzit të ulen në shkallët spanjolle.

Qoftë duke shijuar birrën e famshme çeke, duke shëtitur nëpër urën e Karlit (në foto) ose thjesht duke ndier atmosferën e saj të mrekullueshme, kryeqyteti çek ofron shumë për të parë dhe argëtuar. Fatkeqësisht, qyteti me 1.3 milionë banorë priste rreth 7 deri në 8 milionë turistë në vit përpara pandemisë. Megjithëse shifrat e fundit të vizitorëve janë më të ulëta për shkak të COVID-19, shumë vendas janë të lodhur nga masat e turistëve.

Dubrovniku është bërë një emër i njohur që kur u shfaq në serialin televiziv "Game of Thrones". Qyteti i tij historik piktoresk i listuar në UNESCO është sigurisht i veçantë. Megjithatë, me kalimin e viteve, numri i vizitorëve ka pushtuar qytetin e vogël, duke u rritur ndjeshëm nga 500.000 njerëz në 2011 në 1.5 milionë më 2019. Autoritetet kanë konsideruar kufizimin e aksesit në qendrën historike.

Amsterdami është rraskapitur nga turizmi i tepërt prej vitesh, për shkak të reputacionit të tij si një parajsë për kërkuesit e kënaqësisë. Shumë vendas janë të zemëruar dhe mendojnë se cilësia e tyre e jetës po zbehet nga një mori turistësh që bllokojnë rrugët e qytetit.

Si përgjigje, qyteti filloi të ndalojë konsumimin e alkoolit në zona të caktuara dhe planifikon të bëjë të njëjtën gjë me kanabisin. Rreth 18 milionë turistë priten në vitin 2023.
Në vitin 2019 Barcelona priti një rekord prej 12 milionë vizitorësh, edhe pse popullsia e saj është vetëm 1.6 milionë banorë. Megjithëse pandemia e COVID-19 çoi në një rënie të konsiderueshme të numrit të vizitorëve, shumë janë të velur me turizmin masiv dhe ndikimin e tij në strukturën urbane. Në vitin 2022 qyteti vendosi kufizime në turet me guidë në qendër të Barcelonës. Ekziston gjithashtu një kufi për akomodimet në brendësi të qytetit.

Para pandemisë, diku rreth 4 deri në 6 milionë turistë zbarkonin në Lisbonë çdo vit. Është një shifër befasuese duke pasur parasysh se kryeqyteti i Portugalisë është shtëpia e vetëm gjysmë milioni njerëzve.

Turizmi masiv ushtron presion të jashtëzakonshëm në sektorin e banesave, me një sërë apartamentesh të kthyera në mjedise me qira për pushuesit dhe me zhvendosjen e imponuar të punëtorëve me paga të ulëta që largohen nga zonat e njohura si lagjja Alfama./DW
Do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ter...
Në Shqipëri, emigrimi i të rinjve po kthehet në një shqetë...
Orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë me alte...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
E diel, 8 janar 2023 Kushtet e qëndrueshme atmosferik...
28 vjeçari nga Italia, që ushtron profesionin e eskort...
Mungesa e dëborës në vendpushimet ku bëhet ski në Kosovë d...
Territori shqiptar pritet që në orët e para të ditës të do...
6.7% e shqiptarëve mendojnë se situata në vendin tonë ësht...
Gazeta më e madhe e Belgjikës “Le Soir” promovon Shqipërin...
Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të v...
6 janari simbolizon ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar që p...
Indinjata qe shumë e madhe kur Kylie Jenner postoi kor...
Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellim...
Eksperti i komunikimit, Rezart Cenaj, ka folur për mar...
E enjte, 5 janar 2023 Masat ajrore të qëndrueshme mbe...
Tringa Leka është vogëlushja që u fotografua gjatë eks...
Disa foto të shkrepura gjatë kohës së luftës në Kosovë...
Shqiptarët kanë rezultuar të parët në botë sa i takon kohë...
Temperaturat e larta në muajin janar kanë arritur në nivel...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...