Kthjellime dhe vranësira/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë përmes kontratave të punës, sërish ka shtetas shqiptarë që po tentojnë të largohen përmes aplikimeve për azil.
Eurostat bëri të ditur se për periudhën janar-shtator 2024, në 27 vendet e Bashkimit Europian ka pasur gjithsej 5485 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me gati 20%.
Ndërsa kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, tendenca është për ikjen me leje pune. Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.
Aplikimet sipas shteteve
Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.
Për periudhën janar-shtator 2024, Franca ka vijuar të jetë shteti që pret aplikimet më të mëdha, me 31% të totalit.
Në vend të dytë ka kaluar Italia, me 25%, duke zbritur Gjermaninë në vend të tretë me 20% të aplikimeve për 9-mujorin.
Greqia vijon ende të ketë kërkesa nga azilantë, me 14% të totalit.
Pas Greqisë, renditet Belgjika, me 5%.
Një destinacion që po tentohet së fundmi është dhe Irlanda, ku mesatarisht ka 15-20 aplikime në muaj, ose 125 për 9-mujorin, me një rritje prej 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Irlanda është e vetmja që ka parë rritje të aplikimeve, ndryshe nga shtetet e tjera ku është shënuar rënie.
Europa
Në Europë, në shtatorin e këtij viti, 75,755 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil, një ulje me 24 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2023, raporton Eurostat.
Gjithashtu, u regjistruan 6,360 aplikime përsëritëse, duke përfaqësuar një rritje prej 13 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sirianët mbetën grupi më i madh i personave që kërkuan azil në shtator (14,205 aplikantë të parë), të ndjekur nga venezuelasit (5,480), afganët (4,950) dhe turqit (4,455).
Gjermania (18,105), Spanja (12,510), Italia (11,895) dhe Franca (11,535) vazhduan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 71% të gjithë aplikimeve fillestare për azil në BE.
Shkalla totale e aplikimeve për herë të parë për azil në BE në shtator 2024 ishte 16.9 për çdo 100 mijë njerëz.
Krahasuar me popullsinë e secilit shtet të BE-së (më 1 janar 2024), shkallët më të larta u regjistruan në Greqi (66.0), pasuar nga Qipro (31.9).
Një total prej 2,950 minorenësh të pashoqëruar kërkuan azil për herë të parë në BE, shumica e të cilëve vinin nga Siria (975) dhe Afganistani (380).
Shteti i BE-së që mori numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga minorët e pashoqëruar ishte Gjermania (715), pasuar nga Holanda (410), Bullgaria (340), Spanja (320) dhe Greqia (315)./ Revista Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmos...
Varfëria mbetet një nga sfidat më të mëdha sociale dhe eko...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Arta Imshhtari, një grua 43-vjeçare prej dy dekadash j...
Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga a...
Mbrëmjen e së shtunës, Teatri "Petro Marko" i Vlorës organ...
Këtë të diel është hapur tregu i rikonstruktuar i Rusit në...
CNA sjell ditën e sotme një rast të trishtë të Kalo Kalajt...
Përdorimi i toksinës botoks në botë dhe në Shqipëri po rri...
Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme edhe ditën...
Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paq...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqë...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të q...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Ditën e sotme moti do të jetë kryesisht me kthjellime dhe ...
Për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Informacioni që vjen online, ku përfshihen edhe rrjete...
Rrjetet sociale dhe ndikimi që kanë te sjelljet e adol...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...