Temperaturat deri në 36 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme
Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën...

Problematika për gjetjen e fuqisë punëtore u bë shumë e mprehtë në vitin 2022, teksa për shkak të emigracionit shumë sipërmarrje nuk arrinin që të gjenin mjaftueshëm punonjës, çka nxiti dhe rritje pagash në shumë sektorë.
Nga kjo situatë më të fituar duket se kanë dalë burrat, në raport me gratë.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se paga mesatare e meshkujve shënoi një rritje më të shpejtë në 2022-shin, në raport me atë të femrave.
Mesatarisht, një punonjës në vend u pagua me 61,898 bruto në muaj në 2022, me një rritje nominale prej 8.2%.
Për meshkujt, paga mesatare ishte 63,773, me një rritje prej 9.2%.
Për femrat, paga mesatare arriti në 59,813, ose 7.3% më shumë sesa një vit më parë.
Rritja me ritme më të larta e pagave të burrave në krahasim me ato të grave bëri që të thellohet sërish hendeku gjinor mes pagesave të të dyja gjinive. Gratë u paguan 6.2% më pak sesa burrat në 2022, nga 4.2% që kishte zbritur diferenca në 2021. Gjithsesi, hendeku është më i ulët në raport me 2015-ën, kur burrat kishin një pagë mesatarisht 11.5% më të lartë sesa gratë.
Gratë në drejtim paguhen më shumë
Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga "Monitor", tregojnë se nga 36 grup profesione, që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre gratë paguhen më shumë.
Fusha ku gratë “shkëlqejnë” është drejtimi. Sipas INSTAT, femrat në grupprofesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 189,393 në vitin 2022. Ky nivel, jo vetëm që është paga më e larta nga të gjithë grupprofesionet në vend, por është dhe 11.1% më e lartë sesa e meshkujve. Në krahasim me një vit më parë, paga për këtë grupprofesion u rrit me rreth 10%, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.
Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë është grupi tjetër, ku femrat marrin më shumë se meshkujt. Paga e femrave në këtë grup është 64,365 lekë, ose 10.7% më shumë sesa burrat.
Në dy profesionet e tjera, “Punëtorë shërbimi dhe ndihmës” dhe “Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes”, gratë marrin përkatësisht 1.3% dhe 1.1% më shumë se burrat.
Administrata është institucioni që nuk i “diskriminon” femrat në paga, teksa “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” marrin njësoj, rreth 92 mijë lekë në muaj.
Ndërsa në arsim preferenca është te meshkujt, që paguhen gati 80 mijë lekë në muaj, ose 12% më shumë sesa gratë e të njëjtit profesion.
Edhe në shëndetësi ekziston diferenca. Grupprofesioni “Specialistë të shëndetësisë” i paguan meshkujt 85.8 mijë lekë në muaj, ose 13.8% më shumë sesa femrat. Për “Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, paga mujore e burrave është 65.8 mijë lekë, ose rreth 8% më shumë sesa e grave të të njëjtit profesion.
Diferenca më e lartë femra-meshkuj është në prodhim, ku rekordin e mban industria, që i paguan burrat 24.6% më shumë sesa gratë./ Monitor
Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Shkencëtarët britanikë po bëjnë studime për ndikimin e tem...
Sot vendi ynë do të ketë mot me alternime vranësirash dhe ...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qën...
I nxehti afrikan ka 'pushtuar' vendin. Dita e martë paras...
Ndërsa temperaturat rriten dhe vera nxehet, dielli kalon n...
Kjo javë pritet të ketë një ketë një rënie temperaturash t...
Shalqiri është një nga frutat e preferuar të stinës, jo ve...
Të dielën, pritet të ketë temperatura të larta në të gjith...
Mjekja pediatre, Adriana Ilias është shprehur se temperatu...
Këte fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Një studim nga King's College në Londër, ka zbuluar se mje...
Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) njoftoi sot se te...
Gjatë ditës së premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën n...
Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vazhdojnë ...
Komuna e Strugës në Maqedoninë e Veriut ka ndaluar me ligj...
I nxehti përvëlues vijon edhe për ditën e sotme në vendin ...
Vala e të nxehtit, që ka përfshirë ditët e fundit Europën ...
Ekonomistja dhe pedagogia Romina Radonshiqi është shprehur...
Vala e të nxehtit që tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...