Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Vala e të nxehtit, që ka përfshirë ditët e fundit Europën dhe rajonin e Ballkanit, po shtrihet me shpejtësi edhe thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë me rritje të ndjeshme të temperaturave.
Autoritetet e shëndetësisë pohojnë se, për shkak të kësaj situate, një numër i lartë i qytetarëve dhe turistëve po kërkojnë ndihmë shëndetësore.
“Deri tani janë mbi 15 mijë pushues, turistë vendas dhe të huaj, të cilët kanë përfituar shërbime nga strukturat, qendrat shëndetësore verore, dhe 30 përqind e tyre janë turistë të huaj, pra që vijnë nga vende të tjera dhe që kanë marrë shërbim në strukturat që ne kemi hapur në kujdesin tonë shëndetësor”, thotë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha sot se, bashkë me Agjencinë e emergjencave civile dhe njësinë ushtarake mjekësore janë ngritur struktura të posaçme për dhënien e shërbimit në territor, duke iu ardhur në ndihmë sa më shpejt personave të goditur nga temperaturat e larta. Vetë ministrja e shëndetësisë inspektoi sot një nga njësitë lëvizëse shëndetësore, ngritur në qytetin e Shkodrës.
“Njësitë e lëvizshme në territor, përsa i përket për valën e të nxehtit, janë nëntë. Një është në Shkodër, katër në Tiranë. Kemi në Elbasan, në Durrës, Gjirokastër dhe në Berat, ndërkohë që 18 njësi të lëvizshme të urgjencave, autoambulanca, janë të kombinuara me 30 qendra shëndetësore në mënyrë që të kemi akses më të shpejtë në shërbime”.
Sipas Shërbimit metereologjik të ushtrisë, gjatë ditëve në vazhdim, temperaturat në disa zona të Shqipërisë pritet të shkojnë mbi 43 gradë celcius.
Kolonel Elton Rezo, i cili drejton shërbimin shëndetësor pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë thotë se, në këtë situatë jo të zakonshme, ekipet shëndetësore të ushtrisë i janë bashkuar bluzave të bardha.
“Duke ndjekur shërbimin metereologjik vihet re se, këto ditë do të jenë shumë të nxehta. Dhe, qëllimi i kësaj fushate të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilës i jemi bashkuar edhe ne si forcë e armatosur, është për t’i ardhur në ndihmë popullatës në këto ditë të nxehta”, thotë ai.
Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani nuk është regjistruar asnjë viktimë për shkak të temperaturave të larta. Megjithatë, autoritetet po i bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në momentet e pikut të temperaturave./ VOA
Ekonomistja dhe pedagogia Romina Radonshiqi është shprehur...
Vala e të nxehtit që tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe...
Riaktivizimi i valëve të të nxehtit afrikan do të sjellë n...
Dhjetëra qytete në të gjithë Evropën Jugore janë përfshirë...
Specialistja e parashikimit të motit, Mimoza Demiri ka dek...
Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se shumë pak personel ikën nga...
Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave...
Imazhet satelitore zbulojnë se si hapësirat e gjelbra, rru...
Fundjava në vendin tonë do të dominohet nga kushte atmosfe...
Greqia mbylli Akropolin e lashtë gjatë pjesës më të nxehtë...
Edhe këtë të premte pritet të ketë temperatura të larta. ...
Megjithë përmirësimet që kanë ndodhur gjatë viteve të fund...
Një valë nxehtësie e ka kapluar pjesën jugore të Evropës d...
Edhe kjo e enjte pritet të ketë temperatura të larta. Tem...
I nxehti ekstrem intesifikohet në Europë. Spanja po përballe...
Të jetosh një jetë më të lumtur dhe më të kënaqshme është ...
Edhe sot në pjesën më të madhe të qyteteve në Shqipëri pri...
“Java e ferrit”. Me këtë togfjalësh mund të përshkruhet fa...
“Java e ferrit”. Me këtë togëfjalësh mund të përshkruhet f...
• Në moshën 9 vjeç një fëmijë është si përpara një “pr...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...