web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mënyrat e thjeshta se si qytetet tona mund t’i përshtaten valëve të të nxehtit ekstrem

15 Korrik 2023, 22:40, Sociale Lucy Sherriff

Mënyrat e thjeshta se si qytetet tona mund t’i përshtaten

Imazhet satelitore zbulojnë se si hapësirat e gjelbra, rrugët e lyera me ngjyrë të bardhë dhe elementet ujore, po ndihmojnë në mbajtjen të freskët të qyteteve gjatë valëve të të nxehtit ekstrem. Një shirit ngjyrë blu gjarpëron përmes Pragës,kryeqytetit të Republikës Çeke midis ngjyrave të forta të kuqe, portokalli dhe të verdha, që dominon imazhet satelitore.  

Ngjyra blu shënon lumin Vlltava, duke i ofruar një lloj freskie kryeqytetit çek nga vala e nxehtë e të nxehtit ekstrem që e goditi qytetin në qershor 2022 . Ndërsa njollat e gjelbra që ndërthuren simbolizojnë parqet, një tjetër element lehtësues nga temperaturat e nxehta të sipërfaqes së tokës, të cilat verën e kaluar arritën deri në 45 gradë Celcius.

Këto janë imazhe të hartës së vapës urbane janë kapur nga hapësira. Ato tregojnë ndikimin dramatik të hapësirave të gjelbra, sipërfaqeve të bardha të rrugëve dhe ujit në qytete, duke i ndihmuar ato të ftohen në mënyrë natyrale dhe t’i rezistojnë rritjes së valëve vdekjeprurëse të të nxehtit.

Harta e këtyre pikave të të nxehtit ekstrem, përbën një aset jetik për planifikuesit e urbanististikës, ndërsa planeti ynë po nxehet gjithnjë e më tepër, dhe po vazhdojnë të stohet vdekjet nga vapa e madhe. Në vitin 2022, në Evropë vdiqën më shumë se 20.000 njerëz nga shkaqe të lidhura me të nxehtin ekstrem.

Për herë të parë në histori, temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar i kaluan 40 gradë. Në qershor të këtij viti, disa zonat në Spanjë regjistruan temperaturën 44 gradë. Një situatë emergjente është edhe në SHBA. Vetëm gjatë 2 javëve të fundit, në Teksas ka pasur të paktën 13 vdekje të lidhura me të nxehtin ekstrem.

Meteorologët parashikojnë se vala ekstreme e të nxehtit do të përhapet në jug të SHBA-së, dhe temperaturat mbi 43 gradë Celcius do të jenë të zakonshme. Imazhet e marra nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, tregojnë jo vetëm temperatura ekstreme të sipërfaqes së tokës në qytete, por edhe zona më të ftohta që janë rezultat i parqeve apo i elementeve ujorë në zona me popullsi të dendur.

Një studim zbuloi se lagjet pranë një parku, që mund të arrihet 10-minuta në këmbë, janë 3 gradë më të freskëta sesa zonat jashtë atij diapazoni. “Imazhet mund të jenë një burim. Ato mund të përdoren për të identifikuar pikat e nxehta, rajonet e cenueshme dhe për të vlerësuar ndikimet e ftohjes së qasjeve për zbutjen e nxehtësisë”- thotë Glin Halley, shkencëtar i kërkimit atmosferik në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s, që po drejton projektin e kapjes së imazheve, i quajtur ndryshe edhe misioni i monitorimit të temperaturës së sipërfaqes së tokës

Hallej dhe ekipi i tij, të cilët janë të vendosur në Los Anxhelos, punojnë vazhdimisht me këshillin e qytetit lokal, që përdori të dhënat e hartave Ecostress në planin e tij të qëndrueshmërisë dhe zbutjes.

“Ne i ndihmuam ata të reduktojnë zonat që ishin më të nxehta. Zyrtarët lyen rrugët më të nxehta me një shtresë të veçantë boje që reflekton rrezet e Diellit, në vend se t’i thithë ato dhe ta ruajë nxehtësinë si sipërfaqet e zakonshme të asfaltit.

Më pas ai mati efektet duke përdorur satelitin, dhe vuri re se lyerja i kishte ftohur rrugët me ta paktën 1-2 gradë celcius. Këshilli i qytetit përdori të dhënat e Hallej për të marrë një fond shtesë prej 6 milion dollarësh nga guvernatori i shtetit të Kalifornisë për të lyer më shumë rrugë me bojë të bardhë.

Ekipi fokusohet në 10 qytete anembanë globit, duke përfshirë Londrën, Parisin, Athinën, Mumbain dhe Melbërnin. Qershorin e vitit të kaluar, ata punuan me Agjencinë Evropiane të Hapësirës për të mbledhur të dhëna nga Parisi, Praga dhe Milano gjatë një vale shumë ekstreme të të nxehtit.

Edhe shkencëtarët në Pekin përdorën në një studim të vitit 2022 të dhënat nga këto harta satelitore të nxehtësisë, për të studiuar efektet ftohëse të parqeve urbane. Studimi arriti në përfundimin se parqet nxehen më ngadalë se sa rajonet urbane gjatë ditës, dhe se hapësirat publike të gjelbra që përmbajnë ujë, kishin një efekt ftohës më të mirë si brenda parkut ashtu edhe në zonën përreth.

Krijimi i më shumë hapësirave të gjelbra, mbjellja e më shumë pemëve përgjatë rrugëve, dhe lyerja e sipërfaqeve të betonit me ngjyrë të bardhë, janë vetëm disa nga masat e thjeshta që kanë marrë qytetet për të luftuar të nxehtin e bllokuar, një fenomen i njohur si “ishujt e nxehtësisë urbane”.

Këta ishuj janë zona dukshëm më të nxehta sesa rajonet rurale përreth, ndonjëherë deri në 15 gradë celsius, dhe krijohen pasi nxehtësia në qytete shpërndahet më ngadalë për shkak të infrastrukturës së dendur. Ato janë veçanërisht të rrezikshme për segmentet më të prekshme të popullatës si pleqtë, fëmijët e vegjël, popullatat me të ardhura të ulëta dhe punëtorët e krahut.

Zyrtarët e planifikimit urban janë detyruar të mendojnë në mënyrë jo tradicionale kur bëhet fjalë për mënyra inovative për të luftuar të nxehtin ekstrem. Parisi, ku qytetarët janë më të rrezikuarit në Evropë që të vdesin nga i nxehti, ka krijuar një rrjet të ndërlidhur të “ishujve të ftohtë” ku parizienët mund strehohen - nga parqet dhe pyjet tek pishinat dhe muzetë.

Këta ishuj janë të lidhur nga vendkalime natyrore të ftohta të mbuluara me pemë, dhe mund të aksesohen nëpërmjet një aplikacioni hartash të quajtur “Extrema”, të cilin qyteti e zhvilloi në vitin 2019. Disa parqe do të jenë gjithashtu të hapura 24 orë në 7 ditët e javës, dhe qyteti po e 3-fishon rrjetin e tij të ftohjes nëntokësore.

Këto plane mund të jenë shumë efektive. Një studim analizoi një plan të qytetit të Montrealit në Kanada dhe të zbatuar midis viteve 2004- 2007, duke zbuluar se ai solli një reduktim mesatar prej 2.52 vdekjesh në ditë.

Në Sevilje të Spanjës, kryebashkiaku ka urdhëruar instalimin e më shumë tendave në të gjithë qytetin si pjesë e “politikës së hijes”, si dhe mbjelljen e 5000 pemëve në vit dhe ndërtimin e më shumë shatërvaneve publike.

Zyrtarët e qytetit në Roterdam të Holandës, shpresojnë të mbjellin bimësi të gjelbër tek më shumë se 900.000 metra katrorë çati, një taktikë që ndihmon në freskimin e qyteteve. Ndërkohë në Athinë, Greqi, ekspertja e ngrohjes së qytetit Eleni Mirivili po udhëheq një projekt për të ri-konstruktuar një  ujësjellës historik që daton që nga epoka romake për të derdhur ujin nëpër qytet.

Ndërkohë në Akarnes, një komunë tjetër greke, po krijohen çatitë dhe trotuaret e freskëta të zhvilluara posaçërisht, dhe rezultatet janë premtuese. Hallej shpreson që një teknologji e re, që po zhvillohet nga ekipi i tij do të ndihmojë më tej në përgatitjen e qyteteve për të përballuar shumë më mirë valët e të nxehtit ekstrem.

Ai planifikon që të lëshojë në vitin 2028 një satelit, i cili do të prodhojë imazhe me një rezolucion më të lartë, të cilat mund të përdoren për të përcaktuar në një shkallë edhe më të detajuar ndikimin e çative të gjelbra./ “BBC” - Pershtatur nga CNA





Lajmet e fundit nga