Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Vala e infeksioneve nga COVID-i, drejt fundit

1 Gusht 2022, 08:23, Sociale CNA
Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Vala e infeksioneve nga COVID-i, drejt fundit
Ilir Alimehmeti

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë si ka nisur kurba e rënies së infektimeve nga COVID-i duke sinjalizuar kështu edhe rënien e kësaj vale infektimesh.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se piku rezulton me 21 korrik, dhe se pas kësaj date ka nisur rënia.

”Miqtë e mi, sinjali i fillimit të rënies së rasteve që diskutuam rreth një javë më parë fatmirësisht u konfirmua gjatë kësaj jave.

Vumë re që më 22 korrik për herë të parë ra numri i rasteve aktive që nga dita më parë, datë 21 korrik.

Nga rastet zyrtare vërejmë se rënia ka filluar pikërisht më 22 korrik, pas pikut që rezulton më 21 korrik.

Numri i të shtruarve në spital pritet të bjerë përgjatë gushtit!

Falënderohen pseudoepidemiologët që na frymëzojnë t’i përgënjeshtrojmë dita ditës!”, shkruan Alimehmeti./E.T-CNA.al

 

Lajmet e fundit nga