Parashikimi i motit/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...

Shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit 2025, falë rënies së numrit të vdekjeve, por lindjet vijojnë të pakësohen.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në të gjithë territorin. Qendrat e mëdha urbane, që dikur kompensonin deficitin demografik të qarqeve të tjera, po shfaqin shenja ngopjeje dhe frenimi, ndërsa qarqet e brendshme dhe veriore po boshatisen.
Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një rënie prej 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve, por ka shënuar një tkurrje të lehtë prej 2.2% në nëntëmujorin e 2025 krahasuar me vitin 2024. Kjo rënie, ndonëse më e moderuar se në pjesën tjetër të vendit, tregon ngadalësimin e ritmit të shtesës natyrore edhe në kryeqytet, që tradicionalisht ka qenë më tërheqës për familjet e reja për shkak të punësimit dhe shërbimeve. Kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e stabilitetit ekonomik po fillojnë të ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe te familjet urbane të Tiranës.
Nga ana tjetër, Korça ka shënuar rënien më të fortë të lindjeve në vend, me -16.8% në nëntëmujorin e 2025. Ky rezultat lidhet me emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve dhe me moshimin e popullsisë, çka ka sjellë një ulje strukturore të lindshmërisë.
Elbasani dhe Fieri regjistrojnë gjithashtu rënie të ndjeshme, përkatësisht 6.3% dhe 6.7%. Në këto qarqe, dikur me bazë të gjerë industriale dhe bujqësore, shkaqet lidhen me vështirësitë ekonomike dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë, duke nxitur migrimin drejt Tiranës ose jashtë vendit.
Durrësi, një tjetër qendër urbane e rëndësishme, ka pësuar ulje me 4%, çka tregon se edhe zonat me zhvillim më të lartë ekonomik nuk po arrijnë të ruajnë nivelet e lindjeve. Shtrenjtimi i banesave dhe pasiguria në tregun e punës duket se po frenojnë familjet e reja për të pasur fëmijë.
Në Shkodër, lindjet kanë rënë me 6.2%, duke reflektuar një kombinim të emigrimit masiv dhe moshës së lartë të popullsisë rurale.
Dibra, një qark tradicionalisht me lindshmëri të lartë, ka pësuar rënie me 11.3%, që tregon boshatisje të mëtejshme të zonave malore.
Ndërkohë, Berati është ndër të paktët qarqe që ka shënuar një rritje të lehtë prej 1.8%, ndoshta si pasojë e rikthimit të disa familjeve nga emigracioni ose e politikave vendore për mbështetje sociale.
Vlora ka shënuar një rënie të lehtë me -2.6%, ndërsa Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha kanë pasur ndryshime minimale, por me prirje të përgjithshme në rënie ose stagnim./Monitor.

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Moti në vendin tonë ditën e sotme, parashikohet i paqëndru...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Teksa temperaturat kanë nisur të bien, shumë pensionistë n...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qën...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendev...
Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të...
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve a...
Çmimi Nobel në Ekonomi i këtij viti riktheu në qendër të d...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Rruga pa shpronësim në Gurras-Tushemisht/ Banorët: 120 fam...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqën...
Ndonëse situata është përmirësuar, uji që përmbyti banorët...
Një vendim i fundit i qeverisë i ngarkon kompanitë e trans...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...