Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Teksa temperaturat kanë nisur të bien, shumë pensionistë në qytetet e vendit po përballen me një tjetër sfidë të afrimit të dimrit, pamundësinë për të siguruar dru zjarri. Çmimet janë rritur ndjeshëm, duke e bërë ngrohjen e shtëpisë një barrë të rëndë për ata që jetojnë vetëm me pension.
Në tregjet e druve, një metër kub kushton deri në 60 deri në 65 mijë lekë të vjetër, çmim që për shumicën e të moshuarve është i paarritshëm. Shumë prej tyre thonë se vitin e kaluar kanë paguar më pak se gjysmën e kësaj shume, ndërsa tani detyrohen të heqin dorë nga ngrohja ose të përdorin mënyra alternative si batanijet apo kondicionerët, që konsumojnë më pak energji, por ngrohin vetëm një dhomë.
“Unë jam vetë i pesti në familje dhe para një viti që mora dru më shkonte deri në 600 mijë lekë të vjetër. Unë me 130 mijë lekë pension do t'i merrja? Unë nuk marr dot një ilaç që të mjekoj veten. Për mua 5 mijë lekë të vjetër janë shumë, se unë aq pension marr”,-thotë një banor.
“Nuk kam marrë këtë vit dru se nuk më del hesapi. Tani të marr 2-3 batanije që të mbulohem. Po të na shtojë pensionet Rama do marr dru. Po s'na dha, do rri me batanije. 65 mijë lekë të vjetër shkon një metër dru. Qeveria duhet të vërë kontroll, jo t’i lërë të flenë mbi dafina se populli është gjynah”,-tregon një nga banorët.

Ka edhe pensionistë që arrijnë t’i sigurojnë drutë falë ndihmës së fëmijëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa të tjerë shprehen se do të donin që tregu i druve të ishte më i kontrolluar nga shteti, në mënyrë që çmimet të mos abuzohen nga tregtarët privatë.
“Nuk ka qeveri të kontrollojë drutë. Ç’është kjo?! Një kubik 25 mijë të vjetër! Unë i mora për këtë vit, por nuk mora shumë. Më shkuan 250 mijë lekë të vjetër. Më dërgon lekë vajza nga Amerika edhe prandaj i mora”,-shprehet një nga banorët.
“E përballueshme mund të jetë për mua që kam pension të mirë, por të tjerët nuk e përballojnë dot. Detyrohen të marrin një kondicioner dhe e ndezin sa për të ngrohur një dhomë. Unë po bëj 2-3 vite që kam vendosur kaldajë, edhe është më mirë se punon me gaz. Qeveria duhet të bëjë këtë gjë që druri që shitet të jetë i kontrolluar. Që të marrësh një metër dru i thone 60 mijë lekë të vjetër. Nuk ia del dot se drutë janë të shtrenjtë”,-thotë një banor tjetër.

Në zonat e ftohta si Korça, drutë mbeten mjeti kryesor i ngrohjes, jo vetëm për të mbajtur shtëpinë ngrohtë, por edhe për gatim. Megjithatë, me të ardhurat që nuk mbulojnë as nevojat bazë, shumë familje presin ndërhyrjen e qeverisë, qoftë me rritje të pensioneve, qoftë me subvencione për ngrohjen gjatë muajve të dimrit.
“Unë ngrohem me dru sepse jo vetëm ngrohesh, por edhe gatuan. Pa dru nuk del dimri në Korçë, pavarësisht se nuk ka bërë dimër të ashpër. Unë që kam edhe një fëmijë të vogël duhet të marr 6-7 metër dru. Mendoj se drutë duhet të menaxhohen nga shteti dhe jo nga privati”,-tha banori i zonës.
Në shtëpitë e pensionistëve, llogaritë e dimrit nuk bëhen më me metra dru, por me ditë të ftohta që duhet kaluar me kursime. Për ta, çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë diferencën mes një dimri të ftohtë dhe një dimri më të durueshëm./CNA
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qën...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendev...
Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të...
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve a...
Çmimi Nobel në Ekonomi i këtij viti riktheu në qendër të d...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Rruga pa shpronësim në Gurras-Tushemisht/ Banorët: 120 fam...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqën...
Ndonëse situata është përmirësuar, uji që përmbyti banorët...
Një vendim i fundit i qeverisë i ngarkon kompanitë e trans...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Të diel, 26 tetor, rikthehet ora diellore dhe akrepat e or...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Nga 21 aktivitete ekonomike gjithsej nga bujqësia te tekno...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...