46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme po zhvillon një vizitë pune në Kosovë, ku është pritur nga Zv/Ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dafina Gexha Bunjaku, pasi Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës dr. Rifat Latifi ka pasur një ndërhyrje urgjente kirurgjikale.
Në konferencën e përbashkët për mediat u ritheksua angazhimi i dy qeverive për të forcuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë. Gjatë fjalës së saj, ministrja Manastirliu tha se brenda muajit qershor, do të finalizohen dy marrëveshje të reja, të cilat cilat synojnë që të ofrojnë më shumë garanci për kujdesin shëndetësor për qytetarët shqiptarë dhe qytetarët e Kosovës, me fokus të veçantë në zonat kufitare.
“Së shpejti do të finalizojmë marrëveshjen e re për shërbimin shëndetësor në zonat ndërkufitare nga mjekët e Shqipërisë dhe të Kosovës në spitalet e zonave kufitare. Do të ketë shkëmbim të ndërsjellë të mjekëve mes dy vendeve, ndërkohë që do të ketë bonus për mjekët e Kosovës, që do të ofrojnë shërbim në Spitalin e Kukësit”, - tha Manastirliu duke bërë me dije se dy marrëveshjet do të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive Shqipëri-Kosovë brenda muajit qershor.
Marrëveshja tjetër, për të cilën dy palët disktuan dhe u dakordësuan, ka të bëjë me shkëmbimin e barnave, vaksinave, pajisjeve biomjekësore si dhe krijimin e qendrave të përbashkëta për trajtimin e sëmundjeve të rralla.
“Një element i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje do të jenë edhe korridoret e shpejta që do të krijojmë, nëpërmjet protokolleve të bashkëpunimit për shkëmbimin e barnave, vaksinave, pajisjeve biomjekësore. Në këtë kuadër, marrëveshja mes Agjencive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të të dyja vendeve do të mundësojë pikërisht zhvillimin e protokolleve të shpejta, për sa i përket qarkullimit të barnave dhe rritjes së kontrollit dhe cilësisë së barnave në të dyja vendet, në mënyrë që të kemi procedura më të shpejta, pa burokraci, por mbi të gjitha, të kemi garancinë për barnat që qarkullojnë në të dyja vendet”, tha Manastirliu.
Duke qenë se sezoni turistik sapo ka filluar dhe shumë qytetarë nga Kosova vijnë në bregedetin shqiptar, Manastirliu siguroi zv/ministren e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dafina Gexha Bunjaku, se qendrat shëndetësore do të jenë në shërbim të pushuesve dhe qytetarëve nga Kosova.
“Dua të përmend turizmin veror e dimëror si një nga shumë komplementaritetet që na sjellin edhe më afër. Meqë jemi para sezonit të plazhit, si Ministri jemi shumë të interesuar që qytetarët tonë të Republikës së Kosovës gjatë verës të kenë qasje të duhur në sistemin shëndetësor të Republikës së Shqipërisë, nëse ata kanë nevojë dhe kurdo që kanë nevojë. Sikurse edhe gjatë sezonit të dimrit fluksi i turistëve merr për nga këndej". - tha Zv/Ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dafina Gexha Bunjaku.
Ministrja Manastirliu u shpreh:
“Ne kemi siguruar si Ministri Shëndetësie, që prej datës 15 qershor, qendrat shëndetësore verore që janë prej vitesh në dispozion të pushuesve, edhe këtë vit të jenë në dispozicion të pushuesve dhe gjithashtu t’u shërbejnë me shumë cilësi të gjithë pushuesve, turistëve, dhe qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë, duke mos pasur asnjë mungesë dhe duke u dedikuar me gjithë shërbimet e urgjencës dhe gjithashtu dhe në shërbimet spitalore që mund të dalin nevoja”, tha Manastirliu.
Marrëveshjet e reja mes dy vendeve parashikojnë ngritjen e një komiteti të përbashkët ndërmjet dy ministrive të shëndetësisë së dy vendeve, për të hartuar protokollin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të specializuara nga mjekët e Shqipërisë dhe Kosovës në zonat kufitare. Lidhur me urgjencat mjekësore dhe shërbime të specializuara, do të ketë trajtim të ndërsjelltë në spitalet e Kukësit, Gjakovës dhe Prizrenit, për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, bazuar në protokollin e bashkëpunimit.
Shkëmbimi i mjekëve dhe profesionistëve në funksion të menaxhimit sa më të mirë klinik të rasteve specifike në dyja anët e kufirit, do të jetë një tjetër hap konkret drejt përmirësimit të shërbimit shëndetësor në këto zona. Palët do të angazhohen të krijojnë një korridor mbështetjeje në rast nevoje, në shkëmbimin e ndërsjelltë të barnave të rralla, testeve apo produkteve mjekësore.
Forcimi i bashkëpunimit në fushën farmaceutike do të formalizohet mes marrëveshjes së përbashkët mes dy agjencive të barnave në lidhje me sigurinë dhe kontrollin e cilësisë së barnave dhe pajisjeve mjekësore, duke shkëmbyer eksperiencat mes profesionistëve, por edhe duke vënë në dispozicion laboratorët e kontrollit të barnave për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e farmakovigjilencës në dy vendet./CNA.al
Terapia fizike (PT), e njohur gjithashtu si fizioterap...
Një grup ekspertësh i krijuar nga Organizata Botërore ...
Ekziston një pije që mund të shkaktojë të gjitha lloje...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të die...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pirja e duhanit është faktori nr.1 i rrezikut për t’u prek...
Të gjithë mund ta kenë të vështirë ndonjëherë të kontr...
Specialisti infektiv i San Martino di Genova, Matteo B...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Mjeku pediatër, Bektashi Mandri, i ftuar paraditen e s...
Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, ka deklaruar m...
Një vit nga hapja e Spitalit Memorial të Fierit, janë ...
Presioni i lartë i gjakut, i quajtur edhe hipertension...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...