Lia e majmunëve/ OBSH-ja konfirmon 780 raste në 27 vende
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të die...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar në Komisionin për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë për spitalet, përmes projektit “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor.
“Kjo marrëveshje synon që të përmirësojë sistemin shëndetësor duke pasur në fokus reformën spitalore. Financimi shtesë është në vlerën 25 milionë euro dhe ndahet në tre komponentë. Në komponentin e përmirësimit të infrastrukturës; në komponentin e përmirësimit të menaxhimit të informacionit shëndetësor dhe në komponentin e tretë monitorimin, vlerësimin, menaxhimin e projekteve dhe asistencës teknike”, tha Manastirliu.
Duke folur për investimet në infrastrukturë përmes këtij projekti, Manastirliu bëri me dije se do të investohen pesë spitale.
“Do të përfundojë modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'; nëpërmjet rehabilitimit të spitalit të Kardiokirurgjisë, spitalit të Djegie-Plastikës, Spitalit Psikotrik. Gjithashtu do të kemi mundësi që të përfundojmë edhe rehabilitimin e spitalit të Lezhës, të spitalit të Krujës”, tha Manastirliu.
Marrëveshja e re mbështet edhe përmirësimin e menaxhimit të informacionit spitalor.
“Ne tashmë kemi hyrë në një proces intensiv edhe të digjitalizimit në sistemin e kujdesit spitalor, ku një rëndësi dhe fokus të veçantë i është vendosur pikërisht sistemit të informacionit, i cili tashmë ka filluar zbatimin e tij në 4 spitale të para. Ndërkohë që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje dhe nëpërmjet financimit nga kjo marrëveshje, ne synojmë që të shtrijmë sistemin e informacionit spitalor edhe në 7 spitale të tjera, duke përfshirë këtu spitalin e Gjirokastrës, Beratit, Lezhës, Fierit, Korçës, Dibrës dhe Kukësit”, tha Manastirliu.
Në fjalën e saj, Manatirliu tha se nevoja për një financim shtesë u rrit duke pasur parasysh pasojat e COVID-19, për të fuqizuar spitalet tona.
“Ky financim shtesë ishte hapi i duhur dhe vjen në momentin e duhur, përpos gjithë financimit që buxheti i shtetit alokon, qoftë për sa u përket investimeve, qoftë për sa u përket shpenzimeve operative, në mënyrë që ne të vijojmë dhe të ecim më shpejt dhe të intensifikojmë përpjekjet tona për të përmirësuar dhe për ta bërë sistemin tonë spitalor më efektiv, për ta sjellë atë më afër qytetarëve dhe për të pasur mbi të gjitha shërbime sa më cilësore”, tha Manastirliu./ CNA.al
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi të die...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Pirja e duhanit është faktori nr.1 i rrezikut për t’u prek...
Të gjithë mund ta kenë të vështirë ndonjëherë të kontr...
Specialisti infektiv i San Martino di Genova, Matteo B...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Mjeku pediatër, Bektashi Mandri, i ftuar paraditen e s...
Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, ka deklaruar m...
Një vit nga hapja e Spitalit Memorial të Fierit, janë ...
Presioni i lartë i gjakut, i quajtur edhe hipertension...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...