Poleni, virozat e stinës e lia e majmunëve/ Mjeku pediatër tregon cili është gabimi i pafalshëm që bëjnë prindërit
Mjeku pediatër, Bektashi Mandri, i ftuar paraditen e s...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me Ministren e Arsimit, Evis Kushi, Ministren e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, dhe Drejtuesin e UNICEF për Shqipërinë, Dr. Roberto de Bernardi, kanë marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të 1 qershorit, me fëmijë të të gjitha komuniteteve.
Duke uruar të gjithë fëmijët për festën e 1 qershorit, Manastirliu tha se të gjitha institucionet janë bashkë për të siguruar mirërritje, arsimim dhe një të ardhme më të mirë për të gjitha kategoritë e fëmijëve.
“Ne jemi këtu për të bashkuar forcat që e ardhmja juaj të jetë më e mirë. Ne ndoshta me të gjitha këto që po ndodhin nuk do të jemi dot të aftë të parashikojmë çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por për një gjë jemi të aftë, jemi të aftë që të përgatisim fëmijët për t’u përballur me të nesërmen. Gëzuar 1 qershorin”, - tha Manastirliu në mesazhin e saj drejtuar fëmijëve.
Teksa falënderoi shkollat dhe stafet mjekësore për angazhimin për dy programet me rëndësi në shëndetin e fëmijëve, atë të shikimit dhe kujdesit oral, Manastirliu tha se këto programe kombëtare në shkolla lehtësojnë edhe prindërit nga kontrollet rutinë që duhet të kryenin për fëmijët e tyre.
“Kemi filluar një program të kujdesit për sytë në shkolla. Kujdesi shëndetësor në shkolla ka filluar të jetë jo vetëm nëpërmjet programeve të vogla, por edhe nëpërmjet programeve kombëtare, ku të gjithë nxënësit në shkolla nga klasa e parë deri në klasën e nëntë të mundet të kontrollojnë shikimin. Gjithashtu kemi edhe një program të kujdesit për dhëmbët sepse aty mësojmë se si të kujdesemi për shëndetin oral, te denstisti i shkollës fëmijët mund të marrin shumë shërbime të nevojshme dhe kështu edhe prindërit lehtësohen nga kontrollet rutinë që duhet t’u nënshtrohen fëmijët e tyre”, -tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu ka vënë theksin te dita e sotme si tepër e rëndësishme për një mjedis të shëndetshëm, nga ku do të nisë të ndalohet me ligj përdorimi i qeseve plastike.
“Sot është një ditë e veçantë se 1 qershori me të vërtetë është dita e fëmijëve, por sot në 1 qershor në bëjmë edhe një hap më shumë për shëndetin e fëmijëve dhe për një botë më të pastër, më të mirë, duke hequr nga përdorimi qeset plastike”, - nënvizoi Manastirliu.
Në aktivitet kanë marrë pjesë edhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, dhe Drejtuesi i UNICEF për Shqipërinë, Dr. Roberto de Bernardi, të cilët kanë uruar fëmijët për festën e 1 qershorit. Aktiviteti u realizua me organizatat e shoqërisë civile, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve./ CNA.al
Mjeku pediatër, Bektashi Mandri, i ftuar paraditen e s...
Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku, ka deklaruar m...
Një vit nga hapja e Spitalit Memorial të Fierit, janë ...
Presioni i lartë i gjakut, i quajtur edhe hipertension...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...