FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...

Qershori dhe korriku mund të quhen ndryshe ‘Muajt kombëtarë të shalqirit’, këtij fruti të kuq, të ëmbël e të freskët, epitoma e verës perfekte. Gjatë këtyre muajve, prodhimi i shalqirit në vend arrin kulmin.
Shalqiri është padyshim fruti më i konsumuar në Shqipëri ndjekur nga pjepri dhe vedeni. Shalqiri është pjesë e së njëjtës familje botanike që përmbledh kastravecat, kungujt dhe kungulleshkat. Mendohet që shalqiri është zbuluar në Egjipt rreth 5000 vjet më parë siç është përshkruar edhe në shumë hieroglife.
Shalqiri i rritur në Shqipëri nuk ka të krahasuar në aspekt shijesh dhe vlerash. Zonat e Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës janë kampionë të prodhimit të shalqirit në Shqipëri. Vendi ynë numëron plot 5600 hektarë tokë të mbjellë me shalqi. 2300 hektarë gjenden në zonat e lartpërmendura dhe 764 hektarë të tjerë në zonën e Shkodrës.
Në vitet e fundit, Shqipëria ka prodhuar plot 221,628 tonë shalqinj nga fushat dhe 1044 tonë nga serat. Prodhimi vjetor i Lushnjës arrin në 81, 804 tonë ndjekur nga Shkodra me 22,779 tonë. Ritmi i prodhimit të Lushnjës është 51 tonë për hektar, ndërsa i Shkodrës është 30 tonë për hektarë. Shalqinjtë në zonën veriperëndimore që përfshin Lezhën dhe Shkodrën mbillen në prill dhe mblidhen në korrik.
Ngrënia e shalqirit është argëtim më vete për shqiptarët. Por gjithsesi duhet të kini kujdes. Kur të hani shalqi, që të mos përballeni me hungërimat e stomakut, idealja është që të mos hani ushqim tjetër 30 minuta para ose pas ngrënies së shalqirit.
6 fakte interesante për shalqinin
1. Shalqiri ka më shumë likopen se domatet
Likopeni është një antioksidant i fuqishëm që u jep frutave ose perimeve atë ngjyrën e bukur rozë ose të kuqe. Zakonisht ky antioksidant gjendet te domatet, por shalqiri është një burim më i përqendruar antioksidantësh. Një filxhan me shalqi ka 1.5 herë më shumë likopen sesa një domate e madhe e freskët.
2. Lëngu i shalqirit çliron nga dhimbjet e muskujve
Nëse keni një mikser frutash, atëherë shtrydhni një të tretën e një shalqini të freskët dhe pijeni lëngun para stërvitjes. Ky lëng përmban më shumë se një gram aminoacide që mbrojnë kundër dhimbjeve muskulare. Studimet kanë treguar që meshkujt që pijnë lëng natyral shalqiri para stërvitjes vuajnë më pak nga dhimbjet e muskujve ditën e nesërme, në krahasim me meshkujt që pijnë vetëm ujë.
3. Shalqiri është edhe frut edhe perime
Siç e thamë më lart, shalqiri është i së njëjtës familje me kastravecin, kungujt dhe kungulleshkat. Kjo për faktin se shalqiri është pjesërisht frut dhe pjesërisht perime. Në fund të fundit është një kokërr e madhe që prodhon fara. Fakti tjetër që mbështet këtë teori është se lëvorja e shalqirit është e ngrënshme.
4. Ju mund të hani farat dhe cipat e bardha të shalqirit
Shumica e njerëzve i hedhin cipat e bardha ose lëvoret e shalqinit. Ajo që duhet të dini është se nëse këto lëvore i fusni në një mikser ushqimor bashkë me limon jeshil, do të përgatisni një masë shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Lëvorja e shalqirit përmban shumë elementë ushqyes të shëndetshëm që i bëjnë mirë gjakut. Lëvorja në fakt ka më shumë aminoacide siç është citrulina sesa vetë tuli. Citrulina transformohet në argininë për veshkat. Është një aminoacid i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe sistemin imunitar, por ka edhe vlera terapeutike.
Shumë njerëz preferojnë shalqirin pa fara, por farat e zeza të shalqirit janë krejt të ngrënshme dhe të shëndetshme. Ato përmbajnë hekur, zink, proteina dhe fibër.
5. Shalqiri është pothuaj i gjithi ujë
E dini të gjithë ndoshta, por bëhet fjalë për një të dhënë interesante. 91 % e shalqirit është ujë. Kjo do të thotë që nëse në ditët e nxehta të verës ju konsumoni shalqi jo vetëm që do të qëndroni të hidratuar, por edhe keni një zëvëndësues natyral për ujin.
6. Keni dëgjuar për shalqirin e verdhë?
Shalqiri i verdhë është më i ëmbël. Ka një shije që të kujton mjaltin dhe ndryshe nga shalqiri me tul të kuq. Shalqiri i verdhë ofron një sërë vlerash shëndetësore dhe ushqimore, por deri më tani të gjitha studimet shkencore janë përqendruar në varietetet e shalqirit me tul të kuq.
Zhgënjimi më i madh është kur pret shalqirin dhe zbulon që është pa shije ose pa atë ngjyrën e ndezur të kuqe. Ndaj duhet të mësoni si të zgjidhni shalqirin perfekt. Në pjesën fundore të shalqirit duhet të kërkoni për një njollë të zbehtë me nuancë të verdhë (jo të bardhë e as jeshile). Ajo njollë formohet teksa bostani piqet dhe është treguesi më i mirë i një shalqiri të pjekur mirë. Një tjetër taktikë përzgjedhjeje është që të zgjidhni një shalqi të rëndë në peshë, me lëvore të lëmuar ose mund të zgjidhni taktikën mjaft popullore të kërcitjes së gishtit. Thuhet që shalqiri i pjekur lëshon një tingull të mbytur bas nën goditje./AgroWeb.org
Hidratimi është thelbësor për shëndetin tonë, por shum...
Hudhra dhe xhenxhefili janë dy produkte që përmbajnë v...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke b...
Qepa është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës q...
Rreziku i zhvillimit të kancerit ovarian duket se rrit...
Frutat janë një pjesë thelbësore e një diete të shëndetshm...
Të trajtosh flokët e dëmtuar apo t’i mbash ata të shën...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka dhënë disa k...
Variantet e reja të Covid kanë filluar të përhapen në të g...
Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vite me rradhë...
Gurët në veshka janë depozitime mineralesh që formohen...
Fiku i detit është një bimë frutore tradicionale me em...
Gjella me kripë e kripa me karar thotë populli, por ku...
Qershori dhe korriku mund të quhen ndryshe ‘Muajt komb...
Një burrë nga Massachusetts ka rifituar zërin e tij pa...
Artriti reumatoid është një sëmundje autoimunitare që ...
Qumështi i gjirit është forma më e mirë e të ushqyerit...
E folura në gjumë është një nga fenomenet më interesan...
Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në...
Shumica e miqve të mi përqëndrohen kryesisht tek ushqi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...