Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...

Prej disa javësh, përveç vendeve të Evropës dhe rajonit, edhe në Shqipëri po qarkullon virusi i “Etheve të Nilit Perëndimor”.
Sipas mjekëve virusi transmetohet te njeriu nëpërmjet pickimit të mushkonjave të infektuara. Mushkonjat e marrin virusin nga gjaku i zogjve të infektuar me këtë virus. Zogjtë janë dhe mbartës të virusit. Teksa nuk ndodh transmetimi i infeksionit mes njerëzve.
Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, u raportua se në 5 gusht janë shënuar 3 raste me humbje dhe janë 17 të infektuar. Ndërsa dyshohet për 12 raste të tjera.
Sipas mjekut epidemiolog, Ilir Alimehmeti, në vend mund të jenë të infektuar rreth 3 mijë persona. Sipas tij virusi shfaq sëmundjet e rënda të meningjitit dhe encefalitit vetëm në 1% të rasteve të prekura, ndërsa shkalla e fatalitetit është 0,1% për 1 mijë raste.
Epidemiologu i njohur Alimehmeti shton se situata nuk është shqetësuese, përderisa nuk ndodh transmetimi i virusit nga njeriu te njeriu dhe në 80% të rasteve nuk shfaqin simptoma.
“Në 80% të rasteve prekja është pa simptoma. Në 20% të rasteve shkakton temperaturë, dhimbje koke, të vjella apo dobësi muskulore. Nuk ka terapi specifike për këtë virus. Në rast të shfaqjes të këtyre simptomave, pacientëve u rekomandohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të përdorin medikamentet për uljen e temperaturës.
Vetëm në 1% të rasteve mundet të manifestohet me prekje të sistemit nervor qendror, si encefaliti dhe meningjiti. Për këto raste bëhet shtrimi në spital. Për pacientin menjëherë është i nevojshëm hospitalizimi.
Ndërsa fatalitetet janë shumë të rralla sa 0,1% në 1,000 raste të prekura nga infeksioni. Pra çka do të thotë 1 humbje jete për 1,000 të prekur. Në vend deri tani janë raportuar 3 raste me humbje jete çka do të thotë që numri i të prekurve nga virusi arrin deri në 3 mijë raste”, pohon ai.
Rasti i parë në botë me infeksion u izolua për herë të parë në zonën e Nilit Perëndimor në Uganda në vitin 1937, nga ku mori edhe emrin.
Mjeku Alimehmeti thotë se rastet e prekura nga infeksioni si në vendet e Evropës edhe në Shqipëri kanë qenë prezentë në dekadën e fundit mbështetur edhe te të dhënat e raportuara nga ESDC (European Centre for Disease Prevention and Control).
“Shpërthimet epidemike te njerëzit nga infeksioni i 'Etheve të Nilit' kanë qenë prezentë në dekadën e fundit në Evropë, përfshirë edhe Shqipërinë. Sivjet ka rritje të infektimeve rreth 35% më shumë në Evropë dhe rajon krahasuar me vjet. Pse sivjet ka shtim të rasteve? Një ndër arsyet mund të jetë se po bëhen më shumë testime”, pohon ai.
Më 30 qershor 2023, ESDC raportoi se në vendet e Bashkimit Evropian u shënuan 1,133 raste njerëzore të prekura nga virusi i Nilit Perëndimor, duke përfshirë edhe 92 raste me vdekje.
Më pas më 6 dhjetor 2023, u raportuan 707 raste të infeksionit Ethet e Nilit Perëndimor në vendet e BE-së, si: në Itali (336), Greqi (162, nga të cilat 1 rast me vend të panjohur infeksioni), Rumani (103 ), Franca (43), Hungaria (29), Spanja (17), Gjermania (6), Kroacia (6) dhe Qiproja (5).
Në këtë periudhë janë raportuar 67 vdekje në Itali (29), Greqi (23), Rumani (12) dhe Spanjë (3). Vendet fqinje me BE-në kanë raportuar 93 raste me prekje të infeksionit ku 91 raste u shënuan në Serbi dhe 2 në Maqedoninë e Veriut. Në Serbi pati edhe 2 humbje jete.
Në 10 shkurt 2022 në vendet e BE-së u raportuan 164 raste me virusin e Nilit Perëndimor (West Nil Virus) nga 159 raste që u shfaqën në të njëjtën periudhë në 2021. Për 2021 pati 10 humbje jete.
A duhen të kryhen testet laboratorike për virusin Ethet e Nilit? Çfarë thonë mjekët...
Duke qenë se nuk ka terapi specifike për kurimin e virusit, as vaksinë për njerëzit dhe për rastet e rënda, nevojitet hospitalizimi. Për mjekun epidemiolog, Ilir Alimehmeti, nuk është e nevojshme që njerëzit të kryejnë testime.
“Kryerja e testimit nuk tregon asgjë për mua si mjek, pasi nuk ka një kurë specifike për virusin. Në 20% të rasteve që ky infeksion shfaq simptoma, si: dhimbje koke, të vjella apo dobësi muskulore, pacientëve u rekomandohen të njëjtat këshilla dhe medikamente si në rastet e viruseve të tjera dhe të qëndrojnë të qetësohen në shtëpi. Mbi të gjitha virusi nuk transmetohet te njeriu kështu që nuk ka vend për shqetësim”.
Sakaq në klinikat private në vend ka nisur të ofrohet kryerja e testimeve për analizën e antikorpeve. Mjeku Vasil Llajo njëkohësisht dhe administratori i rrjetit të laboratorëve “Intermedica” tha se testet Laboratorike që kryhen në këtë rast janë antikorpet IgM dhe IgG.
“Antikorpet IgM shfaqen 8 ditët e para pas prekjes nga virusi. Bëhen në gjak dhe në likidin cerebrospinal (për të sëmurët që kanë prekje të Sistemit Nervor Qendror).
Analiza e antikorpeve IgM është analiza e parë e cila kryhet të pacientët që kanë shfaqur simptoma. Vlen të theksohet se nëse pacienti nuk ka simptoma, nuk rekomandohet kryerja e këtyre testeve.
Prezenca pozitive e IgM (IgM pozitiv) tregon se pacienti është i prekur nga virusi. Nëse prezenca e antikorpeve IgM del negative, kjo analizë përsëritet pas disa ditëve.
Gjithashtu bëhet dhe IgG, njëkohësisht me IgM. Kur të dyja janë pozitive tregon prekje të tanishme të organizmit nga ky virus. Prezenca vetëm e IgG (IgG pozitiv) tregon një prekje më të hershme nga virusi, muaj ose vite më parë”, pohon ai.
Sipas tij, periudha më e zakonshme e shfaqjes së kësaj patologjie lidhet me periudhën e shumëzimit dhe shfaqjes së mushkonjave dhe rekomandohet marrja e masave për luftën kundër tyre./ Revista Monitor
Lojërat Olimpike janë kulmi i karrierës së një atleti. Çfa...
Menopauza është një përvojë pothuajse universale për grat...
Xhenxhefili është një nga miqtë më të mirë të sistemit...
Gusha është një pjesë e trupit që kërkon kujdes të vazhdue...
A e keni provuar lëngun e patates? Ju bën me të vërtet...
Në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit qarkullon muajin e ...
Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vjet dhe i ka ...
Disa njerëz që kanë humbur aftësinë për të folur janë ...
Kur njeriu vuan nga të përzierat dhe të vjellat, ushqimi ë...
Flokët thinjen kur trupi resht së prodhuari pigmentin ...
Studime të fundit të cilave u referohet AgroWeb.org ka...
Problemet me tiroiden nuk vërehen vetëm te njerëzit në...
Problemet me gjumin, mund të shkaktojnë pasoja të rrez...
Rrushi është një frut i jashtëzakonshëm sa i përket pë...
Tensioni i gjakut mund të rritet për arsye të ndryshme...
Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos...
Është fakt që për njerëzit e angazhuar, stresi është n...
I stinës dhe plot shije, shalqiun mund ta gjeni kudo n...
Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cil...
Njerëzit po i gëzohen shumë plazhit dhe ditëve të nxehta, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...