Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Bashkëkryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Ekrem Spahiu, shprehu sot qëndrimet lidhur me situatën e krijuar në vend nga zjarret.
Në një konferencë për mediat, Spahiu tha se shteti e ka detyrë me ligj mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore e të mjedisit.
Spahiu kërkoi që shteti të marrë rolin që i takon për të ndërtuar vizione dhe plane veprimi perspektive, që fatkeqësitë të parandalohen në maksimumin e mundshëm.
Deklarata e plotë:
Shqipëria gjatë kësaj jave, si asnjëherë tjetër më parë, është përfshirë nga zjarre masive, ku u dogjën me mijëra hektarë pyje, kullota dhe dru frutorë. Sikur të mos mjaftonte kjo katastrofë mjedisore, humbi jetën dhe një i moshuar, ndërkohë që shumë qytetarë pësuan djegie të shkallëve të ndryshme apo u plagosën. U dogjën shtëpi, objekte, stalla, gjë e gjallë, bletari e çdo gjë që mori zjarri përpara.
Natyrisht që janë edhe pasojat e grohjes globale, ku temperaturat gjatë këtyre viteve të fundit kanë qenë tmerrësisht të larta, si pasojë e të cilave mjafton një shkëndijë për të përfunduar në zjarr masiv. Edhe pakujdesia sjell pasoja shumë të rënda. Por ajo që nuk mund të tolerohet është se shumica dërrmuese e tyre, rezultojnë të jenë zjarrvënie të qëllimshme, të organizuara për interesa kriminale, ku nga më kryesoret mund të veçojmë:
• Zjarrvënie për interesa ndërtimore të mafies së pronave, për të hapur rrugë të reja për ndërtime pa leje si vila, resorte, etj., veçanërisht në zonat turistike dhe malore.
• Zjarrvënie për të zgjeruar aktivitetin e nxjerrjes së gurëve apo materialeve ndërtimore.
• Zjarrvënie për ripërtëritje të kullotave.
”Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh qëndrimin e saj se shteti e ka detyrë me ligj për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore e të mjedisit, nëpërmjet forcimit të sistemit të mbrojtjes civile. Prandaj shteti ka përgjegjësi shumë të madhe.
"Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" sugjeron që të marren këto masa:
• Kreu i shtetit të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
• Të vendoset gjendja e fatkeqësisë natyrore në zonat më të prekura.
• Dëmshpërblimin e plotë për gjithçka, sipas ligjit për të gjithë të dëmtuarit nga djegiet.
• Qeveria të informojë Kuvendin e Shqipërisë për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten, masat e marra për menaxhimin e situatës, sidomos për masat rehabilituese për komunitetet e prekura.
• Qeveria të informojë Kuvendin, opinionin publik dhe mediat se si po ecet me
“Strategjinë kombëtare për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë”, se ku përfundojnë fondet e alokuara për këtë qëllim, posaçërisht për fatkeqësitë e natyrës së zjarreve masive.
• Mobilizimin maksimal të kapaciteteve të emergjencës dhe mbrojtjes civile.
• Të zhvillohen hetime të thelluara për autorët dhe nxitësit.
• Të ashpërsohet ligji për dënimin e zjarrvënësve dhe nxitësve të tyre.
"Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" mendon se shteti nuk duhet të mbetet thjesht apo vetëm te menaxhimi i fatkeqësisë, por të marrë rolin që i takon për të ndërtuar vizione dhe plane veprimi perspektiv që fatkeqësitë të parandalohen në maksimumin e mundshëm, duke këmbëngulur veçanërisht në zbatimin e ligjit “Për Pyjet”, për mbrojtjen e tyre si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës, të tokës, ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, të ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve energjetike dhe regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.
"Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" shpreh vlerësim e mirënjohje për të gjithë efektivët e Forcave Ushtarake, zjarrfikësit, pilotët si dhe ekipet e Urgjencave, të cilët u përballën me situata shumë të rënda nga zjarret. Një falënderim të veçantë kemi edhe për vendet mike që na ndihmuan me mjete ajrore për fikjen e zjarreve.
Në të njëjten kohë "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar", nuk mund të hesht dhe të mos shpreh indinjatën e saj për trajtimin çnjerëzor që u bëhet zjarrfiksëve, ku pas shumë orëve në luftë me zjarrin, flenë rrugëve në tokë. Ato pamje që po bëjnë xhiron e botës na turpërojnë si shtet./CNA
Myslim Murrizi, ish-deputeti i PD-së, ka replikuar sërish ...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka hedhur replika n...
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj ka ndarë sot një reagim ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se situata me zjarret d...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte një komun...
Deputeti Erion Braçe ka dhënë disa këshilla për qytetarët,...
Politikani Pëllumb Pilinçi ka komentuar sot disa nga ngjar...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar sot për situ...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka hedhur sot akuza për dë...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar që të kryhet ndër...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mbrëmjen...
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Berat, Lefter Mal...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot li...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka in...
Politikani Pëllumb Pilinçi ka shpallur sot ata që e quan s...
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Ed...
Një projekt shumëfunksional i Akademisë së Forcave të Arma...
Situata nga zjarri në zonën e Poliçanit duket se po shkon ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të hënë pamje të reja ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...