web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Murrizi telendis Arben Malajn/ Do të ishe dënuar me 100 vite burg për komunikimet me bandat dhe llumhanet e Vlorës

15 Gusht 2025, 11:45, Politikë CNA

Murrizi telendis Arben Malajn/ Do të ishe dënuar me 100 vite burg

Myslim Murrizi, ish-deputeti i PD-së, ka replikuar sërish me Arben Malajn, pasi ky i fundit e kritikoi se nuk dha dorëheqjen nga detyra në kohën kur PD-ja largoi tatimorët gjatë nisjes së hetimeve për Uzinën e Naftës në Ballsh.

Pas replikës së një dite më parë, Murrizi ka reguar sërish duke hedhur disa akuza të rënda ndaj Arben Malajt.

Sipas Murrizit, nëse do të ekzistonin më herët aplikacionet Encrochat dhe Sky, Arben Malaj do të ishte dënuar me 100 vite burg nga komunikimet me bandat dhe llumhanet e Vlorës e të gjithë Shqipërisë.

Deklarata e Myslim Murrizit:

Edhe pse nuk dua të bëhem pis me një mashtrues ordiner si Ben Malaj jam i detyruar t’ia plas përsëri në surrat mashtrimet ordinere të dyta pas mashtrimit të parë si fundërrinë se unë kisha qenë deputet në vitin 2005 e që nuk di të kërkoj falje se fundërrinat mendojnë që mashtrimin e parë e mbulojnë me një mashtrim tjetër.

Nuk kam menduar kurrë që je kaq fëlliqësirë sa të sajosh gjëra që jo vetëm nuk kanë ndodhur, por as imagjinata e një psikiku mendor nuk mund t’i sajonte.

E para, mor Ben, unë si nëndrejtor tatimesh isha i emëruar nga Kryeministri Meksi dhe shkarkimi im mund të bëhej nga Kryeministri i ndjerë Fino, por që sipas marrëveshjes së 6 marsit asnjë firmë nuk kishte vlerë pa kundërfirmën e Sekretarëve të Shtetit që në atë kohë ishte zoti Ekrem Kastrati e që nuk firmoste kurrë atë që donit ju dhe bandat që ju komandonin.

Ndaj mos mashtro prapë se, edhe pse nuk e paske problem turpin, bëhesh akoma më shumë palaço për një rrogë që të japin te Luarasi.

E dyta, nuk të kërcënova e as të ofendova në zyrë se nuk jam soj zagarësh dhe nuk të pirdhja fare se ishe mender ministër se ishe pa vota, por si i dhjerë në brekë nga sikleti na mbushe raki në gota shampanje e më the që kishe menduar të më lëvizje e të më emëroje nëndrejtor tek INSIGU, ashtu siç mashtrove ish-nëndrejtorin e doganës, të ndjerin Avdyl Matoshi dhe e zëvendësove me ish-ortakun tënd Bujar Leskaj e ai ta kompensoi me klering duke të të bërë doktor shkencash leshi me Prof. Omer Stringen, me të cilin u prishët pas një viti siç je prishur dhe zënë si qen me të gjithë prej 35 vitesh.

Unë të thashë me qetësi që nuk e ke ti në dorë shkarkimin tim, por KM dhe se unë kam menduar të rri këtu deri në 29 qershor kur të bëhen zgjedhjet.

Në atë kohë të njihja si hajdut dhe enverist, por jo si mashtrues e fëlliqësirë që shpif e mashtron si ordiner.

Dhe nuk ika me bisht ndër shalë mor spurdhjak, por nuk të dhashë as dorën dhe kam qëndruar e jam paguar si nëndrejtor tatimesh deri më 6 gusht 1997 kur bëra betimin si deputet.

Unë jam nga fshati Sulzotaj i Lushnjës mor “trim” hibrid që ndryshon vendlindjen sipas rastit, herë thua nga Tepelena, herë nga Vlora e Mallakastra dhe nuk kam pasur asnjë lidhje në 35 vite me asnjë bandë apo bandit e aq më pak me bandat e Fierit që ishin dhe janë shërbëtorë të partisë që të bëri ty ministër.

Shyqyr që nuk kishin dalë telefonat BQ apo SKY, ENCRO CHAT në atë kohë mor Ben lapangjozi se ti do të ishe dënuar 100 vjet burg nga komunikimet me bandat dhe llumhanet e Vlorës e të gjithë Shqipërisë dhe 25 vjet si hajdut që “shite” frigoriferin e Durrësit për një copë bukë, pasi të ngrohu xhepin ai që e bleu.

Pastaj ti mor Ben Cenaj në atë kohë e Ben mashtruesi sot edhe thua që ishe “trim” i rrallë se je nga Tepelena edhe thua që unë “frikacaku” nga Lushnja të paskam kërcënuar e ti qenke dhjerë nga frika e nuk më hoqe dot.

Tani ndaje pak Ben mashtruesi se çfarë ke qenë se të dyja mashtrimet nuk të shkojnë.

A ke qenë trim apo m*t??

Po është shumë e vërtetë Ben piramida që unë kisha mbaruar VETERINER në vitet 1987-1992, por jam krenar që kam mbaruar VETERINER sesa të isha një ekonomist ordiner si ti që je bërë doktor shkencash me temë si t’u marrim paratë shqiptarëve duke qenë drejtor i bordit të këshillit ekonomik të firmës piramidale CENAJ.

Për VETERINER më çuan Ben ne vitin 1987, edhe pse kisha mbaruar të mesmen ditën me mesatare 9.8 se nuk u bëra dot spiun sigurimi Ben si ti e të kisha shkuar në Universitetin e Tiranës duke mbaruar shkollën e mesme natën në Llakatund të “Tepelenës” meqë je tepelenas.

Dhe të drejtën e studimit ta dhanë 21 vjeç Ben, pra 3 vjet me vonesë, pasi të vunë dhe një emër tjetër përveç emrit Ben ata shejtanër të sigurimit.

Po ti pas zgjedhjeve a e mban mend se kë emërove drejtor tatimesh mor Ben piramida meqë unë isha jashtë profilit si nëndrejtor???

Ben Ametajn, or mashtrues ordiner, që kishte mbaruar për mësues anglishteje dhe jo financier, se atë të thanë ata që të komandonin si zagar e atë vure.

Tritan Shehun mor Ben lëpirësi e kam pasur mik nga viti 1990 dhe e kam prapë shumë mik, madje kurrë nuk e kam prishur miqësinë edhe në vitet 1999-2005 kur Tritani iku nga PD sepse unë nuk i shes miqtë sipas partive e nuk zë miq kurrë sipas karriges së pushtetit siç bën ti që sot nuk ke asnjë mik në PS e në politikë se të kanë njohur mirë çfarë mashtruesi bastard qenke.

Bashkëshortja ime mor qelbanik e zagar që shpif si fëlliqësirë nuk ka pasur kurrë vizë, as në vitin 1997 e as më pas deri në vitin 2006 e nuk ka dalë kurrë jashtë shtetit në ato kohë dhe falë të madhit Zot nuk ka pasur asnjëherë probleme shëndetësore që të kurohej jashtë. Por siç duket e ke ngatërruar me ndonjë vize që mund të ketë marre bashkëshortja apo familja jote ose ndonjë anëtar bande për të ikur jashtë që të dërgonte paratë që vidhje ti fundërrinë si ministër.

Pastaj kush ishe ti mor qelbanik që jepje viza se vizat nga viti 1990 deri në vitin 2010 i jepnin ambasadat?!

Por meqë ke kohë që ke çarë satokartin e të falet se në rrjedhjen e lirë psiqike që ke pësuar nuk di çfarë përtyp e nuk mban mend gjatë po të tregoj unë një detaj të “miqësisë” sonë në atë kohë që të është dukur sikur më ke ndihmuar për vizë.

Në 29 qershor 1997 unë u zgjodha deputet mor Ben spurdhjaku dhe 10 ditë më pas, më 8 korrik 1997 jam bërë baba e ti mor Ben pordha për t’u dukur xhentil si dhjaks e servil i pështirë duke menduar që do ishim në parlament bashkë, më ke dërguar një telegram urimi në postën e Lushnjës.

Unë e vlerësova miqësisht këtë telegram dhe në parlament kur miku im Nard Ndoka të fuste mikrofonin në gojë çdo seancë i thashë një ditë që boll se nuk ka lezet ngaqë unë kam një detyrim njerëzor për të vetëm për atë telegram e pas asaj seance Nardi nuk ta futi më kurrë në gojë mikrofonin.

Dhe që të kujtohesh për “trimërinë” tënde si hibrid Labërie dhe qenien time “frikacak” si lushnjar po të kujtoj që mospjerdhja ime për ty vazhdoi edhe kur mbajta 4 vjet si deputet makinën që kisha si nëndrejtor tatimesh e nuk pordha as për ty e as për drejtoret e tu të tatimeve nga is-miku yt Ben Ahmetaj me profesion anglishteje meqë ti bëje emërime sipas profesioneve deri tek enveristi Bujar Brovina që çdo javë sillte nga një shkresë në Parlament e unë fshija trapin me ato shkresa se më dukej sikur fshija trapin me ty.

Tani mor Ben mashtruesi dil e shpif sa të duash për “trimëritë” tua të asaj kohe, por kujdes mos ha m*t më shumë seç duhet se unë “frikacaku” edhe mund të ta rikujtoj fije për pe të gjithe vitin 1997 madje edhe makinën e doganës që u dogj në qafën e sokolit me gjithë ata që ti përdorje si transportues e do më bësh telegram tjetër pastaj.

Ndjesë miqve të mi virtualë që po ju bezdis duke shkruar dy herë për një fundërrinë, por unë acarohem shumë kur shoh që shpifin mashtrues ordinerë e fëlliqësira që lëpijnë çfarë pështyjnë, edhe për të tjerë që i njoh e jo më për personin tim, ndaj këtë sqarim të gjatë e bezdisës nuk e kam bërë për Ben lëtyrën, por për hir të së VËRTETËS./ CNA





Lajmet e fundit nga