web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Rrogozhinë, KRIIK: Maxhoranca përdori burimet shtetërore, për avantazh elektoral

25 Korrik 2023, 20:27, Politikë CNA

Zgjedhjet në Rrogozhinë, KRIIK: Maxhoranca përdori burimet

KRIIK ka bërë publik raportin për gjetjet dhe konkluzionet paraprake  për zgjedhjet e ripërsëritura në Rrogozhinë.

Nga gjetjet dhe konkluzionet paraprake rezultojnë një serë shkeljesh në zhgjedhjet e zhvilluara në RRogozhinë.

KRIIK shkruan se “Maxhoranca në pushtet përdori burimet shtetërore dhe të tjera privilegje që vijnë nga të qenit në pushtet për avantazh elektoral përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore. Në fushatë u angazhuan në mënyrë aktive edhe zyrtarë publikë, në mbështetje të Kandidatit të Partisë Socialiste.”

Gjithashtu shkelje kparaqiten dhe përsa I përket listës së zgjedhësve e cila nuk është ripërtërirë etj.

Pjesë nga Deklarata e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake - Zgjedhjet e perseritura te 23 korrikut 2023, Rrogozhine:  

Në zgjedhje kandiduan Edison Memolla, nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha, nga Koalicioni Bashkë Fitojmë.

KRIIK  bën me dije se ditën e zgjedhjeve votuan rreth 35.5% e zgjedhësve. Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, u zgjodh Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë me rreth 57.6% të votave. Kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë reagoi në lidhje me rezultatin dy ditë pas ditës së zgjedhjeve, në datën 25 korrik, duke e konsideruar rezultatin jo në përputhje me vullnetin e qytetarëve.  

KRIIK vlerësoi në Deklaratën e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake mbi zgjedhjet e 14 majit se “...shteti shqiptar dhe klasa politike vendimmarrëse nuk arritën të organizojnë një proces zgjedhor, i cili të jetë i ndërtuar për qytetarët dhe rreth interesave të qytetarëve, duke dështuar të garantojnë që këta të fundit të mund të zgjedhin në 14 maj në mënyrë të lirë e të pandikuar.”

Në vijim të Zgjedhjeve të 14 majit, KRIIK vëzhgoi edhe përsëritjen e Zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë. Zgjedhjet e Përsëritura për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të 23 korrikut 2023 u mbajtën në një klimë politike tejet të rënduar e polarizuar, në linjë me Zgjedhjet e 14 majit.

 

Ajo çka konsiderohet më shqetësuese është fakti se nuk duket të ketë asnjë reflektim, nga asnjëra palë politike, mbi dëmin madhor që po kryhet ndaj të drejtave civile dhe politike të qytetarëve shqiptarëve dhe interesit publik. Evidentohet rëndom e njëjta qasje dhe gjuhë e përdorur prej vitesh si nga maxhoranca, e cila i konsideron zgjedhjet si më të mirat të kryera ndonjëherë duke mohuar çdo problematikë, ashtu edhe nga opozita e cila i konsideron ato si masakra elektorale e radhës.

Administrimi i Zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte eficient, përsa i përket aspekteve administrative të procesit, por vërehet se KQZ u tregua pasive në lidhje me të tjerë elementë për të cilët ka dhe luan një rol të rëndësishëm.

Ndërkohë, në ditën e zgjedhjeve, vëzhguesit e KRIIK evidentuan një numër të konsiderueshëm vëzhguesish politikë të pajisur me dokument akreditimi për të vëzhguar, pavarësisht se për këtë akreditim nuk ishte marrë më parë një vendim formal nga ana e KZAZ-së deri në atë moment. Emrat në këto dokumente akreditimi ishin të plotësuara me shkrim dore. Praktikisht, gjykohet se administrata zgjedhore nuk pati kontroll mbi vëzhguesit partiakë gjatë ditës së zgjedhjeve dhe se vëzhguesit ishin të shpërndarë totalisht sipas vullnetit dhe diskrecionit të partive politike, pa asnjë filtër. 

Problem vijon të mbetet ndryshimi i anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit nga ana subjekteve zgjedhore deri në momentin e fundit, madje deri në ditën e zgjedhjeve. Subjektet zgjedhore ndryshuan rreth 40% të Komisionerëve në tri ditët e fundit përpara Ditës së Zgjedhjeve, duke ngritur dyshime të forta se emrat e komisionerëve të dërguar paraprakisht janë fiktivë dhe se komisionerët e vërtetë, në shumicën e vet, bëhen me dije vetëm në momentin e fundit.

Në shkelje të ligjit, Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor plotësoi vakancat jo duke ndjekur procedurën ligjore, sipas së cilës duhet të merret vendim për lirimin nga detyra të komisionerëve që largohen dhe vendim për emërimin e anëtarëve zëvendësues, por duke ri-bërë vendimet e emërimit të anëtarëve të KQV-ve me të njëjtën datë të mëparshme por me emrat e komisionerëve të rinj[xxiii], fenomen ky i vërejtur edhe më parë në procesin vendimmarrës të KZAZ-ve në përgjithësi në zgjedhje të mëparshme.

Lista e zgjedhësve për Zgjedhjet e Përsëritura për Kryetarin e Bashkisë ishte e njëjtë me atë të 14 majit 2023. Në përputhje me parashikimet ligjore, zgjedhësit që në ndërkohë kishin mbushur moshën për të votuar nuk u përfshinë në listë. Në Ditën e Zgjedhjeve u evidentuan raste të zgjedhësve që kishin mbushur moshën 18 vjeç mes datës 14 maj dhe 23 korrik, të cilët votuan me vendim gjykate. Në gjykimin e KRIIK, gjykata i ka lëshuar vërtetimet në këto raste në shkelje të ligjit, pasi lista e zgjedhësve duhet të ishte e njëjtë.

Partia Socialiste zhvilloi një numër eventesh publike, përgjithësisht në javën e fundit të fushatës. Ndërkohë, kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë nuk zhvilloi evente të tilla, duke u fokusuar në fushatën derë më derë. Maxhoranca në pushtet përdori burimet shtetërore dhe të tjera privilegje që vijnë nga të qenit në pushtet për avantazh elektoral përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore. Në fushatë u angazhuan në mënyrë aktive edhe zyrtarë publikë, në mbështetje të Kandidatit të Partisë Socialiste./CNA.al/





Lajmet e fundit nga