web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gara për Parqet Eolike/ Balluku tregon debatet me Ramën

25 Korrik 2023, 17:52, Politikë CNA

Gara për Parqet Eolike/ Balluku tregon debatet me Ramën

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në ankandin e parë të Parqeve Eolike ka treguar debatet që ka pasur me Ramën kur I prezantoi idenë për të hapur garën  e re për Parqet Eolike.

Ajo tregoi se në fillim kur i ka treguar Ramës se do të hapë garën u gëzua por kur i tregoi që duhet të presin 24 muaj nisën debatet për kohën e gjatë të pritjes.

“Kemi lançuar garën më 25 qershor 2021. Kur i thashë kryeministrit për të hapur garën e re u gëzua pa masë por kur i tregova se duhet të presim 24 muaj nisën debatet. Proceset bëhen siç duhet dhe prodhojnë një produkt të vlefshëm dhe të favorshëm. Këto dy vite ja kanë vlejtur. Gur i themelit është studimi analitik që tregonte se si dhe ku duhet të ndërtohen Parqet Eolike. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të zgjedh prejekte që do të prodhojnë jo më pak se 150 kv.h. Gjatë rrugës kemi parë 14 kompani kombëtare e ndërkombëtare të aplikonin. Kemi vendosur që nëse ofertat do të sillnin më shumë se 150 mg të vlefshëm ne do të ishim të hapur.  Në fazën e dytë u kualifikuan 6 kompani. Si përfundim 3 kompani janë kualifikuar për fazën finale. Do të shikohen ofertat e tyre live.”

Shqipëria do të prodhojë energji elektrike edhe nga era. Një tjetër hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve dhe diversifikimit të burimeve energjetike./CNA.al/





Lajmet e fundit nga