Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Deputetët e Partisë Socialiste kanë hartuar një raport prej 27 faqesh, përmes të cilit kanë renditur arsyet që e bënë mazhorancën të rrëzojë kërkesën e depozituar nga përfaqësuesit e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.
Në raport argumentohet se kryetari i Kuvendit ka zbatuar me përpikëri të gjitha përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore në drejtimin e seancës plenare dhe ka treguar frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës në drejtimin e veprimtarisë parlamentare në tërësi.

Konkluzionet e raportit:
Bazuar në analizën e plotë ligjore dhe të fakteve, vlerësojmë se shkeljet e pretenduara në kërkesën e paraqitur nga 36 deputetë për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, pavarësisht se në aspektin formal dhe procedural plotëson kushtet për t’u shqyrtuar nga Këshilli për Legjislacionin sipas parashikimit ligjor të nenit 114, pikat 1, dhe 4, nuk plotëson kushtin substancial për shkaqet kushtetuese të kërkuara, me qëllim që të konsiderohen veprimet e Kryetarit të Kuvendit si shkelje.
Kërkesa e depozituar nuk plotëson kushtin substancial, pasi jo vetëm që nuk ka shkelje kushtetuese si një ndër kërkesat e nenit 114/1, por nuk provohet asnjë shkelje edhe të Rregullores së Kuvendit për sa pretendohet në kërkesë.
Bazuar në vlerësimin e fakteve dhe provave si procesverbali dhe pamjet vizuale e audio të seancës së datave 16 dhe 18 shtator 2025, rezulton se:
Kryetari i Kuvendit ka zbatuar me përpikëri të gjitha përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore në drejtimin e seancës plenare. Kryetari i Kuvendit ka treguar frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës në drejtimin e veprimtarisë parlamentare në tërësi, duke respektuar më së pari kolegët deputetë të opozitës dhe duke qëndruar mbi palët gjatë drejtimit të seancës.
Kryetari i Kuvendit gjatë drejtimit të seancave plenare ka treguar maturi duke iu përmbajtur etikës dhe komunikimit edhe atëherë kur provokimet apo mungesa e etikës, si edhe etiketimet nga disa deputetë të opozitës kanë qenë të padenja për misionin që ka deputeti në përfaqësimin e qytetarëve të vendit.
Kryetari i Kuvendit ka respektuar të gjitha parashikimet kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit në thirrjen dhe drejtimin e seancës të datave 16 dhe 18 shtator, duke moderuar debatin, pa cenim dhe shkelje të etikës, pavarësisht situatës së tensionuar në sallën e seancës plenare nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare. Kryetari i Kuvendit i ka zbatuar me përpikëri hapat proceduralë të parashikuar në nenin 110 të Rregullores së Kuvendit, por në mënyrë të provuar rezulton se kanë qenë veprimet penguese të deputetëve të opozitës, të kryera në shkelje të parashikimeve ligjore të Rregullores së Kuvendit dhe parashikimeve të Kodit të Etikës, që kanë cenuar rëndë zhvillimin normal të seancës plenare dhe janë bërë shkak për mos vijimin normal të saj.
Bazuar edhe në vendimin e GJEDNJ-së të datës 17 maj 2016, çështja “Karacsony dhe të tjerë kundër Hungarisë”, siç është analizuar edhe më sipër, e drejta e shprehjes së deputetëve konkurron me parimin e funksionimit normal dhe efektiv të Kuvendit dhe sipas nenit 76, pika 1, të Kushtetutës është Kryetari i Kuvendit që kryeson debatin, drejton punimet, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij, etj. Ishte situata e krijuar që e ka çuar objektivisht Kryetarin e Kuvendit në vijimin e procesit të votimit për të garantuar zbatimin e rendit të ditës për votimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.
Disa deputetë të opozitës me sjelljen e tyre kanë shkaktuar probleme në zhvillimin normal të seancës plenare për shkak të bllokimit të foltores dhe pengimit të prezantimit të programit politik nga Kryeministri, sipas rendit të përcaktuar të seancës plenare. Kjo ka penguar edhe deputetët e tjerë të të gjitha grupeve parlamentare për të ushtruar të drejtën dhe detyrimin e tyre kushtetues për të drejtuar pyetje dhe për të diskutuar për programin.
Sjelljet e disa deputetëve të opozitës për moslejimin e zhvillimit normal të seancës, shkelin integritetin dhe figurën e të mandatuarve, cenojnë imazhin e Kuvendit si institucioni më i rëndësishëm në një republikë parlamentare për procesin ligjbërës, për përfaqësimin e qytetarëve./CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, i cili prej një viti ndodhet në ...
Janë zbardhur emrat e anëtarëve të Partisë Socialiste në K...
Janë zbardhur emrat e anëtarëve të Partisë Socialiste për ...
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ishte ...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza se problem...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, gjatë fjalë ...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
Nënkryetarja e Partisë “Mundësia”, Barbara Doda e ftuar në...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Derjan Teliti i f...
Partia Demokratike ka reaguar për tre vrasjet që tronditën...
Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo ka reaguar për ng...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në Takimin e nj...
Deputetja e Partisë Socialiste Romina Kuko në fjalën e saj...
Ministrja e Shtetit, njëherësh Kryenegociatorja Majlinda D...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte i pra...
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipër...
Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ka qenë i pran...
Kryetari i Parlamentit Niko Peleshi ka marrë pjesë në taki...
Kryeministri Edi Rama shprehu sot një kritikë për të gjith...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ba...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...