Rama inspekton projektet në Sarandë/ Pas pedonales, priten edhe 5 investime të reja
Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të takimit me sipër...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot te një pjesë e planit ekonomik të PD-së. Në një deklaratë për median, Berisha theksoi se PD synon uljen në çmime e taksa ndaj karburanteve, duke premtuar një ndryshim me 10%.
Berisha tha se do të bëhet gjithçka për digjitalizimin më të plotë të veprimtarisë së bizneseve.
Berisha deklaroi se ekonomia informale do të përgjysmohet.
Sa u përket investimeve, Berisha tha se do të vendosen lehtësira e stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç.
Berisha premtoi se studentët dhe profesionistët do të mbështeten çdo vit me grante 5-30 mijë euro për startup-et që do të fillojnë.
“Bie taksa ‘Rama’ e karburantit dhe karburantet nuk do të shiten në Shqipëri me një çmim që ndryshon +-10% nga ai i Kosovës dhe Maqedonisë.
Do të reduktohet 4 herë inspektimi nga inspektorë të ndryshëm në biznese, 4 herë.
Do të bëhet gjithçka për digjitalizimin më të plotë të veprimtarisë së bizneseve.
Do të thjeshtohet në maksimum legjislacioni fiskal, për të siguruar qëndrueshmëri të kodit dhe ligjeve fiskale.
Do anulohen të gjitha lehtësirat fiskale të dhëna nga ligje dhe vendime preferenciale, të porositura nga familjarë dhe oligarkë të qeveritarëve.
Paguajnë taksën 6%, në një kohë kur qytetari e paguan TVSH 20%.
Ligji për investimet strategjike, siç është nuk do të ekzistojë. Korporata e Investimeve Strategjike, korporata e korrupsionit më të madh në histori, merr fund javën e parë të qeverisë së PD dhe aleatëve.
Do të rishikohet në total sistemi aktual i gjobave dhe ndëshkimeve armiqësore ndaj biznesit.
TVSH do të rimbursohet në kohë reale dhe nuk do të jetë më diskrecion ministror.
Do të ngrihet menjëherë bordi i cili do të përcaktojë kompensimin e pasojave që vijnë nga ndryshimi i kursit të këmbimit, në mbrojtje të sipërmarrësve dhe prodhimit vendas, pasi narkoeuro është shndërruar në një shpallë demokleu për to dhe ata do të kompensohen.
Ekonomia informale do të përgjysmohet.
Objektivi afatmesëm për të ardhurat buxhetore do të jetë 30%.
Në programin e sipërmarrjes janë disa kategori që do të kenë trajtim të veçantë.
Këta janë të rinjtë, gratë dhe diaspora. Zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muaj, për punësimin e parë të të rinjve nga sipërmarrësi gjer në moshën 25-vjeçare.
Gjithashtu përjashtim nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat deri në moshën 25-vjeçare.
Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç.
Studentët, profesionistët do të mbështeten çdo vit me grante 5-30 mijë euro për startup-et që do të fillojnë.
Do të hiqet barra e tatim-fitimit për gratë që hapin një biznes dhe subvencionohen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për to dhe stafin e tyre, me kushtin që të paktën gjysma e të punësuarve të jenë gra e vajza, ose të rinj deri në moshën 30 vjeç”,-tha Berisha./CNA
Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të takimit me sipër...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka ven...
Një proces pritet të zhvillohet më datë 27 mars në Gjykatën ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ditën e sotme s...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj kreut të Part...
Deputetja Ina Zhupa ka reaguar pas takimit që kryeministri...
Kryeministri Rama, në takimin e zhvilluar me sipërmarrësit...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me sipërmarrësit e rinj ...
Kryeministri Edi Rama ka takuar në Sarandë disa sipërmarrë...
Deputetja Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjet...
Kryeministri Edi Rama ka qenë në inspektimin e rrugës Buna...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xh...
“Zgjimi i Lulit” arrin në episodin e gjashtë. Kryeministri...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Vl...
Kryeministri Edi Rama ka rrahur sërish gjoksin para qyteta...
Kryetari i PSD, Tom Doshi në një takim në njësinë “Rrethin...
Kreu i PSD, Tom Doshi i është përgjigjur akuzave të kreut ...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po bëhen në...
Kreu i PD-së Sali Berisha nga Napoli u ka bërë thirrje emi...
Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon një takim me shqipta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...