"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Një ditë pasi bëri publik vendimin e Britanisë së Madhe për ta shpallur non-grata, ish-kryeministri Sali Berisha sot ka bërë lëvizjen e radhës.
Në një letër të hapur, drejtuar ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sir Alastair King-Smith, ku thekson se dje ambasada që ai drejton mbrojti, sipas tij shpifjet vulgare të letrës në emër të Sekretarit të Brendshëm në të cilën ai akuzohet për korrupsion.
Sa i takon lidhjeve të pretenduara me Fazlliç, Berisha shkruan se “Nëse Shkelqësia Juaj ka prova inkriminuese për shtetasin tuaj, ligji ju detyron t’i dërgoni ato para drejtësisë shqiptare ose angleze dhe jo te tirrni shpifje publike pa sjellë asnjë argument.”
Letra e plotë:
Leter e hapur drejtuar Ambasadorit te Mbreterise se Bashkuar ne Tirane Sir Alastair King-Smith
Shkelqesia juaj!
Dje, ambasda e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane qe ju drejtoni reagoi ndaj deklarates time per shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. Ne mungese te fakteve, ne vend te ndjeses publike, ne kete reagim mbrohen shpifjet vulgare te letres ne emer te sekretarit te brendeshem ne te cilen une akuzohem per korrupsion dmth perdorimin e pushtetit per pasurimin tim dhe te rrethit tim per te cilat nuk keni sjelle dhe nuk do te mund te sillni kurre asnje prove dhe fakt te vetem per arsyen e thjeshte se nuk ekzistojne.
E vetmja gje konkrete qe permendet ne ate leter per korrupsionin eshte shtetasi britanik Damir Fazliçi, ish keshilltari im elektoral ne ekipin e BGR ne zgjedhjet e vitit 2005, te cilin sipas letres, une e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolen prova inkriminuese.
Ne fakt, 14 vite me pare, prokuroria shqiptare e hetoi sipermarresin ne fjale per nje kohe te gjate duke nxjerre perfundimin se nuk kish mundur te provonte asnje nga shkeljet e pretenduara per te. Me lejoni te theksoj se e gjithe historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat te Fazlliç per investim direkt, dhe jo per lidhje me tendera apo kontrata publike. Per me teper, gjate 9 viteve qe prej largimit tim nga qeveria, nese do to kish pasur shkelje, prokuroria ka pasur mundesi te hetonte perseri, por asnjehere nje gje e tille nuk eshte bere per faktin e thjeshte se hetimi i pare, ndonese i plote e i thelluar, nuk gjeti asgje te jashteligjshme.
Ndaj, desheroj t’ju pyes, a eshte i denuar ne vendin tuaj z. Fazliç, dhe nese jo, si mundet jurisprudenca dhe etatizmi shembullor britanik, te transferoje barren e nje fajesie te paqene nga nje subjekt i Madherise se Saj, tek nje subjekt i nje juridiksioni sovran si ai i Shqiperise?
Nese Fazliç eshte i lire nga barra e fajit ne vendin tuaj, si mund te perdoret faji i bashkepunimit me te ne nje domain tjeter ligjor dhe institucional?!
Absurde, per te thene me te pakten!
Nese Shkelqesia Juaj ka prova inkriminuese per shtetasin tuaj, ligji ju detyron t’i dergoni ato para drejtesise shqiptare ose angleze dhe jo te tirrni shpifje publike pa sjelle asnje argument.
E gjej tendencioz dhe absurd perdorimin per akuza ndaj meje te emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim, dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, dhe qe nuk ka perfituar kurre as dhe nje cent nga qeveria ime, e per me teper, pas largimit tim nga pushteti ka vijuar te beje investime te rendesishme ne Shqiperi.
Me kete rast, ju ve ne dukje se perdorimi per te me akuzuar mua per korrupsion i emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, perben nje fyrje per çdo shqiptar, çdo britanik, çdo europian, çdo amerikan dhe per çdo qytetar te botes qe beson ne presumimin e pafajsesise, parim ky i sanksionuar qe nga Carta Magna, dhe pas saj, ne te te gjitha dokumentat e tjera nderkombetare per te drejtat e njeriut por qe ju ja mohoni nje qytetari te vendit tuaj me qellim shpifjen ndaj nje personi tjeter.
Kjo perben nje skanadal te rende dhe akt te mirfillte korruptiv qe ka per qellim final te zgjase ditet e qeverise me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. Me kete rast, dua t’ju siguroj ju dhe qeverine e Madherise se Saj per te cilen ruaj respekt te vertete, se me te gjithe mundesite e mia modeste, nuk do resht se luftuari per te bindur shqiptaret se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e votes jane armiqte e lirise, demokracise, dinjitetit dhe te ardhmes se tyre.
Shkelqesia Juaj, nuk po ndalem te komentoj akuzen tuaj politike per lidhjet e mia me krimin pa sjelle asnje fakt pasi per kete flet shume me gjate e me thelle heshtja juaj per rekordet me te zeza te narkoqeverise qe po zbras Shqiperine me shume dhe me shpejt sesa nje lufte. Por, ju bej me dije se jeni zyrtari i pare ne bote qe e thoni nje gje te tille dhe se akuza te tilla nuk jane artikuluar ndonjehere as nga kundershtaret e mi, lidhjet e te cileve me krimin e organizuar i kam denoncuar dhe vazhdoj t’i denoncoj çdo dite.
E mbyll kete leter me lutjen dhe kerkesen time per shkelqesine tuaj, Ambasador King Smith dhe qeverine e UK, qe çdo prove, fakt apo dokument qe dispononi apo qe mund te siguroni nga kushdo ne bote, ti paraqisni prane gjykatave shqiptare ose britanike.
Me konsiderate,
Sali Berisha
Djali i ish-Presidentit Bujar Nishani, Ersilio Nishani ka ...
Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hox...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas vendimit të Britanisë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka dalë hapur...
Një incident është regjistruar sot gjatë takimit të kr...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se të gjit...
Në majt të këtij viti gazeta austriake ‘Kronen Zeitung’ pu...
Partia e inceneratorëve, LSI, është “zgjuar” dhe ka fillua...
Në 24 Korrik 2022 përfundon mandati 5-vjeçar i Ilir Metës,...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e radhës me ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shpalljen non-grat...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reag...
Presidenti Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme në lid...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar përmes një postimi në...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka rea...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë t...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj ...
FRPD hap garën për zgjedhjen e kryetarit të ri. Lajmi...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...