Bejko kërkon rikthimin e Bashës/ Ka dhënë kontribute, të garojë për çfarëdolloj posti
Kandidati i PD-së së Alibeajt për Bashkinë Tiranë, Rol...

Kolegji Zgjedhor rrëzoi mbrëmjen e djeshme kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të vënë emrin e Sali Berishës si drejtues në fletën e votimit.
Për këtë vendim ka ardhur një reagim nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhjet në PD , Ivi Kaso.
Në një deklaratë për mediat, Kaso tha se Kolegji Zgjedhor veproi si togë pushkatimi në emër të qeverisë dhe jo si trupë gjyqtarësh të Republikës.
Sipas tij, me këtë vendim, togat e Kolegjit u thanë shqiptarëve se, edhe të zotin e shtëpisë ta caktojnë ata, sipas dëshirës që shpreh qeveria.
Deklarata e plotë:
Kolegji Zgjedhor ka zgjedhur të veprojë si togë pushkatimi, jo trupë gjyqtarësh të Republikës, duke i hequr të drejtën opozitës që të caktojë drejtuesin e koalicionit në vendoret e 14 majit. Ankimimi që opozita i bëri vendimit të KAS u rrëzua, duke i kthyer institucionet e drejtësisë nga rojtarë të balancave, në roje të tekave të pushtetit.
Ndërhyrja flagrante në të drejtën e një koalicioni zgjedhor dhe politik për të caktuar vetë, me vullnet të lirë, vendim të pjesëmarrësve dhe simbolikë politike, drejtuesin e fushatës, është vendim që jehon nga katakombet e viteve 45-48, kur gjykatat e Enver Hoxhës vranë me dekrete gjakatare çdo grimë të pluralizmit në vendin tonë.
Kjo ndërhyrje në simbolikën politike, që është e drejtë ekskluzive e organizatave politike dhe nuk caktohet me gjykatë, dhe për më shumë nuk u përket gdhënjve të drejtësisë tonë, që gdhihen me urdhra të qeverisë e ngrysen me torba të ryshfetit poliitk, fyen edhe studentët e dobët të Jurisprudencës.
Edhe për drejtësinë tonë, që nuk ka turp kur bëhet vegël dhe vetëm si vegël e ngre çekanin për të marrë vendime, ky ishte një rekdord i zi.
Me këtë vendim, togat e Kolegjit u thanë shqiptarëve se, edhe të zotin e shtëpisë ta caktojnë ata, sipas dëshirës që shpreh qeveria.
Ky vendim është politik dhe jo juridik, dhe si i tillë do të trajtohet.
Ky vendim është kundër pluralizmit dhe vetëm si i tillë do të kujtohet.
Ky vendim është vërtetim se ndarja e pushteve nuk ekziston dhe vetëm si i tillë do të regjistrohet.
Ky vendim është dëshmi se gjyqtarët e Republikës marrin urdhra, nuk bëjnë drejtësi.
Ky vendim, sa ç’tregon dorën e hakmarrjes së drejtësisë të varur nga qeveria, dëshmon edhe frikën që e ka kapur këtë të fundit.
Ditën, Rama-Balla e Gjiknuri-Balluku dalin e thonë në media se fitojmë kaq e aq, dhe natën paguajnë vendime për të eleminuar kundërshtarin.
Nëse janë kaq të fortë, pse investohen kaq fort, duke turpëruar pengjet e tyre në drejtësi, të cilët mund t’i përdornin për halle të tjera.
Por, halli i tyre dihet: të mësuar duke fituar afrofe apo duke vjdhur vota me banda dhe resurse shtetërore, Edi Rama kërkon të mbajë në dorë çdo siguresë të 14 majit.
Hiqet si trim, por vepron si frikacak.
Bravat e pushtetit, që fërkojnë duart pas tij, dhe bëjnë llogaritë e zhbërjes së opozitës reale, do të përfundojnë në të njëjtën gropë ku i hedh populli dhe historia të gjithë të ngjashmit e tyre.
Edhe 23 ditë le të veprojnë si çelësi-kopil i qeverisë.
Më 14 maj, bandave që duan t’u caktojnë shqiptarëve edhe të zotin e shtëpisë duhet tu themi “ndal”.
Ndryshimi është në duart e tua!/ CNA.al
Kandidati i PD-së së Alibeajt për Bashkinë Tiranë, Rol...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ...
“Lagjja 10 është një nga shembujt më të mirë të ndry...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur...
Pesë ditë më parë kryeministri Edi Rama u operua nga apend...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëven...
Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të mos e n...
Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministrja e Infras...
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka mba...
Emirjana Sako, kryetarja e Bashkisë së Durrësit është ...
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, ka folur ...
Të martën e 18 prillit, PD-ja e Alibeajt zhvilloi taki...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ...
7.5% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për N...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranë...
Kolegji Zgjedhor vendosi sot që të lërë në fuqi vendim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...