Vendimi i GJKKO-së për "5D"-në/ Këlliçi: U përjashtuan nga përgjegjësia morale
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një tjetër reagim për vendimin e Apelit të Posaçëm për 5 ish-zyrtarët e përfshirë në dosjen "5D".
Sipas Këlliçit, sot u "varros" me ceremoni një dosje flagrante dhe unike vjedhjeje. Ai thotë se vendimi i sotëm i dha dërrmën drejtësisë së re.
Më tej ka shpërndarë deklaratën e dhënë për mediat.
Deklarata e Këlliçit
Lirimi i bandës "5D" të Bashkisë së Tiranës: Sot u "varros" me ceremoni një dosje flagrante e unike vjedhjeje. Vendimi i sotëm i dha dërrmën drejtësisë së re!
Deklaratë për mediat:
Më 26 prill 2023 bëra publike për herë të parë skemën "5D" të Bashkisë së Tiranës.
Ishte si të ngrije kapakun e një arkivoli institucional dhe të kuptoje jo vetëm korrupsionin, por edhe kalbëzimin shtetëror të organizuar.
Një linjë e padëgjuar vjedhjeje, ku drejtorët e bashkisë funksiononin si elemente të një grupi të strukturuar kriminal, me detyra të ndara, me firma të sinkronizuara për një qëllim të vetëm: zhvatjen 100% të parave publike.
Para publike të marra me tenderë, me leje ndërtimi dhe me vulë shteti.
29 tenderë, 30 milionë euro, 3 leje ndërtimi, të gjitha të futura në një “gojë” të vetme, të hapur nga firma personale e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.
Menjëherë pas publikimit, depozitova kallëzimin penal në SPAK.
Hetimi i Prokurorisë, nën drejtimin e prokurorit Klodian Braho, faktoi plotësisht denoncimin dhe çoi për gjykim të gjithë zinxhirin drejtues të Bashkisë së Tiranës.
Për 44 javë me radhë protestuam përpara bashkisë për një parim themelor e universal: vjedhja e parave publike nuk mund të amnistohet dhe dëmi duhet t’u kthehet qytetarëve.
Sot, Gjykata e Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin vendosi kapakun. Jo mbi krimin, jo! Por mbi drejtësinë. Mbi shpinën e dërrmuar të qytetarëve.
Drejtuesit e bashkisë, përveç njërit, dolën nga salla jo si të penduar, por të larë, pasi u rrëzuan edhe dënimet simbolike të shkallës së parë.
As burg. As kthim parash. As përgjegjësi.
Një dosje e "varrosur" me ceremoni nga një drejtësi që sot prodhoi një kukull fajësie, një Alqi Bllako të dytë, që i varën të gjithë peshën e një grabitjeje kolektive.
Të gjithë drejtorët e Bashkisë Tiranë, me përjashtim të Mariglen Qatos, u shpëtuan nga përgjegjësia penale.
Si tek inceneratorët, ku janë zhvatur 200 milionë euro dhe fajin e mban një emër i vetëm, ndërsa sistemi u shpall i pafajshëm.
Ky vendim nuk mbylli vetëm një çështje, por zyrtarizoi një doktrinë ku krimi firmoset në qetësi me një stilolaps dhe firma për shefin është jelek antiplumb penal.
Nga sot, çdo nëpunës e di se mund të vjedhë, mund të firmosë, mund të zhvasë, sepse mbi të ka një çati të sigurt pandëshkueshmërie. Bindja shpërblehet.
Edhe për më naivin, vendimi i sotëm gjyqësor i dha dërrmën drejtësisë së re. Sot u dërgua mesazhi më i rrezikshëm që mund të prodhojë një shtet, kapitullimi karshi krimit të veshur me kostum institucional.
Gjyqtarët hoqën mantelin, morën çelësat e kasafortës, i dorëzuan te dera e pushtetit, dhe sapo u thanë shqiptarëve:
“Mos kërkoni më mbrojtje te ne. Këtu ruhet vetëm krimi.” Në mënyrë të veçantë krimi i organizuar dhe grupet e strukturuara kriminale.
Ju faleminderit./ CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Komisioni për Reformën Territoriale ka hapur diskutime në ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Bojkoti i Partisë Demokratike në Komisionin për Reformën T...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në mbledhjen e Konferen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferenc...
Ditën e sotme do të zhvillojnë punimet tri komisione parla...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për ndry...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e d...
Genti Gazheli ditën e sotme është liruar nga detyra e drej...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në ko...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka zh...
Deputeti Saimir Korreshi, në diskutimin e sotëm në Komisio...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në S...
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, zh...
Bordi i Paqes ka publikuar në llogarinë e vet në platformë...
Këtë të mërkurë, në mesditë, Këshilli i Imunitetit mblidhe...
Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë maratonë prej...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...