Komisioni i “Territoriales”/ Balla: Nëse opozita bojkton mbledhjen e së hënës, do vendosim mekanizmin zhbllokues
Komisioni për Reformën Territoriale ka hapur diskutime në ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me skemën "5D".
Referuar vendimit të sotëm të GJKKO-së për ish-zyrtarët e përfirë në "5D", Këlliçi deklaroi se ata u përjashtuan nga përgjegjësia morale.
Deklarata e Këlliçit
Më 26 prill 2023 bëra publike për herë të parë skemën "5D" të Bashkisë së Tiranës. Ishte si të ngrije kapakun e një arkivoli institucional dhe të kuptoje jo vetëm korrupsionin, por edhe kalbëzimin shtetëror të organizuar.
Një linjë e padëgjuar vjedhjeje, ku drejtorët e bashkisë funksiononin si elemente të një grupi të strukturuar kriminal, me detyra të ndara, me firma të sinkronizuara për një qëllim të vetëm: zhvatjen 100% të parave publike. Para publike të marra me tenderë, me leje ndërtimi dhe me vulë shteti.
29 tenderë, 30 milionë euro, 3 leje ndërtimi, të gjitha të futura në një ‘gojë’ të vetme, të hapur nga firma personale e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Menjëherë pas publikimit, depozitova kallëzimin penal në SPAK.
Hetimi i Prokurorisë, nën drejtimin e prokurorit Klodian Braho, faktoi plotësisht denoncimin dhe çoi për gjykim të gjithë zinxhirin drejtues të Bashkisë së Tiranës. Për 44 javë me radhë protestuam përpara bashkisë për një parim themelor e universal: vjedhja e parave publike nuk mund të amnistohet dhe dëmi duhet t’u kthehet qytetarëve.
Sot, Gjykata e Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin vendosi kapakun. Jo mbi krimin, jo! Por mbi drejtësinë. Mbi shpinën e dërrmuar të qytetarëve. Drejtuesit e bashkisë, përveç njërit, dolën nga salla jo si të penduar, por të larë, posi u rrëzuan edhe dënimet simbolike të shkallës së parë. As burg. As kthim parash. As përgjegjësi.
Një dosje e varrosur me ceremoni nga një drejtësi që sot prodhoi një kukull fajësie, një Alqi Bllako të dytë, që i varën të gjithë peshën e një grabitjeje kolektive. Të gjithë drejtorët e Bashkisë Tiranë, me përjashtim të Mariglen Qatos, u shpëtuan nga përgjegjësia penale.
Si tek inceneratorët, ku janë zhvatur 200 milionë euro dhe fajin e mban një emër i vetëm, ndërsa sistemi u shpall i pafajshëm. Ky vendim nuk mbylli vetëm një çështje, por zyrtarizoi një doktrinë ku krimi firmoset në qetësi me një stilolaps dhe firma për shefin është jelek antiplumb penal.
Nga sot, çdo nëpunës e di se mund të vjedhë, mund të firmosë, mund të zhvasë, sepse mbi të ka një çati të sigurt pandëshkueshmërie. Bindja shpërblehet. Edhe për më naivin, vendimi i sotëm gjyqësor i dha dërrmën drejtësisë së re. Sot u dërgua mesazhi më i rrezikshëm që mund të prodhojë një shtet, kapitullimi karshi krimit të veshur me kostum institucional.
Gjyqtarët hoqën mantelin, morën çelësat e kasafortës, i dorëzuan te dera e pushtetit, dhe sapo u thanë shqiptarëve: “Mos kërkoni më mbrojtje te ne. Këtu ruhet vetëm krimi”. Në mënyrë të veçantë krimi i organizuar dhe grupet e strukturuara kriminale.
Komisioni për Reformën Territoriale ka hapur diskutime në ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Bojkoti i Partisë Demokratike në Komisionin për Reformën T...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në mbledhjen e Konferen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferenc...
Ditën e sotme do të zhvillojnë punimet tri komisione parla...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për ndry...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e d...
Genti Gazheli ditën e sotme është liruar nga detyra e drej...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në ko...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka zh...
Deputeti Saimir Korreshi, në diskutimin e sotëm në Komisio...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në S...
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, zh...
Bordi i Paqes ka publikuar në llogarinë e vet në platformë...
Këtë të mërkurë, në mesditë, Këshilli i Imunitetit mblidhe...
Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë maratonë prej...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ishte pjesë e diskutim...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...