Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Kryetarja e Komisionit të Mediave, Ina Zhupa, foli sot nga foltorja e Kuvendit dhe në fjalën e saj u përqendrua te çështja e skandalit të RTSH-së.
Zhupa u referua te projektvendimi i Komisionit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas gjetjeve të konstatuara në raport dhe abuzimeve të shumta në procedurën e përzgjedhjes së drejtorit, por edhe ato nepotike e financiare.
Deputetja e PD-së përmeendi një listë me shkelje të gjetura e të thëna edhe gjatë ballafaqimit në Komision e Medias ditë më parë të Këshillit me deputetët në Kuvend.
Zhupa kërkoi nga Kuvendi shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit për këto shkelje të rënda, si një vendim unanim i Komisionit, përfshi edhe anëtarët e mazhorancës.
"Pas 3 vitesh beteje u pa ajo që ne kemi thënë. Edhe mazhoranca u bind tani. Zgjedhja e anëtarëve apo drejtorëve të Këshillit të RTSH-së ishte me shkelje dhe ne e kemi thënë. U zgjodh Alfred Peza me shkelje dhe tani këto shkelje janë konstatuar. Komisioni ynë arriti në këtë përfundim. Këshilli i RTSH ka kryer një sërë shkeljesh për zgjedhjen e drejtorit të ri, që nga përzgjedhja e kandidatëve deri te votimi, si ai online nga Vietnami dhe mbajtur shënim, por e deklaruar votë e fshehtë. Po me këtë pseudovotim të fshehtë vendosën të mos fusin ata që plotësonin kriteret dhe të zbatonin atë që nuk thotë ligji”,- tha Zhupa.
Më pas, Zhupa renditi disa nga shkeljet më të rënda, si mungesa e dokumenteve, anashkalimi i ligjeve dhe deri te konflikti i interesit.
"Këshilli nuk kërkoi për kandidatët zbatimin e ligjit për një dokument nga Autoriteti i Dosjeve nëse kandidatët ishin spiunë apo informatorë të Sigurimit të Shtetit. Ka shpallur vonesë të pajustifikuar, duke e mbajtur postin vakant prej kohësh. Shumica e anëtarëve ishin mpleksur me konflikte interesi në lidhje me detyrën aty. Disa kishin punësuar familjarët aty, të tjerë merrnin projekte, teksa ishin anëtar te RTSH., Disa merrnin shpërblime për veten, thua se ishin në tokën e babait dhe jo në Këshill të RTSH. Aty janë abuzuar dhe shpenzuar 23 milionë euro në vit, me qoka, shkarkime, emërime, hiq e vër, me kosto dyfish të mëdha, me gjyqe që fitohen dhe paguhen me paratë e buxhetit të shtetit. Me drejtorë që abuzojnë që janë akuzuar. Mbante vetëm vetëveten dhe nuk i shërbente interesit publik”,-u shpreh Zhupa.
Në fund, Zhupa vuri në dukje sjelljen dhe mungesën e njohurive ligjore të anëtarëve të Këshillit, që kishin kryer me vonë edhe shkeljen e tij si pasojë e padijenisë.
“Bëmë dëgjesën atje në Komision dhe na thanë se nuk e dinin ligjin. Na bënin atje rolin e budallait, por në fakt janë njëlloj fajtorë edhe sikur e dinin, edhe nëse nuk e dinin. Ata kanë shpërdoruar taksat e shqiptarëve, ndaj në emër të Komisionit dhe kolegëve, kërkojmë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të RTSH-së”,- tha Zhupa./CNA
Po mbahet sot në Kuvendin e Shqipërisë seanca pleanare, ku...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në liv...
Kryeministri Rama, në platformën X ka ripostuar statusin e...
Vijojnë debatet në seancën plenare. Kreut të Partisë Demok...
Gazetari Elvi Fundo zbuloi disa detaje të reja nga hetimet...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot që në...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ka quajtur q...
Të nderuar parlamentarë! -Ju bëjmë thirrje të 140 deputet...
Ajola Xoxa ka reaguar në rrjetet sociale me të njëjtën...
Vota e Diasporës ka shkaktuar sërish debate mes mazhorancë...
Ndoshta e pabesueshme, por pothuajse përpara saj. Pra,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deri dje tho...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shkuar në...
Ajola Xoxa, e zhytur në një sërë akuzash me fakte dhe prov...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka mbaj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pasi ka dalë nga ambientet e P...
Më poshtë po rendisim 11 pika që sipas vendimit të GJKKO-s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...