Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deri dje thoshte se SPAK-u është organizatë kriminale e kontrolluar nga Edi Rama, ose “SKAP-i i Partisë”, sot para Strukturës së Posaçme deklaroi se ka dalë nga kontrolli dhe që do ta shkrijë nëse vjen në pushtet.
“Të njëjtin fat me bandat do kenë prokurorët që janë të lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Unë ndiej keqardhje se rrëmbeheni nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli, është një institucion për t’u shuar me çdo kusht. Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që ky kontrollon telefonat e gjykatësve specialë, ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hitleri nuk e kanë pasur ndryshe. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjet? Merr fund që këtu. Dhe ju, njerëz të medieve, duhet ta denonconi këtë në mënyrën më të fuqishme. Ekziston një akt i tillë… prandaj u thotë ju ai afërmendsh. Aty pati një shpërthim sinqeriteti Altini. Afërmendsh gjykatësi vendos atë që i themi ne. Fatmirësisht mbështetja kryesore ndaj kësaj organizate kriminale, atje ku i iniciua, atje ka rënë përtokë. Por ne e luftuam edhe në atë kohë kur ata e mbështesnin gjer në qiell. Mos harroni këtu kur Antoni Blinken vinte dhe takonte Altin Dumanin për të falënderuar se kishte arrestuar Sali Berishën. Tani Antoni Blinken nuk hyn dot më në ndërtesat qeveritare të vendit të tij sepse ishte një Edi Ramë në Uashington”, tha Berisha teksa zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Sali Berisha duhet të ndajë mendjen ose SPAK-un e kontrollon Rama ose ka dalë nga kontrolli se të dyja nuk qëndrojnë.
SPAK-u ose është i kontrolluar nga Rama dhe ka arrestuar zyrtarët e Ramës, ministrat e Ramës dhe kryebashkiakët e Ramës, për interes të tij kur personi më i dëmtuar është vetë Edi Rama, ose është jashtë kontrollit siç thotë po prapë vetë doktori. Ose SPAK-u është nën kontrollin e Edi Ramës, ose është fare jashtë kontrollit.
Çfarë kërkojnë nga SPAK-u, që ta ketë ose njëri ose tjetri në pazar që ta shkrinë?
Pse?
Sepse po ju djeg letrat e korrupsionit?!
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shkuar në...
Ajola Xoxa, e zhytur në një sërë akuzash me fakte dhe prov...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka mbaj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pasi ka dalë nga ambientet e P...
Më poshtë po rendisim 11 pika që sipas vendimit të GJKKO-s...
Rënia e fabulës së "derrkucit modest" në rrethana pushteti...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua t...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një postimi u ka ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
E deleguara politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kryeministri, Edi Rama është i pranishëm në Konferencën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar...
Pas një seance të tensionuar, deputetët do të kthehen nesë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj në një postim...
Erion Veliaj, përveçse pati krijuar perceptimin publik se ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...