"Erioni, shoku i Griseldës"/ Këlliçi publikon email-in e Veliajt
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...

Rënia e fabulës së "derrkucit modest" në rrethana pushteti.
Duhet ditur fillimisht se vendimi gjyqësor ndaj Erjon Veliajt është një lloj rekordi në historinë e jurisprundencës shqiptare sa i përket volumit 300 e ca faqe, tamam roman.
Duke u endur në të, të krijohet padyshim dhe një lloj konfuzioni; pra një paqartësi mbi të vërtetën e akullt nëse ka apo jo korrupsion të pastër. Por ajo e qarta në ato fashikuj plot me të dhëna hetimore, dyshime, hamendësime e deduksione, është pandjeshmëria deri në ekstrem e çiftit Veliaj – Xoxa për të qenë investues në imazhin e njerëzve të përkorë. Pra, duke mos zgjedhur të jenë deri dhe të vetëprivuar nga shumë të drejta normale njerëzore, siç është ajo për standart të lartë jetese, për hir të ruajtjes së imazhit të pastër në një vend ku i pushtetshmi politik shihet gjithnjë vëngër si abuzues e zhvatës.
Veliaj, si një ish-aktivist e denoncues i ashpër i korrupsionit politik dikur, një individ që i shkëlqen fytyra nga krenaria teksa pohon diku në një emision televiziv vite më parë se “bëjmë një jetë modeste ku kemi një derrkuc…”, duhej ta kishte të fortë fibrën e ruajtjes së këtij profili, gjë që nuk ka ndodhur as te ai e as te e shoqja e tij. Znj. Xoxa, qartazi ka qenë e panginjur në themelim shoqërish, organizatash apo OJQ-sh, që jo domosdoshmërisht e bëjnë të korruptuar. Por panginjshmëria e saj, në një lloj pandjeshmërie për të ruajtur sa më të pastër e të pacenuar profilin e tyre të një “jete modeste” në kushte pushteti, patjetër që i kompromenton moralisht.
Ku duhet kërkuar korrupsioni?
I gjithë ai proces gjigand hetimor, të gjithë ata fashikuj, ku faktet e detajet ziejnë në funksion të arritjes së një konkluzioni sa më bindës, sa më pak të diskutueshëm, duhet të kenë në thelb vetëm një aspekt si provë e qartë korrupsion: faktin që jo qindra apo mijëra, por qoftë dhe një lek i vetëm fond publik i Bashkisë së Tiranës, ka përfunduar, në rrugë të shkurtëra ose të gjata, të thjeshta apo të kamufluara, te xhepat e znj. Xoxa. Pra, qoftë dhe një qindarkë e vetme. Pasi nuk është fjala për sasi por për princip. Dhe nuk është fjala që kjo të ketë ndodhur me dashje. Qoftë dhe pa dashje të ketë ndodhur, nëse ka ndodhur, nuk ka më vlerë asnjë diskutim i mëtejshëm, pasi aty ka rënë e gjithë ngrehina e pretenduar morale e çiftit Veliaj – Xoxa dhe ata i kanë venë përfundimisht vulën vetes si të fajshëm penalisht e si të padenjë shoqërisht.
Thënë ndryshe, i gjithë hetimi, i gjithë procesi i nisur mbi pasurinë e tyre, edhe pa u ngatërruar në çështje vilash apo rrobash të blera me çmime të kripura, udhëtimesh apo hotelesh, duhet të provojë nëse qoftë dhe një 100 lekësh nga paratë e taksapaguesve ka ndjekur të tillë rrugë që ka përfunduar te derrkuci i tyre bashkëshortor. Po u provua kjo, shfrimet e Veliajt nga qelia ndaj prokurorit Dado e gjykatësit Bani janë dhe më poshtra se çdo aferë e dyshuar.
Shfrimet
Shfrimet e Veliajt nga qelia duke bërë copë me gjuhën e tij nervoze dyshen prokuror-gjyqtar, tregojnë atë që është natyrë e tij, njerëzore e politike bashkë: papërunjësinë, mungesën totale të një etikete sado të paktë, shfaqur si arrogancë e padurueshme pushteti. Dhe e gjitha kjo gjen përputhshmëri me papërunjësinë e tij në nivel bashkëshortor për të patur një lloj pakti me të shoqen; atë të vetëprivimit në funksionit një profili të pacenuar moral në kushte ushtrimi pushteti. Me fjalë të tjera, as jua ka ndjerë se ç’do mendojë dynjaja për ta apo se një ditë mund të ballafaqohen më drejtësinë për pasurinë e tyre. Nga qelia, Veliaj i nxin lehtshëm e shpotit shfrenueshëm vendimmarrësit ligjorë ndaj tij, ngase këta të fundit nuk e kamë mundësinë e përgjigjes. Pra, opinioni nuk ka mundësinë që të dëgjojë dhe versionin e z. Dado mbi violinën në fëmijëri apo telefonatën e pretenduar në orët e mbrëmjes me znj. Xoxa. Kështu që mbetet vetëm ç’thotë apo ç’pretendon Veliaj. Dhe ç’mbetet në kërë rast? Mbetet ajo që thonë kolegët për Dadon dhe Banin: parimorë, të pakorruptueshëm e profesionistë në profilet e tyre./ tesheshi.com
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua t...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një postimi u ka ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
E deleguara politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kryeministri, Edi Rama është i pranishëm në Konferencën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar...
Pas një seance të tensionuar, deputetët do të kthehen nesë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj në një postim...
Erion Veliaj, përveçse pati krijuar perceptimin publik se ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi ...
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka denoncuar n...
Ditën e sotme, Partia Republikane ka festuar në Tiranë 34-...
Erion Veliaj është një mostër politike. Sot në një status ...
Personi që pretendon se drejton Komisionin e Posaçëm kundë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekë...
GJKKO ka dalë me një deklaratë pas qëndrimeve publike të b...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...