Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Erion Veliaj është një mostër politike. Sot në një status të tij thuajse si i pashpirt, për t’u viktimizuar dhe për të gjetur shpëtim, pasi u mor me brekë e me rroba tani kërkon të viktimizohet duke përdorur djalin e tij.
Është e turpshme sepse ka një vendim gjykate dhe shumë njerëz mund të jenë arrestuar për vepra të ndryshme, korrupsion ose krime të tjera, por askush nuk ka përdorur fëmijët në këtë mënyrë kaq të pështirë për t’u viktimizuar.
Ndërkohë që djali i Veliajt shkon në kopsht me mijëra euro në muaj pagesë. Gjithsesi çdo fëmijë duhet të ketë babanë e tij në shtëpi, duhet të ketë nënën e tij të përkujdeset, qoftë ky dhe hajdut apo i korruptuar. Qoftë ky fëmijë që nëna e tij shpenzon 869 mijë euro blerje veshjesh, para të paditura burimi i tyre, të padeklaruara kurrë më parë.
Nuk dihet nga kanë ardhur, thjesht dhe vetëm janë gjetur faturat dhe shpenzimet online, që i gjenden nënës prapë 860 e ca mijë euro të tjera apo babai që ka firmosur shuma me dhjetëra apo qindra mijëra euro për familjarë të Ajolës, që paratë në përfundim të shkonin te nëna e djalit të tij. Me këto historitë ku gjenden rrobat e brekët nuk duhet të merren prokurorët, ato duhet t’i gjejë Erioni.
Kurse çështja e fëmijës për ta përdorur në mënyrë kriminale për t’u viktimizuar është një tjetër histori e pështirë që tregon fytyrën e vërtetë të një zdromsi, i cili pa limit përpiqet të sulmojë një prokuror kur nuk është në pranga me urdhër të tij, por me vendim gjykate, me fakte dhe prova konkrete, ku vendimin e ka dhënë Erion Bani, nuk është vetëm Ols Dado, është dhe Altin Dumani dhe e zeza është mbi të bardhë.
Faktet dhe provat janë atje. Erion Veliaj sot po sillet ashtu siç shkruan bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që ka deponuar në SPAK, si një vampir komunikon ajo në mesazhe me kolegen e saj, dhe Erion Veliaj sot po sillet si një vampir ndaj prokurorit Ols Dado.
Por kjo pak rëndësi ka tashmë, ai po përdor fëmijën e tij për të shpëtuar jo nga turpi, se zdromsat nuk kanë turp, por për të shpëtuar lëkurën e tij nga burgu, nga një aferë korruptive miliona e miliona euro, të cilën kërkon ta katandisë në çështje brekësh. Por nuk është çështje brekësh po çështje lekësh dhe trupërisht tashmë po e kthen dhe në çështje fëmije./CNA
Statusi i plotë i Erion Veliajt:
Jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate!
Mirëdita miq e dashamirës të pafundëm, që më keni dhënë këtë javë kaq shumë dashuri e kurajo!
A doni të argëtoheni pak me violinën e Ols Dados në seancën e pengmarrjes, te thertorja e adashit tim?
Kur Ajola kërkoi uljen e masës paraprake nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për shkak të nevojës për t’u përkujdesur të paktën njëri prej prindërve për djalin tonë 6 vjeçar, arsyetimi i prokurorëve ishte se djali ynë ka dy gjyshe! Pra, me vendim gjykate i caktohet fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia ta rrisin u kalon gjysheve! Ato mund ta zëvendësojnë rolin e prindërve për ta çuar e marrë nga shkolla, apo për ta shoqëruar në aktivitete jashtëshkollore, tha violinisti dështak. Madje, gjyshet mund t’i mbanin edhe radhët për të blerë ushqime sipas tyre, pavarësisht se as nuk e kanë idenë nëse gjyshet janë mirë me shëndet, ngasin apo jo makinën, për t’u kthyer në shërbëtore të fëmijës së shpallur “jetim” dhe pa akses në llogari bankare me urdhër nga Spaku, e me radhë.
Po përtej këtyre, se ja ta zemë se gjyshet e shkreta do ta zbatonin urdhërin e Spakut dhe do mësonin edhe makinën, për prokurorët, raporti mes gjyshes dhe nipit qenka thuajse i njëjtë me raportin e nënës me djalin, në pikën që gjyshja qenka njeri i shtëpisë edhe kur nuk jeton me vajzën e saj, nënën e djalit. Normal deri këtu pikëpamja për gjyshen, po si ka mundësi atëherë që i njëjti tru që arsyetoka kështu, arsyeton edhe që gjetja e lodrave të nipit në shtëpinë e gjyshes në plazh, të cilën e ka blerë gjyshi i vdekur, kur nipi s’kishte lindur dhe e bija s’ishte martuar akoma, përbëka provën flagrante që ajo shtëpi në fakt është një pasuri e fshehur e jona!
Pra, të njëjtët prokurorë, të cilët janë në të njëjtën kohë vetë prindër (nuk di a kanë a s’kanë gjyshe fëmijet e tyre, po me siguri duhet të kenë), mendojnë se gjyshet janë njerëz të shtëpisë dhe mund ta marrin pa asnjë dyshim të arsyeshëm edhe rolin e mamasë për nipin, por kurrsesi nuk mund të ndodhë në shtëpitë e gjysheve të gjenden lodra të nipit 6 vjeç. Aq më tepër, në plazh, ku nuk besoj se im bir është i vetmi kalama që mezi pret të shkojë te shtëpia e gjyshes për t’u takuar me lodrat e tij.
Dhe një pyetje kam unë: Po edhe sikur të jetë shtëpia jonë, që vetëm truri i një lunatiku si violinisti që më ra për pjesë mua mund ta dijë se pse duhet ta fshihja në deklarimin tim nëse do ta kisha, a mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim apo fakti që ime shoqe thërret shoqet e veta te shtëpia në plazh e të ëmës për ditëlindjen e saj?
Me siguri po, por jo në demokraci dhe kurrën e kurrës në Europë.
Një përqafim të madh gjithë gjyshërve e gjysheve! I mbushni nipat e mbesat me dashuri, se fëmijët e rritur me ngrohtësi nuk bëhen dështakë të kompleksuar si noteri i lodhur ndërtues, që më ka rënë mua për hise! Kokën lart!
Personi që pretendon se drejton Komisionin e Posaçëm kundë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekë...
GJKKO ka dalë me një deklaratë pas qëndrimeve publike të b...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pak minuta...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tha se drejtu...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka vazhdon të...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu m...
Drejtoria e Përgjithsme e Burgjeve ka dhënë këtë pasdite n...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Kryeministri Edi Rama me anë të një video në rrjetet socia...
-Letër bashkëkombasve tanë nëpër botë- nga Agron Duka T...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se Komisioni Rr...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë një shpjegim ...
Ka një propagandë mediatike, kryesisht kuptohet ata të...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit të Partisë So...
Socialistët “kanë rrahur” gjoksin duke thënë se merita u s...
Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e përjavshme...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Një skandal ka ndodhur përpara SPAK-ut dy ditë më parë, ku...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...