Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Vota e Diasporës ka shkaktuar sërish debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Në seancën e sotme plenare kanë vijuar akuzat dhe ironitë e ndërsjellëta. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ironizoi Partinë Demokratike duke u thënë se nga një parti u bënë katër dhe vetëm me këtë mund të krenohen.

“Ne fitojmë se kemi shumë njerëz që punojmë, jemi të organizuar në çdo cep të Shqipërisë, në Greqisë, Italisë etj. Ne punojmë për votën, ndërsa ju për sherret. E vetmja gjë që keni bërë në këto 4 vjet, jeni zënë me njëri-tjetrin. E vetmja gjë që mund të krenoheni është se nga një parti u bëtë 4”, tha Klosi.
Më tej Klosi, në përgjigjen e tij për Gazment Bardhin tha se Diaspora nuk mund të votojë me dokumentet e huaja pasi nuk vërtetohen dot.
“Ti nuk i di hilet koleg, se nuk je pjesë e kupolës që vendos listat. Ti di çfarë thuhet dhe nuk e di çfarë mendohet. Unë nuk thashë dokument, por ajo që prodhohet me celular. Kërko në Google, i nderuar koleg, kjo foto që ta jep interneti, që mund të manipulohet në çdo moment. Kjo foto e ardhur nga Belgjikaa, nuk verifikohet dot”, u shpreh Klosi.
Deputeti i PS, Pandeli Majko e ka cilësuar si të rrezikshme dhe aventureske kërkesën e opozitës që Diaspora të votojë me dokumente të huaja.
Majko e cilësoi si një arsye që mund të bllokohet votimi për emigrantët.

“Mua kjo më mban shumë erë, dhe më mban një erë që s’dua ti vë emrin. Dy palët kemi rënë dakord që votimi me dokumente të huaja të vlerësohet nga Komisioni Rregullator. Do jetë një arsye që votimi për emigrantët të bllokohet do jetë e papërgjegjshme që ky propozim të shkojnë në komisionin rregullator të KQZ.
Sot që flasim mbi 100 mijë vetë kanë aplikuar për të votuar, nëse do ecim me logjikën që komisioni rregullator do vendosë për çfarë nuk biem dakord ne këtu atëherë kthehemi në një komision prej 5 anëtarësh.Të mos ndërrmarin hapin aventuresk, t’u heqin të drejtën shtetasve jashtë vendit të regjistruar tashmë për të votuar do ishte një aventure shumë e rrezikshme. Votimi me pasaportë të huaj, teknikisht është i pamundur”, tha Majko.
Nga ana tjetër Partia Demokratike vijon të këmbëngulë në kërkesën e saj për votimin e Diasporës me dokumentet e vendit ku jetojnë. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në fjalën e tij akuzoi mazhorancën se po pengon regjistrimin e emigrantëve për ta ccuar numrin e votuesve aq sa ata kanë mungur të kontrollojnë.
Po ashtu deputeti bëri thirrje që t’i hapet rruga KQZ për të bërë ndryshimet e duhura në mënyrë që të regjistrohen të gjithë personat që dëshirojnë të votojnë nga Diaspora.

“KQZ të merret në uljen e numrit të personave që u është refuzuar kërkesa për tu regjistruar si votues nga jashtë. U është refuzuar kërkesa, janë 19 për qind e zgjedhësve që kanë bërë kërkesë dhe u është refuzuar, ndoshta për shkak të problemeve me dokumentet. KQZ duhet patjetër që të merret në mënyrë të fokusuar duke i kontaktuar që të bëjnë të mundur regjistrimin e tyre.
Janë 34 mijë persona, 1 në 5 votues. KQZ duhet të merret me secilin prej tyre, ata duhet që ti ndihmojnë sepse ata e kanë dokumentacion, KQZ nuk duhet të fshihet pas procedurave të ftohta, por duhet që ti ndihmojnë. Është teknikisht e mundur. Po tentoni ta çoni numrin e votuesve në aq sa keni mundur të kontrolloni me patronazhistë. Hapini rrugën që KQZ të bëjë ndryshimet dhe ata të regjistrohen, parlamenti duhet të heq barrierat për ata që duan të regjistrohen dhe të votojnë më 11 maj", tha ai./ CNA
Ndoshta e pabesueshme, por pothuajse përpara saj. Pra,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deri dje tho...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shkuar në...
Ajola Xoxa, e zhytur në një sërë akuzash me fakte dhe prov...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka mbaj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pasi ka dalë nga ambientet e P...
Më poshtë po rendisim 11 pika që sipas vendimit të GJKKO-s...
Rënia e fabulës së "derrkucit modest" në rrethana pushteti...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua t...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një postimi u ka ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
E deleguara politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kryeministri, Edi Rama është i pranishëm në Konferencën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar...
Pas një seance të tensionuar, deputetët do të kthehen nesë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...