“Jam një i vdekur që ecën”/ Zbardhet dëshmia e Pëllumb Gjokës në GJKKO për dosjen “Metamorfoza”
Këtë të enjte ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme një nga sh...
Këtë të enjte ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme një nga sh...

Deputeti dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u ndal sot në një analizë të gjerë të politikave dhe strategjive të mbrojtjes në Shqipëri dhe Kosovë.
I ftuar në “Syri Tv”, Mediu ngriti shqetësimin se në Shqipëria jo vetëm që nuk ka diskutime seriozie për çështjet e sigurisë, por nuk ekzistojnë as institucionet e posaçme, që sipas tij po “zëvendësohen” nga artikulimet e kryeministrit.
“Mendoj që është i drejtë shqetësimi që ka Kosova, por shpresoj që ndonjë ditë do kthehet dhe shqetësimi i Shqipërisë, meqenëse jemi një komb. Sepse nuk mundet, është e papranueshme të justifikohemi që, siç thamë njëherë që Serbia nuk bën dot asnjë gjë, në një kohë që ka provokuar në mënyrë të vazhdueshme, me trupa, me mbështetje të trupave mercenare e të tjerë në veri të Kosovës dhe zhvillimet janë të tilla që ne duhet të marrim masa me partnerët tanë.
Ajo që thotë Vuçiç përsa i përket kësaj aleancës Kroaci, Shqipëri dhe Kosovë, ai ishte një modul marrëdhënie e cila në thelb të vet nuk ka ndonjë tendencë për një organizim ushtarak apo ndërveprim ushtarak që mund të kërcënojë Serbinë.
E para njëherë NATO-ja është një aleancë mbrojtëse, nuk është një aleancë, domethënë, agresive. E dyta, ky është një lloj bashkëpunimi ushtarak që unë shpresoj që të mos ngelet këtu, por të zgjerohet me të gjitha vendet e tjera anëtare të NATO-s dhe të shkojë në krijimin e disa strukturave ushtarake të gatshme për t'i bërë ballë çdo lloj agresiviteti të mundshëm në rajonin e Ballkanit dhe jo duke fjetur gjumë se kemi artikullin pesë dhe na mbron NATO-ja.
Para artikullit pesë, është artikulli tre, është artikulli katër, dhe derisa të vijë vendimi për artikullin pesë, nuk dimë se çfarë, domethënë dëmi mund të jetë bërë në një moment agresiv të Serbisë apo të partneritetit të Serbisë me Rusinë në rajonin e Ballkanit. Dhe këtë nuk e them unë, i ke në të gjithë analizën që bën NATO-ja, domethënë në samitet e saj, shqetësimi që ka në rajonin e Ballkanit, e ke në National Defense Authorization Act të firmosur nga presidenti Trump përsa i përket ndikimit të Rusisë dhe të Kinës në rajonin e Ballkanit.
Prandaj të gjitha këto duhen merren dhe analizohen në mënyrë serioze edhe nga Shqipëria, që është vend anëtar i NATO-s, por që për fatin e keq asnjëherë nuk ulet të diskutojë seriozisht për çështjet e sigurisë. Për fatin e keq, ne nuk kemi institucione, nuk kemi Këshill të Sigurisë Kombëtare, ne kemi vetëm dëshira të shprehura nga një njeri i vetëm, i cili politikën tonë të jashtme për fatin e keq e ka njësuar me Serbinë dhe ky është Edi Rama.
Unë mendoj që e para njëherë, domethënë, kur flasim për gjëra të tilla, ka nevojë për një vullnet politik të qartë. Ka nevojë për një qëndrim institucional të qartë. Pastaj vijnë dhe vendosen në punë specialistët. Unë nuk di as në nivelin teknik e të tjerë që ne të kemi mbajtur një qëndrim në raport me zhvillimet në Serbi. As komitete ushtarake, as në nivelin e ambasadorëve, as edhe në samitet e NATO-s.
Biles qëndrimi që u mor kohët e fundit për të njësuar politikën tonë të jashtme në raport me BE-në me Serbinë, tregon qartë që ne Serbinë nuk e shikojmë si problem, nuk e shikojmë si kundërshtar, por e shikojmë si partner. Dhe ky është një dëm jashtëzakonisht i madh për politikën tonë të jashtme, rrugën tonë europiane, por në mënyrë të veçantë për Kosovën.
Ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur që me vendet e tjera anëtare të NATO-s në Ballkan, të rrisim marrëdhënien tonë politike, mirëkuptimin politik për çështjet e sigurisë, sepse është shumë e rëndësishme, të kuptojmë si mund të investojmë 5% në mbrojtje, sepse nuk është një ushtrim buxhetor, por është çështje e ngritjes së kapaciteteve operacionale, ndërveprimit me forcat e armatosura të vendeve anëtare të NATO-s, qëndrueshmërinë e këtyre investimeve, për t'i parë pastaj kthyer këto investime edhe në ekonomi of scale për të përfituar ekonomikisht, por dhe sidomos në partneritet me industrinë ushtarake amerikane apo qoftë edhe atë europiane.
Dhe deri tani nuk kemi asnjë diskutim të kësaj, kësaj që po ndodh. Pra nuk kemi asnjë institucion që të flasë, kemi vetëm një njeri i cili domethënë mendon që di çdo gjë dhe kontrollon çdo gjë dhe e ka kthyer në monarki absolute, por në një marri që devijon nga qëndrimi ynë si vend anëtar i NATO-s apo vend anëtar që do të bëhet, vend që do të bëhet anëtar i Bashkimit Europian”, tha Mediu./CNA
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi tha sot se për PD-në, a...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Deputeti demokrat, Luan Baçi tha sot se opozita do të vijo...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u ndal sot gjerës...
E shtuna e kësaj fundjave duket se do të jetë ditë pune pë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka theksuar ne...
Analisti Lutfi Dervishi tha sot se teksa lupa vendoset gji...
Ish-deputeti Ervin Salianji deklaroi hapur sot se do të ma...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri për tra...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një thirrje lidh...
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u takua këtë të enjte m...
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal në disa deklarata pas ta...
Këtë të enjte është emëruar në detyrë zëvendësministrja e ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka fo...
Nga samiti i Partisë Popullore Europiane (PPE) në Bruksel,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...