Rama mbledh nesër Asamblenë e PS-së
E shtuna e kësaj fundjave duket se do të jetë ditë pune pë...

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u ndal sot gjerësisht në një qëndrim lidhur me situatën politike në vend dhe aksionet e opozitës.
Në një dalje televizive, Ndoka tha se protestat janë një mjet i rëndësishëm i demokracisë, që shërbejnë edhe si matësë e peshës së opozitës shqiptare.
Sipas politikanit, opozita është tanimë e vendosur për të mbrojtur interesin publik përmes kësaj mënyre, përballë një kryeministri që sipas tij, ka elementë korruptivë.
“Protestat pa diskutim që kanë një rëndësi të gjerë mund të thoja, pra se si lexohen, se si perceptohen dhe si japin imazhin dhe pasqyrimin e tyre. Është një mjet i rëndësishëm i demokracisë, i hapësirës kushtetuese, një njësi matëse që edhe kur janë politike, opozita mat peshën e vet, sesa ajo i motivon njerëzit, sesa i frymëzon qytetarët që kanë shumë probleme, por gjithmonë ato janë të prirura që të shikojnë edhe një alternativë, që të krijojnë edhe besimin politik që gjërat do të ndryshojnë nesër.
Po ashtu është edhe një pasqyrë ku kryeministri në veçanti, por edhe mazhoranca sheh veten, sesa është hendeku i i pakënaqësive i rritur nga papërgjegjshmëria e tyre, nga aferat korruptive, nga keqqeverisja dhe besoj se këto i bëjnë mirë shoqërisë në tërësi. Pastaj është edhe një hapësirë për qytetarët, që me të vërtetë protestat kanë një rëndësi shumë të madhe, për faktin që po marrim një shembull që rritja e paargumentuar korruptive e çmimit të naftës, pra në çdo vend të qytetëruar do të jenë qytetarët ato që të dalin pa i thirrur politika, duke treguar zemërimin e tyre, pakënaqësinë e tyre, mos ta pranojnë këtë gjë. Pa diskutim që po!
Opozita nuk është thjesht një përfituese në aspektin e kapitalit politik, por është një institucion që duhet të mbajnë peshë, që duhet ta mbrojnë këtë interes të publikut dhe kjo besoj që edhe data 22 është një datë simbolike, 22 marsi është fitorja e pluralizmit të djathtë në vitin 1992. Është një datë që i jep njerëzve një lloj edhe optimizmi për të ecur përpara, që jo vetëm besimi në Zot, por do të kenë edhe një besim edhe te politika se kjo i ndryshon fatet e vendit, ka përgjegjësinë, ka mëkatet e veta dhe prezenca e qytetarëve, i jep një mesazh gjithsecilit për të riparuar veten në aspektin e e përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve. Ka një retorikë politike që i shoqëron këto gjithmonë, pra e ngrejnë kurbën sikur këto protesta do ta rrëzojnë qeverinë në momentin që ato përfundojnë.
Ne duhet të jemi të sinqertë në raport me qytetarët, është një njësi matëse shumë e rëndësishme kjo. Pra, mund të ketë edhe një agjendë për ta bllokuar qeverisjen, për ta rrëzuar fare qeverisjen. Kjo është edhe në varësi të pjesëmarrjes, në varësi të situatës politike, në varësi të momentit të duhur. Por deri më sot, ka një ndërgjegjësim maksimal të faktorit ndërkombëtar, që janë të ndërthurura këto. Prandaj edhe opozita i ka marrë me qetësi, me guxim, me kurajë për të ecur përpara, për të vendosur disa piketë mos piketë, është quajtur edhe kilometri i fundit, ka një sens, një logjikë politike kjo protestë. Për faktin që kjo tregon që opozita tashmë është e vendosur. Ka një edhe një tjetërsim të realitetit politik shqiptar. Në qoftë se kemi pasur deri dje kryeministrin Rama, i cili kishte një mbështetje nga faktori ndërkombëtar të sponsorizuar, e padiskutueshme, me elementë korruptivë, me dhurata publike dhe jo publike të tij, sot ky realitet ka ndryshuar”,-deklaroi Ndoka./CNA
E shtuna e kësaj fundjave duket se do të jetë ditë pune pë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka theksuar ne...
Analisti Lutfi Dervishi tha sot se teksa lupa vendoset gji...
Ish-deputeti Ervin Salianji deklaroi hapur sot se do të ma...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri për tra...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një thirrje lidh...
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u takua këtë të enjte m...
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal në disa deklarata pas ta...
Këtë të enjte është emëruar në detyrë zëvendësministrja e ...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka fo...
Nga samiti i Partisë Popullore Europiane (PPE) në Bruksel,...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj në një dalje tele...
Tre vende të Ballkanit dhe dy shtete Baltike, së bashku me...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...