web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është bir k*rve, por është biri i k*rvës i yni”/ Bushati: Regjimi i Ramës, me vulë amerikane

10 Shtator 2025, 22:26, Politikë CNA

“Është bir k*rve, por është biri i k*rvës i

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin e Çim Pekës është shprehur se në 8 vite demokratët amerikanë punuan për të instaluar një regjim autokratik në Shqipëri.

Sipas Bushatiti, regjimi i Ramës sot është një regjim me vulë amerikane.

“Nuk mendoj që kjo administratë Trump por asnjë administratë amerikane, që prej Luftës së Dytë Botërore të jetë nisur nga gjykime principale për të goditur apo mbështetur një kryetar shteti.

Pra s’është se ‘ky Edi Rama mbështeska drogën atje dhe i fitoka zgjedhjet me bandat e drogës dhe ne duhet ta godasim’.

Është një shprehje e famshme e diplomacisë amerikane, ‘është bir kurve por është biri i kurvës i yni’, dhe s’besoj se kemi këtu ndonjë ndryshim të madh.

Ne kishim gjatë kësaj periudhe, 8 vite të demokratëve që punuan me aq sa rëndësi ka Shqipëria për të instaluar një regjim autokratik në Shqipëri, pra regjimi i Ramës sot është një regjim me vulë amerikane.

Sot është e vërtetë që nuk është më e njëjta administratë, nuk është pro Ramës, është indiferente ndaj fatit të demokracisë në Shqipëri, të paktën deri tani kjo administrate”, tha Bushati./ CNA





Lajmet e fundit nga