Autonomia menaxheriale e spitaleve/ Rama: Përfituesit e parë janë pacientët
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbr...

Deputeti Dashnor Sula ka reaguar sërish në rrjetet sociale për largimin e tij fillimisht nga PD e më pas nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Sula shkruan se kontributi i tij në PD u shpërvlye me pabesi. Sa i përket partisë Shqipëria Bëhet, Sula shkruan se drejtuesi i saj, Adriatik Lapaj më shpejt gënjen se sa mendon.
Deputeti Sula shkruan se partia Shqipëria Bëhet është një kurth i Berishës, i cili e përdor këtë parti për të marrë votat e demokratëve, të cilët ai vetë nuk arrin t’i sigurojë. Sula shprehet se PD nuk mund të vijë në pushtet nëse nuk largohet Beërisha nga partia.
Gjatë këtyre 72 orëve jam gjendur mes një xhungle politike, mes miqsh dhe armiqsh, mes atyre që duan partinë dhe atyre që duan Shqipërinë.
Parlamentin e kam dashur dhe e dua, sepse aty është agora ku jam përpjekur të sjell hallet e njerëzve, të atyre që jam rritur e që po kaloj jetën.
Shpesh për këtë jam parë si njeriu i gabuar, e aq më shumë kur mes simbolikave jam përpjekur që zërin e tyre ta kem në sallën e luksit.
Nuk e prita që partia në të cilën kam besuar do e shpërblente kontributin tim me një pabesi, ngjashëm nga ato që të gjithë i kemi parë në 34 vite.
Pasi Partia Demokratike, ku unë s’jam për kryetarët por për opozitarët, nuk më dhanë vendin që i takon zonës time, më kontaktuan nga formacioni politik i Z. Lapaj.
U shpreha gadishmërinë për t’u futur në një garë me ta duke vlerësuar faktin se janë të rinj, mirëpo fatkeqësisht edhe Z. Lapaj paska mësuar hilet para rregullave dhe pa hyrë mirë në politikë më shpejt gënjeka se sa mendoka.
Pasi më bërën pjesë të listës, më thanë jo, nuk mund të japim garanci që njerëzit që kemi vendosur në listë të mbyllur do të dorëhiqen nëse unë fitoja mandatin. Pra mua që do merrja më shumë vota s’do më hapej rruga siç predikon Lapaj kur vendos babain në listë dhe thotë se e kam vënë për ta tërhequr.
Por unë nga padrejtësia ika e s’mund të pranoj një padrejtësi tjetër.
Tani dua t’ia them dy fjalë mbështetësve, atyre që më kanë mbështetur dhe më mbështesin;
1- Kjo “Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr.Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin ti mbledh dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin.
2-Edi Rama ashtu qesh e ngjesh e ka thënë tamam atë që demokratët po nuk thanë kënetën e Berishës s’do vijnë kurrë në pushtet.
Po! Berisha është hajmalija e fatit të Edi Ramës. Plani i Berishës për ti ndarë votat e djathta mes tij dhe Lapajt i japin Ramës jo mandatin e 4, por e bëjnë mbret.
Në 20 vite në Politikë me ndërprerje në Parlament, unë kam qenë, jam dhe do të mbetem demokrat. Por për fat të keq emrin tim nuk do e gjeni në asnjë listë. Nuk do e gjeni në listën e PD pasi ai që nuk duron dot lirinë time dhe parimet e mia, më la jashtë pavarësish se në 4 vite kam qenë ndër deputetët më aktiv, pavarësish se dola më i votuari në Elbasan në Primare edhe pavarësish se isha i Pari që hapa siparin e takimeve madhështore në diasporë.Nuk do e keni as në listën e atyre që ka nxjerrë Dr. Berisha (Lapajt) sepse edhe ai po ecën në hapat e mentorit të tij.
Berisha në 11 maj nuk do që të fitoj zgjedhjet, ai do të krijojë vetëm një grup parlamentar me besnikët e tij që do vijojnë ti bëjnë fresk edhe më 12 maj. Berisha shkeli me të dyja këmbët statutin e PD dhe premtimet e veta dhe u pa qartë se ai as nuk e ka në mend të mund Edi Ramën në zgjedhje. Me kë do e mund me Jenisherin, Kostaq Papën apo me Kujtim Gjuzin?! Apo mos do e mundi duke carë votat e djathta mes tij dhe Lapajt? Demokratë të ndershëm që keni 12 vite që vuani, “armiku” politik nuk mund të luftohet kur brenda kalasë kemi “kalin e trojës”. Për të luftuar kundërshtarin duhet të forcohemi brenda vetes.
Si bëhet kjo? Rezultati i 11 majit do te na tregojë. Më 11 maj ne duhet të refuzojmë të përdoremi si mish për top për interesat 1 personi që për të ruajtur pozitat e veta, votat e të djathtëve I ndan mes vetës dhe nismave të reja me filozofi 34-vjeçare të Lapajt./ CNA
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbr...
Kryetari i Partisë Demokratiuke, Sali Berisha me anë të nj...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me mësuesit në Lushnjë, ...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përsëri komunikimiet e ...
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Partia Demokratike ë...
Genci Shehaj, kandidat i Partisë Mundësia për Qarkun e Kor...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një bisedë me mësues...
Kryeministri Edi Rama është tallur sot keqazi me Luli Bash...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi ashpër...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka kërkuar...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
KQZ sot ka publikuar renditjen e disa subjekteve politike ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, gjatë fjalës s...
Dy sorosianët që do të sillnin një tjetër standard të garë...
Sot në seancën plenare në Kuvend po vijon diskutimi për di...
Sot kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e PS-së të gji...
Deputeti Eduard Shalsi ka sulmuar ashpër opozitën, e kryes...
Pas raportimit nga CNA për redaktorin që del në përgjimet ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...