Deklarata skandaloze e ministres serbe/ PD: Të shpallet non grata dhe të paditet për nxitje të genocidit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncuar sot në një deklaratë për mediat kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Këlliçi është shprehur se Klotilda Bushka është sekserja e çiftit Veliaj dhe të krerëve të ‘drejtësisë së re’ si Naureda Llagami.
Ai nënvizon se Bushka, në shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, e përdor detyrën si kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve për të shkëmbyer favore.
Nga bisedat e publikuara në media një ditë me parë, që datojnë në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, rezulton se Klotilda Bushka përdor jo vetëm restorante luksoze, por edhe zyrën private të familjarëve të Veliajt dhe aplikacione të sigurta si "Telegram", për të bërë biseda dhe pazare në shkelje të ligjit, duke shpërdoruar detyrën.
Sipas Këlliçit, Bushka i ofron ish-kreut të KLGJ-së, Llagami, mbështetje për zgjedhjen e saj në Gjykatën Kushtetuese, kur kësaj të fundit t’i mbarojë mandati në KLGJ.
Në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte nga ata që kishin shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, ofronte emërimet në Kuvend dhe vijimin e karrierës në sistemin e drejtësisë së re.
Ndër të tjera në biseda tregohet se Llagami e paralajmëron arrestimin e Veliajt.
"Javët e fundit, media të ndryshme kanë sjellë në vëmendjen e publikut lidhjet okulte të deputetes së Partisë Socialiste dhe kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka, me kreun e '5D' dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj.
Madje në raportimet e fundit mediatike shihet qartë se Klotilda Bushka vihet në rolin e sekseres së çiftit Veliaj dhe të krerëve të ‘drejtësisë së re’ si Naureda Llagami.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve u denoncua pak javë më parë nga emisioni investigativ 'PLUG' në 'Syri TV', si një ndër hallkat kryesore të zinxhirit korruptiv që përfshin çiftin Veliaj dhe shoqatat e kontrolluara prej tyre, me në krye Institutin 'Benussi' dhe OJF-të 'BYL-A' dhe 'SHIZI'.
Ditën e djeshme, 'Ora News', një media tjetër e sulmuar barbarisht nga kryebashkiaku i Tiranës, pasqyroi prova dhe fakte të reja se si Bushka, në shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, e përdor detyrën si kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve për të shkëmbyer favore.
Nga bisedat e publikuara ditën e djeshme, që datojnë në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, rezulton se Klotilda Bushka përdor jo vetëm restorante luksoze, por edhe zyrën private të familjarëve të Veliajt dhe aplikacione të sigurta si 'Telegram', për të bërë biseda dhe pazare në shkelje të ligjit, duke shpërdoruar detyrën.
Në këto biseda, Bushka i ofron ish-kreut të KLGJ-së, Llagami, mbështetje për zgjedhjen e saj në Gjykatën Kushtetuese, kur kësaj të fundit t’i mbarojë mandati në KLGJ.
Në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte nga ata që kishin shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, ofronte emërimet në Kuvend dhe vijimin e karrierës në sistemin e ‘drejtësisë së re’.
Kur, siç shprehet në bisedat e bëra mediatike, Llagami e kupton se Bushka po e gënjen, ajo vetë pranon edhe se Veliajn nuk e zë viti, duke paralajmëruar kështu burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës.
Bisedat, shkëmbimet dhe tratativat e Bushkës dhe njerëzve të saj me drejtuesit e sistemit të drejtësisë, nuk janë më shumë se pazare kriminale në kurriz të ligjit dhe qytetarëve.
Kur sheh këto biseda, në fakt e kupton mjaft qartë se cila është këneta dhe se kush janë zvarranikët, të cilëve shqiptarët duhet t’u heqin vizën njëherë e përgjithmonë më 11 maj", deklaroi Këlliçi./ CNA
KQZ sot ka publikuar renditjen e disa subjekteve politike ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, gjatë fjalës s...
Dy sorosianët që do të sillnin një tjetër standard të garë...
Sot në seancën plenare në Kuvend po vijon diskutimi për di...
Sot kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e PS-së të gji...
Deputeti Eduard Shalsi ka sulmuar ashpër opozitën, e kryes...
Pas raportimit nga CNA për redaktorin që del në përgjimet ...
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Dem...
Luli Basha është zgjuar nga gjumi letargjik i këtij dimri ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes së tij nga SPAK-u d...
Pak ditë më parë CNA raportoi se në përgjimet që janë bërë...
Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet e 11 majit ku...
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve në zg...
Kryeministri Edi Rama ka folur për kapërcimet nga djat...
Sot kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në selinë ...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për listat e kandidatëve të...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiran...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xh...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sot...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...