Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj Rusisë
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...

Sot në seancën plenare në Kuvend po vijon diskutimi për disa prej çështjeve të ditës, ndërmjet tyre edhe projektligji për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Mesa duket, nga diskutimet e deritanishme, Partia Socialiste është pro, ndërsa Partia Demokratike është kundër nismës ligjore.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, në fjalën e saj theksoi se qëllimi kryesor i bankës do të jetë nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit, me fokus në sektorët e nënfinancuar.
“Krijimi i një institucioni të tillë mund të ndihmojë në përthithjen dhe shpërndarjen efektive të fondeve të BE-së, duke siguruar që investimet të drejtohen në projekte me rritje afatgjatë. Sot jemi përpara një momenti historik në anëtarësimin në BE dhe do të ketë fonde në dispozicion dhe duhet të ketë institucione që të kenë aftësinë që t’i përthithin këto fonde.
Qëllimi kryesor i kësaj banke është të nxisë zhvillimin ekonomik të vendit përmes lehtësimit të qasjes në financë të sektorëve të nënfinancuar duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës, eksportet dhe projektet strategjike për ekonominë. Struktura kapitale është projektuar për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë.
Shteti do të zotërojë minimalisht 51% të aksioneve duke ruajtur kontrollin publik, ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare dhe vendase mund të kontribuojnë në kapital. Banka do të sigurojë financime përmes financimeve, përmes bashkëpunimeve si Banka Europiane e Zhvillimit apo vendeve anëtare”,-tha Ibrahimaj.
Nga ana tjerër, PD është shprehur kundër këtij projektligji. Deputeti Bujar Leskaj, në fjalën e tij në Kuvend, tha se ky projekt ka rrezik të lartë të klientelizmit dhe rrezikon buxhetin e shtetit.
"Evidentohen një sërë problemesh për stabilitetin e tregut bankar. Mungesa e mekanizmit për kontrollin e këtij projekti. Projekte të paqëndrueshme ekonomikisht, që nuk sjellin rezultate në këto fusha. Mund të krijojë një borxh të akumuluar që mund të ishte një taksë te shqiptarët për ta paguar. Nga përvoja rezulton se janë oligarkët ata që përfitojnë me bizneset e tjera. Tjetra është krijimi i një krize ekonomike si pasojë e kësaj.
Ka dhe rrezik të lartë të klientelizmit. Kemi një praktikë dhe kujtim të keq në këtë sektor bankar, 3 banka të para shtetërore falimentuan apo u privatizuan. Të tre shembujt i kemi negativë në këtë drejtim. Kjo rrezikon edhe buxhetin e shtetit njëkohësisht dhe do rëndojë te xhepat e shqiptarëve",-tha Leskaj./CNA
Sot kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e PS-së të gji...
Deputeti Eduard Shalsi ka sulmuar ashpër opozitën, e kryes...
Pas raportimit nga CNA për redaktorin që del në përgjimet ...
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Dem...
Luli Basha është zgjuar nga gjumi letargjik i këtij dimri ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes së tij nga SPAK-u d...
Pak ditë më parë CNA raportoi se në përgjimet që janë bërë...
Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet e 11 majit ku...
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve në zg...
Kryeministri Edi Rama ka folur për kapërcimet nga djat...
Sot kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në selinë ...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për listat e kandidatëve të...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiran...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xh...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sot...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka mbajtu...
Kryedemokrati Sali Berisha në deklaratën e tij për mediat ...
Kreu i FRPD, Besart Xhaferri gjatë fjalës së tij në protes...
Gjatë fjalimeve të mbajtura në protestën që po zhvillohet ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...